Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Rruge e veshtire

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

RRUGĖ E VĖSHTIRĖ

Nufi lėshoi nė mes tė barrakės njė krah dru tė kripura me dėborė dhe e flaku sėpatėn me mykė tė madhe nė fund tė dhomės.
Bakiu ktheu kryet. Vėshtroi njė grimė ujin qė zuri tė kullonte prej druve nė dyshemenė e deformuar, ku dėrrasat e ahut ishin larguar nga njėra-tjetra pothuaj dy gishtėrinj.
-T'i kishe shkundur njė herė tė shkretėn! - tha ai dhe u pėrkul sėrish te dera e stufės.
-Ndizen se janė tė thata. -tha Nufi dhe hoqi peliēen prej pambuku, e hodhi mbi krevat.
Bakiu e vėrejti me vetulla tė ngėrthyera.
-Kush e ndez zjarrin, ti apo unė? -pyeti me qesėndi dhe vazhdoi tė vendoste cifla tė holla.
-Ti, -shpotiti Nufi. -Pėrse tė kemi ty?... S'e ke marrė vesh qė tė kemi nė vend tė mamasė?
Bakiu vuri buzėn nė gaz padashur.
-Or damaluk, pse s'thua nė vend tė babait? - vėrejti ai duke vėnė pėrmbi ciflat ca dru mė tė trasha.
-S'e them, se e kam babanė sa njė div. Pse tė quhem kopili yt.
Bakiu tundi kryet, duke gurgulluar njė tė qeshur tė mbytur.
-S'tė pushon ajo gojė si kėmborė e ēarė, as sot qė tė kanė ngrirė nofullat, or djall! Sill naftėn! -urdhėroi me ton tė prerė.
Nufi zgjati krahun nėn krevat dhe nxorri njė shishe litėrshe tė mbushur deri nė grykė. Bakiu i spėrkati drutė e lagura me gjysmėn e shishes dhe nxori shkrepsen nga xhepi i xhaketės kadife. Por kokat ishin tė lagura. Zunė tė thėrmohen njėra pas tjetrės. Ai zgjodhi dy fije dhe i terkoi njė grimė nė duart e tij tė ashpėra. Mė nė fund njėra u ndez. Nafta lėshoi nė fillim njė flakė tė butė. Pastaj fuēia e madhe dyqintlitėrshe, qė pėrdorej pėr stufė, zuri tė bubullojė me gjėmim, duke gulēuar gjuhė tė mėdha flake jashtė vrimės sė ajrimit dhe u skuq menjėherė.
-Shpirt o zjarr! -tha Bakiu dhe hapi kėmbėt e duart qė i kishin ngrirė.
-Shpirt o burrė... -e pasoi Nufi duke bėrė njė shenjė tė turpshme.
-Aguridh mbete. -ia ktheu Bakiu. -S'u poqe njė herė...
-Ē'tė piqem kot. Kur s'ka ndonjė zoēkė tė mė hajė, mė mirė aguridh...
Drita e bardhė e dėborės, qė hynte nga dritarja dykanatėshe, sikur rrekej tė shtypte ēdo ndjenjė gėzimi qė sillte ndezja e zjarrit. Ajo dėborė, qė shfaqej shpesh nė pyll dhe tani kishte filluar tė binte papushim, dukej si njė shkundje qielli e vjetėr, e cila shkaktonte lodhje e mėrzi. Jashtė era vazhdonte tė bėnte pirgje tė bardhė nėpėr kthinat rrėzė trungjeve dhe nė skarpatet e rrugės sė kamionėve. Vėrshėllima e saj ngjasonte me uturimėn e njė lumi tė madh. Nga pjesėt qendrore tė xhamave, qė kishin mbetur ende zbuluar, dallohej qielli i errėt dhe pylli i thinjur. Ahishtja e gjerė vrundullonte me njė shungullimė tė thellė e tė mbytur. Tė krijohej pėrshtypja sikur pėrmes pyllit njė qenie e padukshme shfrynte me tėrbim shtėllunga tė mėdha tymi tė bardhė.
-Nė pyll tani njeriu e ka pisk. -Bakiu theu heshtjen mendueshėm.
-Pse pisk? Pylli e pret erėn. -nxitoi tė thoshte Nufi, duke veshur njė palė pantallona doku, pasi kishte hequr tė lagurat.
-Unė e kam fjalėn pėr mesin e pyllit, Nuf, vetėm pėr mesin. Sot aty ėshtė mė keq se kudo.
-Ashtu, ė? -drejtoi vėshtrimin Nufi. -Kėtu poshtė te ne, ėshtė, po jo kushedi. Mbase s'e ndjejmė nga zjarri.
-Hm, mor djalė... -vijoi Bakiu me njė tendosje tė brėndėshme. -Kur fillon tufani, mesi i pyllit valon si kazan. Duhet tė jesh aty qė ta provosh. Ja, rastis tė ecėsh nėpėr pyll. Ti i sheh trungjet fare tė qetė dhe njėrin pas tjetrit, si fijet e flokut. Qielli duket i mekur, si ndonjė tėndė prej kashte. Mirėpo papritur e kur s'tė shkon mendja, zė tufani dhe ēdo gjė pėrqark bėhet si nė njė dhomė tė errėt ku kthen stufa. Atėherė pylli zė tė flet me gjuhėn e erės dhe tė bėn shenja me duart e degėve tė gjata qė godasin njėra-tjetrėn me gjėmime. Tė lajmėron ikėsh, tė dalėsh shpejt. Pėrndryshe thėrrimet e borės sė ngrirė, qė shkunden, tė bien mbi krye, tė futen nė qafė, tė pėrplasen nė fytyrė e nė sy, njėsoj si rėra kur e ngre era nė anė tė lumit dhe ngado sheh vetėm tym e mjegull. Pastaj hajde jepi dum tė gjesh rrugėn po qe i zoti. Nga njėri trung qė ke lėnė prapa, deri te tjetri pėrpara, tė duket sikur tė ndajnė njėzet ēapa dhe papandehur pėrplasesh me tė. Degėt vėrshėllejnė nga tė tėra anėt, lėshojnė pluhur tė bardhė, kumbojnė e nxjerrin shkėndija, sa tė duket sikur tė ėshtė sulur njė zgjua blete i zemėruar. Hė, Nuf, nuk tė ka rastisur ta vėsh re ndonjėherė?
-Si jo, ore. Mė ka rastisur vitin e parė, qė punova nė prerje. -pohoi ai duke kaluar dorėn nė flokėt e lagur. -Bile, njė herė isha lodhur shumė dhe u shtriva pak. Mirėpo do ti, mė paskish zėnė gjumi pas njė bredhi tė thatė. Toka ishte e terur dhe e mbuluar me lėmishte. Kur po flija butė e butė, zuri tufani dhe mua mė dukej sikur shihja nė ėndėrr njė pėrrua qė bubullinte. Nė kohėn qė u zgjova, isha mbuluar i tėri me njė jorgan tė trashė dėbore. Tėmėn e sėmės, thashė, mė mbuloi qefini pėr sė gjalli...
Bakiu ngriti njė thėngjill, qė kėrceu nga vrima e stufės nė dysheme.
-Eh, pylli... edhe nė dimėr ėshtė i bukur. Sidomos kur e sheh kėndej nga larg tė mbuluar me borė, tė duket si ndonjė postiqe e madhe e sapolarė. Po kur je aty brėnda e tė fryn acari mbi kokė e tė kėrcet bora nėn ēizmet qė fundosen, ndryshon puna. Ti e di vet fare mirė ē'domethėnė pyll nė dimėr. U bėnė dyzetetetė orė qė s'pushon bora. Tani na, edhe tufani. Mė rri mėndja tek ata tė prerjes...
Befas te pragu i derės pėrplasi ēizmet Perihana, normistja e sektorit, tė cilėn punėtorėt e thėrritnin Peri. E veshur me njė palė pantallona tė puthitura pas trupit tė bėshėm e me njė golf tė gjelbėr, ajo mbante njė copė llamarinė nė dorė.
Tė dy burrat e vėshtruan te sytė e mėdhenj, qė i ndrisnin si dy gota tė qelqta.
-Tani u ktheve? -e pyeti Bakiu me njė shprehje plot shqetėsim.
-Tani sapo. -tha Peri duke dihatur duart.
-Po punėtorėt? -u interesua Bakiu me njė vėshtrim tė bardhė, qė u fiksua pėr pak sekonda nė errėsirėn e dhomės.
-Sot s’mund tė punohet. Nė pyll ka filluar tufani. Brigadat kanė marrė urdhėr tė zbresin. Unė erdha pėr pak prush. Hė, "Salēiēe" luaj nga vendi! -i tha ajo Nufit duke e vėshtruar me qesėndi.
-Mos!... -tha Nufi i pickuar nė zemėr nga nofka. -E di ti ē'tė punoj unė pastaj...
-Asnjė gjė. -tha Peri me njė lėvizje lozonjare dhe qeshi. Faqet e saj tė plota shkėlqyen nga kjo e qeshur dhe formuan nė mes dy njolla tė mėdha drite.
-E di ti... -pėrsėriti Nufi.
-Unė s'di gjė. Ti je budalla. -ia ktheu Peri duke u skuqur pakėz. Ajo mposhti buzėqeshjen dhe i nxorri atij majėn e gjuhės.
Bakiu hapi derėn e stufės.
-Prushi s'ėshtė bėrė akoma. Eja pak mė vonė! -ua ndėrpreu ngacmimet shpotitėse ai.
Perihana u rrotullua vrikthi dhe doli. U duk sikur njė vegim i bardhė drite u shua befas.
Nufi kapėrdiu pėshtymėn dhe vazhdoi pėr pak kohė tė kundronte nga dera qė u pėrplas lehtas. Pastaj Peri u duk edhe njė herė nga korrniza e dritares, teksa vraponte duke u fundosur herė pas here nė dėborė. Faqet i skuqnin deri larg dhe dukeshin sikur do t'i gufonin nga shalli, me tė cilin kishte mbėshtjellė kokėn duke e lidhur nyje nėn gushė.
Nufi u kthye nga stufa mendueshėm. Pati ndjesinė, se ajo ishte njė fortesė njerėzore qė nuk binte kurrė. Por vetėm hijeshonte me shkėlqimin e saj verbues e trazimtar.
-Ajo mė nget shumė. -theu heshtjen pas pak duke krehur flokėt e zinj tė shpupurisur mbi krye.
-Tė nget, se e nget. -ia ktheu Bakiu, duke hedhur sytė herė pas here nga dera e hapur e stufės.
-Unė s'i them gjė prej gjėje. -tha Nufi me njė shprehje shfajsimi dhe nė mėnyrė ėndėrritėse lėshoi dorėn pėr tė lėmuar batanien e leshtė mbi krevat. Mandej psherėtiu thellė.
-Ti Nuf je ujk pylli, nuk pėrdor fjalė... –vėrejti Bakiu buzagaz.
Nė vend tė pėrgjigjes, Nufi nėnqeshi me njė shprehje epshore tė nemitur dhe fshiu qafėn muskuloze me njė peshqir tė vjetėr. Bakiu zbathi ēorapet e leshta dhe i vuri tė thahen nė njė cep tė stolit. Mandej zbėrtheu kopsat e kėmbėve tė shajakėve.
-Mė ka hyrė djalli nga qafat e ēizmeve. -tha.
-Unė jam bėrė ujė i tėri, deri nė ulluk. -vijoi Nufi dhe afroi mė shumė stolin e vet.
Bakiu u ēua sėrish dhe eci zbathur nėpėr dysheme me ato kėmbėt e tij, si bluashka tė zbutura nga bora. Ai nxorri bukė gruri nga njė valixhe me kapak kompesateje dhe pasi e preu nė feta tė holla, e vuri mbi stufė tė thekej. Vetėm atėherė kuptoi, se tė gjitha veprimet i kishte bėrė instiktivisht, pasi mendjen e kishte aty larg, ku vrundullonte stuhia mbi kokat e njerėzve.
Jashtė u dėgjua njė uturimė e rėndė kamionėsh. Dy skoda bosh ndaluan para barrakave tė sektorit. Pirgjet e lartė tė borės nė tė dyja anėt e rrugės linin tė dukeshin vetėm kabinat dhe njė pjesė e karrocerive. Mbi kabina ato kishin edhe nga njė kapele bore njė pėllėmbė tė trashė.
-Eja tė shkojmė t'i ngarkojmė! -thirri Bakiu duke kthyer copat e bukės nė anėn tjetėr.
-Prit, or jahu, sa tė marrim njė avull! -ngurroi Nufi.
Pas pak shoferėt zbritėn dhe po vinin drejt barrakės. Ata ecnin me njė drejtpeshim tė kujdesshėm, pėr tė mos u fundosur nė gropat e mbuluara. Ai qė ishte pėrpara vuri gishtin nė gojė dhe vėrshelleu fort drejt barrakės.
Nufi brofi nė kėmbė, u avit te dritarja dhe i ra xhamit.
-Janė fytyra tė papara ndonjėherė. -bėri tė ditur ai.
-Vėrtetė? -tha Bakiu, duke nxituar tė kopsiste kėmbėt e shajakėve.
Shoferėt hynė njėri pas tjetrit, duke pėrplasur te pragu i derės kėpucėt e ngarkuara dhe, kur panė stufėn qė bubullonte, rrahėn shuplakat tė ngazėllyer.
-Baki babaxhani, je i madh, po me pėlqen shumė sot! -thirri njėri prej tyre, njė djalosh mjaft i pashėm me fytyrė tė qeshur, qė mbante njė kokore ushtarake me push.
Kur nė gjysmerrėsirėn e dhomės dalloi me tėrė qartėsinė e duhur fytyrėn e atij njeriu, Bakiu kėrceu pėrpjetė, sikur tė kishte nėnvete njė sustė tė fuqishme. Ai u lėshua vrulltas, e shtrėngoi nė krahėt e tij dhe e puthi me mall nė tė dy faqet.
-Nga ke humbur kaq kohė, or Xhotė? - Bakiu po e kundronte me kėnaqėsi tė veēantė dhe nuk ngopej dot me fytyrėn e tij. Zgjati dorėn, ia hoqi kokoren dhe befas mbi ballin e Xhotės e rrėshqitėn njė tufė flokėsh ngjyrė thekre tė pjekur.
-Kam punuar nė Bishnicė... -tha Xhota me njė ton pakėz tė thellė e vibrues dhe kapėrceu pengun qė iu mblodh nė grykė.
Bakiu e puthi pėrsėri dhe e kėqyri me njė butėsi tė dhimbshme.
-Sa mirė bėre qė u ktheve!... -Ti nuk duhet ta lije kėtė rrugė. –i tha duke u rrekur ta largonte nga mendja kujtimin e hidhur qė e kish lidhur me tė.
-Ē'ti bėsh... -u gjegj shkurt Xhota dhe pėr tė devijuar nga ajo bisedė, u kthye bėri me kokė nga shoferi tjetėr. - Ky ėshtė shoku im, e quajnė Lekan Kuspa.
Shoferi me mushama meshini, njė burrė i mprehtė nga fytyra, me ballė tė kėrcyer, u shtrėngoi dorėn tė dyve me radhė dhe u ul nė njė stol me Nufin. Nė stolin tjetėr Bakiu, i kėndellur nga prania e Xhotės, i rrihte atij shpatullat herė pas here. Dukej sikur gjithshka ndjente nė ato ēaste pėr tė, donte t'ia transmetonte sa mė parė me anė tė dorės, duke i lėmuar krahėt.
Xhota e hetonte nė fytyrė me kujdes. Fytyra e Bakiut iu duk si gjithmonė e kėndshme, dhe e ēiltėr. Megjithėse puna e rėndė dhe tė ftohtit kishin lėnė aty gjurmėt e tyre tė vrazhdėta. Sytė gėshtenjė, tė ndezur, tė kėtij punėtori tė ngarkimit tė trupave, e vėshtronin gėzueshėm e tėrė mirėsi. Ata merrnin flakė sa herė Xhota i buzėqeshte dhe e pyeste pėr punėn, pėr shtėpinė, pėr fėmijėt.
Bakiu i pėrgjigjej: mirė, tė falemnderit, mirė, dhe ajo mjekra e tij e prerė, qė tregonte pėr karakterin e tij tė fortė e tė papėrkulur, i lėvizte gjithė gaz.
-Ndaluam nė kėtė skelė sa tė tė shohim ty. –bėri tė ditur Xhota befas. -Ne shkojmė nė skelėn e Prelasit pėr tė ngarkuar trupa kompesateje.
Gjallėria u zhduk menjėherė, si kalimi i hijes sė njė reje mbi fytyrėn e Bakiut.
-Pse, aty e keni planin?… -pyeti ai me zėrin sikur diēka iu kėput pėrbrėnda. -Kisha qejf ta ngarkoja vet skodėn tėnde, pas kaq kohe qė nuk je dukur nė skelėn tonė.
-S'ke ē'i bėn. Ma kanė dhėnė pėr aty. -mblodhi supet Xhota. -Punon Prelasi sot?
-Punon. -nxitoi tė pėrgjigjej Nufi. -Para pak u kthye makina e tranzitit.
-Epo, do rrini sa tė hamė drekė! -shtoi gjithė dėshirė Bakiu.
-Tė faleminderit, ne sapo kemi ngrėnė te stabilimenti i sharrave. -tha Lekan Kuspa.
Bakiu rrahu qerpikėt dhe nxorri shpejt kutinė e duhanit.
-Atėherė bėni nga njė tė dredhur, se ėshtė duhan i mirė!
-Unė e lashė. -tha Xhota.
-Kur?
-Dje.
Tė gjithė qeshėn.
-Bjere kėtu! -u zgjat Lekan Kuspa dhe rrėmbeu kutinė. –Unė kam pėr ta lėnė javėn qė vjen, po qe se deri atėherė shoh edhe ndonjė emision tjetėr pėr duhanin nė televizor.
Tė qeshurat kumbuan sėrish mė me forcė. Te dera hynė befas njė grup punėtorėsh me capina nė duar. Ata mbėshtetėn veglat nė njė cep tė barrakės dhe rrethuan stufėn. Nga peliēet dhe ēizmet e tyre binin copėra dimri.
-Ejani, afrohuni! -Bakiu lėshoi vend, duke u shtyrė vet deri nė cep tė stolit.
-Bah, kiamet si sot nuk ėshtė parė! -foli njėri prej tyre.
-Zbritėn tė gjithė? -u interesua Bakiu me njė merak tė dukshėm nė fytyrė.
-Tė tėrė. -u gjegj njė punėtor me pantallona xhupi, qė dukej si polombar.
Ata kishin marrė ngjyrėn e akullit jo vetėm nė fytyra, po edhe nė duart e kėmbėt. Kristalet e ngjeshura tė borės u ishin ngjitur pas rrobeve, si rrodhe tė bardha. Dyshemeja u lag pothuaj e tėra. Pas pak sekondash nga trupat e tyre tė ngrirė zuri tė ēlirohej pėrpjetė njė avull i dėndur, qė pėrplasej pareshtur nė kompesatat e tavanit.
-Pyllin e mori dreqi. -tha punėtori qė dukej si polombar.
-Dreqi e ka marė nė dorėzim vet sot e po e tund e po e shkund, sa i kėrcasin brinjėt. -tha njė tjetėr.
-Nė brigadėn tonė pati thyerje. -shtoi njė djalosh i mbėshtjellė me shall leshi tė punuar me shtiza.
-Eh, ta shihje si fluturonin degėt e thata, tė merrte llahtaria. -vijoi i pari.
-Pse s'thua si fluturonim ne pėr tė dalė nga pylli. - ia priti shoku qė kishte pranė.
-Ja qė kėtė tė keqe e ka pylli nė kėtė kohė. - psherėtiu Bakiu duke u kthyer nga Xhota. -Sa tė do e tė mbron kur ėshtė nė qetėsi, aq tė sulmon e tė zbon kur ka siklet pėr vete.
-Jo, aksident, pėr fat, nuk pati. -tha njė burrė i moshuar qė quhej Mestan. -Punėtorėt ia kanė mėsuar huqet tė gjitha tani dhe i ruhen, njėsoj si shpezėt, qė zėnė e fluturojnė tė tėra pėr tė dalė nga pylli, sapo e kuptojnė qė ai ėshtė zemėruar me tėrė mend.
Avulli kishte pushtuar krejt barrakėn, aq sa mezi dallonin njėri-tjetrin. Bakiu vazhdonte ta ngjishte fuēinė e hekurt me dru.
Befas hyri Perihana pėr prush.
-Pu, pu, si qėnka bėrė kėtu! -tha ajo dhe pėrshėndeti me njė buzėqeshje qė u drejtohej tė gjithėve dhe askujt.
Nė mėnyrė krejt tė pavetėdijshme dhe tė pėrnjėhershme lėvizėn tė tėrė pėr t'i lėshuar vend normistes.
-Eja kėtu! -e ftoi Bakiu. -Ulu nė vendin tim! Ti je vajza jonė.
-Jo, xha Bako, mos luaj! -i vuri dorėn nė sup Peri. - Do tė ndez stufėn time.
-Po ulu njė herė moj ēupė, merr njė avull! - ngulmoi Mestani.
Nufi kishte qėndruar nė kėmbė duke lėnė tė lirė vendin e vet. Perihana u dha dorėn tė dy shoferėve dhe u ul.
-E kemi vajzė tė mirė, tė thjeshtė e tė papėrtuar. - tha Bakiu duke i hedhur asaj njė vėshtrim plot adhurim e pėrkujdesje.
Perihana nėnqeshi lehtė.
-Lere, xha Bako, mos na jep shumė llustėr, se sot na ka llustruar bora!
-Kjo ėshtė djalė e shkuar djalit. -tha i moshuari Mestan, i mbėshtjellur kokė e kėmbė si me pupla prej avulli. -S'ka rrėzė e qoshe pylli, ku punojmė ne, qė tė mos ngjitet kjo. Na ndjek pas, si manare, kudo qė vemi.
Perit iu skuqėn faqet. Fytyra e saj qeshte edhe kur buzėt nuk qeshnin. Ajo padashur ndeshi nė sytė e qetė te Xhotės, i cili po e ndiqte me vėshtrim tė pėrqėndruar e kėnaqėsiplotė. Papritmas iu duk sikur tėrė qenia e saj po thithej prej atij burri aq tė pashėm dhe pati ndjesinė e njė kėnaqėsie trazimtare.
-Mė parė, asnjė vajzė nuk pranonte tė punonte kėtu. -tha Bakiu duke e trashur tonin pėr t'u tėrhequr vėmendjen tė gjithėve. -Kjo ėshtė trimėresha e parė qė i doli pėr zot punės nė kėtė pyll.
Fjala " trimėreshė" i bėri shumė pėrshtypje Xhotės dhe e nxiti tė krijoj pėrfytyrime pėr atė vajzė. Prania dritėplote e sė cilės i ngjante njė hėne tė vogėl, qė ashtu e vetme midis aq burrave tė kredhur nė atė muzg dimri, shpėrndante ndriēimin e saj magjepsės.
Peri uli sytė dhe me majėn e gjuhės njomi pakėz shtjekėzat e buzėve, qė kishin filluar t'i digjnin mė tepėr se faqet.
-Nuk vinin, se ishte larg. - tha ajo pėr tė dalė disi nga gjėndja qė i kishte krijuar vėrshimi i gjakut nė fytyrė.
-Pastaj, pylli ka mbetur i frikshėm, se s'ka pasur njerėz. Tani qė ėshtė plot, mua mė duket sikur hyj e dal nė njė kopėsht me pemė tė mėdha.
-Po tė jenė vajzat si kjo, - tha Mestani - s'ke pse tė mos i dėrgosh tė punojnė nė pyll e kudo qė tė jetė puna.
Me njė kėrshėri tė zgjuar befas pėrbrėnda tij, Xhota i buzėqeshi asaj ėmbėlsisht, duke e vėshtruar gjithnjė ngultas me interesim tė veēantė.
-Mos e lavdėroni nė sy! -tha ai pa i hequr sytė kundrues prej saj. -Nuk ėshtė mirė, ndoshta i vjen rėndė...
Vajza ndjeu atė ēast, sikur fjalėt dhe vėshtrimi i tij i pashkėputur po e zhytnin nė ujė tė vakėt. Asaj iu morėn mendtė dhe i rrahu zemra.
-Ėshtė frikė mos i rritet mendja... -shpotiti Nufi, duke vėnė re pėrqėndrimin e vakėt tė saj tek tė sapoardhurit.
Perihana e goditi me njė bisht syri tė ftohtė dhe u kthye vrullshėm nga Xhota, si pėr tė gjetur mbėshtetje te respekti qė buronte prej tij.
-Jo, nuk ėshtė nga ato kjo. -ia priti Mestani. -E njohim mirė ne vajzėn tonė.
Bakiu hoqi cigaren nga goja dhe fėrkoi sytė.
-Epo, prapa krahėve ne s'dimė. -tha me ton tė prerė. -Ne e kemi zakon, kjo e di, tė mirėn dhe tė ligėn ia themi tjetrit nė sy.
Nufi shkumbėzonte pėrbrėnda dhe ishte gati t'i priste me gjoksin e vet ato shigjeta tė mprehta, qė ēanin herė pas here hapėsirėn e dhomės midis atyre tė dyve. Nė mendimet e tij tė ēoroditura papritmas zuri vend parandjenja e tmerrshme e rrezikut, se zogu gushkuq, qė kėndonte ēdo ditė nė degėt e blerta tė ahishtes aty pranė, mund tė fluturonte diku larg. Kjo e bėri menjėherė ta ndiej veten krejt tė topitur dhe fytyra i mori njė shprehje pėrgjėrimi.
Krejt ndryshe, Perihana e ndjeu veten pėr herė tė parė e pushtuar nga njė tėrheqje e fuqishme magnetike dhe e kredhur nė njė gjėndje shpirtėrore tė ēuditshme, tė pazakonshme. Ndjenja e fortė e njė ngazėllimi tė ėmbėl, njė turbullim dehės, njė trazim vajzėror tepėr i kėndshėm, e kish rrėmbyer tė tėrėn dhe po ia fėrgėllonte krejt shtatin. Dėshira e shpejtė pėr tė mėsuar diēka rreth atij njeriu, pėr ta njohur nga afėr, pėr tė folur me tė po i shtohej pėrbrėnda. Simpatia e befasishme pėr tė po i rritej nė ato ēaste dimri me borė, si ai lastari i hollė pranveror qė ngre krye e fėshfėrin papritmas nė mes tė lirishtes plot dritė tė pyllit. Nė atė pozicion tė heshtur, me duart e bardha qė kishin mbuluar njėra-tjetrėn, ajo s'ngopej duke hetuar tinėz e me kujdes fytyrėn e pastėr e plot shkėlqim tė Xhotės, nofullėn e tij rrumbullake, ku shquheshin rrėnjėt e mjekrės burrėrore tė rruar taze. Dhe nė trurin e saj iu ngulit besimi, se nė atė fytyrėn e tij, ku prehej vezullimi i njė buzėqeshjeje tė pėrhershme, gjendej edhe njė shprehje e sigurt sinqeriteti.
Lekan Kuspa e mbaroi cigaren dhe u ngrit. Pas tij edhe Xhota u shkėput nga stoli, por me njė ndjenjė ngathėsie dhe hutimi. Takimi me njė laureshė pyjesh qė rrihte krahėt nėpėr prozhmet dhe korijet me mana toke, ku ozoni jetėdhėnės pėrzihet me erėmimin e kėndshėm tė dorėzonjave dhe trėndafilave te eger, e kishte turbulluar ēuditėrisht.
-Do shkojmė! -thanė ata nė njė gojė.
-Kaq shpejt? -tha Bakiu me shprehje ngurimi. -Rrini edhe pak!
-U vonuam. -tha Lekan Kuspa. -Kemi pėr tė shtrėnguar edhe zinxhirėt e gomave.
-Kėtu tek ju s'mėrzitesh kurrė e s'tė bėn zemra tė ikėsh, -shtoi Xhota me sytė nga Perihana. -po ėshtė ditė e shkurtėr.
-Koha qė s'jemi parė ėshtė e gjatė. -iu pėrgjigj Bakiu. -Unė dhe ti e kemi rrojtje tė dytė kėtė, e na zgjatet jeta po tė shihemi...
-Do tė shihemi patjetėr. -e siguroi Xhota duke buzėqeshur ėmbėlsisht edhe majtas, nga vajza e stepur, e cila atė ēast gufoi pėrbrėnda.
Bakiu shkeli bishtin e cigares dhe u ēua mė nė fund. E puthi Xhotėn dhe i rrahu shpatullat.
-Ngaje me kujdes! -e porositi ai. -Ti duhet tė rrosh sa pėr dy veta !...
Befas buzėqeshja nė fytyrėn e Xhotės sikur u venit dhe i ra njė hije e lehtė trishtimi. Ai uli kokėn njė grimė dhe me pas u rrek tė buzėqeshte sėrish.
-Ditėn e mirė! -u tha ai tė gjithėve dhe ndjeu, se nė sytė e tij pati diēka nga shkėlqimi i ēuditshėm i syve tė Perihanės.
Bakiu i pėrcolli shoferėt deri te pragu i derės, pas sė cilės kuja e paprerė e erės i ngjante angullimės sė njė ujku tė largėt. Ai u kthye shpejt, se nuk ishte gjė e lehtė tė qėndroje pėrjashta vetėm me fanellė.
-Kush ėshtė ky djalė? -pyeti me padurim Mestani, nga teshat e tė cilit tani nuk dilte mė avull.
Perihana mprehu dėgjimin kureshtar me atė interesimin e saj tė sapozgjuar e tė ndezur qysh mė parė.
Bakiu u ul te vendi i mėparshėm dhe pasi drejtoi vėshtrimin tha:
-Ėshtė elbasanas. Djalė i mirė e i ndershėm qė s'e bėn mė nėna. Kaq vjet poshtė e pėrpjetė, njė fjalė tė keqe s'dėgjuam pėr tė. Po vetėm gaz e muhabete tė ėmbla. Pastaj pėr trim lere, gjer tek ai dhe kthehu prapa...
Nga kėto fjalė Perit i ndritėn sytė me njė shkėlqim tė ri dhe faqet iu bėnė krejt tė prushta.
-Ti e njihke mirė. -tha Mestani pėr tė mėsuar diēka mė tepėr.
-Oj tė njohur!...Kam vdekur bashkė me tė e jam ngjallur pėr sė dyti. -Bakiu mbeti pak i menduar dhe rifilloi me njė zė tė ftohtė. -Po deshe tė dish pėr tė, dėgjo tė tė rrėfej!...Ti e di Pėrroin e Valit. Aty ėshtė njė shkėmb i madh, ai shkėmbi i zhveshur qė kėputet e bie thikė mbi pėrrua...
-Po, po, e di pėr kė thua. - u ndėrmend Mestani.
-...Xhadeja nėpėr atė shkėmb mban nja gjysmė ore, po tė ecėsh me kėmbė nga fundi deri nė krye tė shpatit. Ėshtė tatėpjetė e keqe dhe e flamosur. Po qe se te pjesa e shkėmbit takohen dy makina, njėra, ajo qė ėshtė bosh, do kthehet prapa t'i hapė rrugė tjetrės doemos, se xhadeja aty ėshtė tri pėllėmbė...
-E di me pėllėmbė vendin pėr ku e ke fjalėn. - tha punėtori qė dukej i veshur si polombar.
-...Unė e mbaj mend qė kur u hap ai shkėmb i mallkuar. Atė jo dinamiti, po as djalli s'e shponte dot, se ishte si ēelik. Mu tek ai vend i dreqosur, ca vjetė mė parė, duke zbritur pėr tė shkuar nė shtėpi me njė skodė tė ngarkuar, ku ishim vetėm unė dhe shofer ky Xhota, papritur e pakujtuar na mori superxhiro motori. Sefte na u duk gjė pa zarar. Mirėpo kur ky Xhota bėri tė frenonte, pėr dreq e pėr belanė tonė, atė kohė u bllokua edhe ajo pedalja e frenave. E, or tė keqen, eee...Skoda e vjetėr zuri tė fluturonte, si ai kau i plakur kur e nget zegali.
Ngjarja kishte rrėmbyer vėmendjen e tė gjithėve. Perihana dėgjonte si e pėrpirė. Dėgjonte me tėrė qenien e saj, me shqisa tė tendosura si asnjėherė tjetėr.
-Mua sa s'mė doli zemra jashtė kur mora vesh tamam si qe puna. Qė thoni ju, nga njėra anė pėrroi i thellė, nga krahu tjetėr shkėmbi dhe nga tė dy anėt vdekja qė na kishte futur nė ēarkun e saj. Po jo, or jo, vdekja s'ėshtė gjė pėrpara llahtarės qė po na shihnin sytė. Kur s'kishim ē'prisnim tjetėr veē sė keqes qė na gjeti, ia befi edhe njė e keqe akoma mė e madhe. Sikur tė na kishte mallkuar vet i madhi zot, atė kohė nė mes tė shkėmbit del pėrpara edhe njė skodė tjetėr qė ngjitej pėrballė...
-Bah, si dreqin rastisi makinė tjetėr nė atė vend! - gati klithi Mestani i ēmeritur.
-...Lere, as ne s'e kuptuam, sikur e polli vet shkėmbi nga barku i tij. Gjer atėherė mbase kishim patur njė fill shprese. Mirėpo, atė ēast vdekja nxori thonjtė nga tė tri anėt. Xhota zuri t'i bjerė borisė qė gjėmonte sa tė ngjethej mishtė. Nxori kokėn jashtė dhe ia bėnte me dorė e i vėrshėllente ma sa fuqi kishte atij tjetrit, qė ngjitej nga larg si zhapik. Po ai tjetri nuk kishte kohė tė kthehej, se skoda jonė vraponte e ulurinte si kuēedėr dhe ca nga ca po kthehej nė kuēedėr me krahė. Arriti puna qė ne prisnim vetėm sekondėn kur tė dy makinat do pėrplaseshin, si dy dema tė tėrbuar nė brirėt e njėri-tjetrit, e tė shkėrmoqeshin tė dyja nė fund tė pėrroit... Uh, mor vėllezėr, ai s'ishte vrap maqine, po vetėtimė qė kėputej nga maja e malit pėr tė hyrė nė fund tė dheut...
Bakiu u ndal njė grimė, se iu zu fryma dhe po i dridheshin duart. Sakaq kėrciti gishtat.
-…Shoferi pėrpara e kuptoi si qe puna jonė dhe nisi menjėhere tė tėrhiqej pas. Po s'ishte gjė edhe marifeti i tij. Kjo jona ishte vetėtimė dhe vetėtima tė arrin kudo qė gjėndesh. Baki, qėndro si burrat! mė tha Xhota mua. Njė herė kemi lerė, njė herė do vdesim. Kaq e patėm or mik. Do t'ia mbaj nga pėrroi, kėshtu qėnka thėnė, tė vdesim vetėm ne, ai tjetri s'ka pse tė merret mė qafė... Mos kėrko tė hidhesh, se kėtu s'tė mbetet as nishani...
-Mos more, ēfarė trimi i vendosur paska qėnė ai farė djali! - ia shkrepi befas njė punėtor.
-...Nga tmerri mua mu duk sikur qimet e kokės mu bėnė kaēurrela. Tėmthat mė qenė bėrė akull e nuk fola dot asnjė fjalė. Vetėm shqeva sytė duke parė atė fytyrėn e Xhotės aq tė vendosur pėr tu hedhur nga maja e shkėmbit. Fytyra iu zvogėlua e dukej sikur e kishte prej ahu tė thatė. Nuk i lėvizte mė asgjė. Vetėm shtrėngoi nofullat, pastaj mbylli sytė dhe e shtrėngoi timonin, sikur kishte zėnė vdekjen pėr fyti e do t'i nxirrte shpirtin...
-Hej, bela, bela! -ofshajti Mestani i tulatur nga pesha e emocionit.
Perihana gati s'po merrte frymė. Nė trurin e saj ishin ngjallur legjendat pėr trimat qė sfidonin vdekjen dhe nė shpirt po i ngjizej adhurimi pėr heroin e saponjohur tė kėtij rrėfimi ngjethės. Sa do tė dėshėronte veēanėrisht tani tė ishte sėrish pėrballė enigmės sė portretit tė tij, tė lartėsuar kaq shumė nė shpirtin e saj.
-...Mua vetėm pėr njė gjė mė vinte keq. Pėr ata qė lija pas. Thashė me vete, epo kjo pikė e zezė, tė vdeē kot, or shokėni! S'na ndanin mė as dyzetė ēapa dhe po bėheshim gati pėr nė pėrrua. Bile, unė mbajta edhe frymėn pėr ta pritur vdekjen pa kundėrshtuar... Kur ē'na panė sytė ! Skoda pėrpara, qė nga largėsia dhe tronditja nuk e njohėm dot kush ishte, bėri njė tė kthyer anash dhe fluturoi si aroplan tetėqint metra poshtė nė humbėtirė... Papritur e pa kujtuar, ai tjetri kishte lėnė rrugėn hapur qė tė kalonim ne. Ai tjetri i shkoi vdekjes ndėr thonj me dėshirėn e tij, qė tė na e linte jetėn ne...
-Ua, si ngjau kjo? -tha i ēmeritur Mestani.
-Ē'thua more, si ka mundėsi? -kėrceu njė punėtor me fytyrė tejet tė tendosur.
Bakiu u mbush me frymė dhe shtrėngoi tėmthat, sikur i kishte ende tė mpira nga llahtara.
-...Rrufeja jonė kaloi dhe nė tė dalė tė shkėmbit, atje ku fillon e pėrpjeta, zuri grykėn nė njė kanal me dhe tė butė. Zbritėm si tė marrosur dhe u nisėm me njė frymė pėr nė fund tė pėrroit. Po kush kishte sy tė gjente rrugėn nėpėr rrėpira. Ēdo gjė na dukej e verdhė. Qielli dhe pėrroi tė verdhė ishin dhe ne me fytyra si guri. Koka nuk mė punonte nė rregull, veshėt mė gjėmonin dhe po rrokulliseshim tė dy nėpėr shkurre si tė qorrollisur, sikur na kishte ngarė flama. Kėmbėt i kisha plumb tė rėnda dhe gjoksi mė qe bėrė prej dėrrase e s'mbushesha dot me frymė. Kur arritėm aty, gjetėm vetėm njė lėmsh me hekura. Kėrkuam fytyrėn e atij njeriu qė na shpėtoi jetėn e qė tani nuk ishte mė njeri, po vetėm njė pirg prej mishi e gjaku. Deshėm ta njohim me doemos, ta marrim vesh kush ishte ai, qė ia kishim atė borxh aq tė madh. Dhe e njohėm mė sė fundi...
-Kush ishte? –nuk iu durua Nufit.
Bakiu heshti njė grimė dhe vėshtroi fytyrat e tendosura me radhė. Ai nuk e nxirrte dot nga goja atė emėr. Dukej sikur e kishte futur thellė nė tru, nė damarėt e zemrės, nė gjak, pėr ta ruajtur si gjėnė mė tė shtrenjtė tė jetės sė tij.
-Pashė zotin, thuaje kush qe ai? -ngulmoi punėtori qė dukej si polombar.
-Ishte babai i Xhotės...Babė e bir tė dy shoferė ishin. I biri e njohu babanė vetėm aty nė pėrrua. Kurse babai e kish njohur tė birin qysh atje lart te shkėmbi, kur luftonte me vdekjen. Dhe e solli edhe njė herė tjetėr nė jetė. I fali vitet e pleqėrisė sė tij, qė tė mbetej i gjallė ky, qė ishte i ri...
-Hajde baba, hajde, mė tė puthsha rrasėn e varrit atje ku ma ke! -psherėtiu Mestani dhe uli kryet mbi gjoks.
-...Eh, ta shihje si zuri tė dridhej i shkreti djalė! Sa trim ishte nė timon aty lart, aq u tret e u shkri nė vaj pėr sa tė hapėsh e tė mbyllėsh sytė aty nė fund tė pėrroit. - Bakiu e mbylli rrėfimin duke rėnė nė njė heshtje tė pikėlluar. Balli i qe mbushur me djersė tė ftohtė, ndonse jashtė shungullonte tufani. Duart e mėdha i kishte lėshuar si tė pafuqishme mbi gjunjė. Sytė i kishte ngulitur te xhami i veshur me akull i dritares dhe mbeti ashtu njė copė herė tė gjatė, duke e patur mendjen andej nga ikėn kamionėt e rėndė.
-E kam dėgjuar kėtė mesele atė vit qė erdha nė punė. -theu heshtjen Nufi papritmas. -Pse, ky qėnka ai shoferi?
-Po, -u gjegj Bakiu si me pėrtim, duke luhatur kokėn ngadalė. -Qė atėherė nuk ėshtė dukur mė kėsaj rruge. Ishte betuar, se nuk do ta shihte mė kurrė me sy kėtė sektor. Dhe ja, erdhi sot, si pėr ēudi, nė kėtė borė tė madhe...
-Nė kohė me akull, si sot, ajo rrugė ėshtė njėqint herė mė me rrezik...-tha Nufi me njė zė tė mbytur, duke e kėqyrur Perin e nemitur me ca sy vrastarė.
Askush nuk foli. Fjalėt e tij mbetėn si njė pėrrua i ngrirė. Perihana i hodhi atij njė vėshtrim tė akullt dhe ra nė mendime. Befas fjalėt e tij i ngjallėn njė merak. Ajo ndjeu nė shpirt gatishmėrinė e saj pėr tė bėrė diēka kundėr ndonjė rreziku, qė mund t' i kanosej atij njeriu. Atė ēast tė gjitha ėndrrat dhe meditimet e saj u pėrqėndruan pėrfundimisht te shoferi trim. Unė nuk duhet ta lė vetėm sot, tha me vete. Po tė shkoj me tė, ai do tė ketė mė tepėr kujdes...
Ajo brofi me faqet gjak tė kuqe dhe me sytė e zmadhuar nga lėngėzimi.
-Do shkoj. -tha normistja vendosmėrisht.
-Prit! -e ndali Bakiu, duke hapur derėn e stufės pėr t'i dhėnė prush.
-Jo. -tha ajo. -Nuk do ta ndez stufėn. M'u kthye mendja. Do shkoj nė shtėpi sonte.
Bakiu e kundroi me habi.
-Ėshtė kohė e keqe, moj bijė! –i tha ai me shprehje meraku nė fytyrė. -deri nė sharrė, qė ke shtėpinė ti, mban nja dy orė tė mira...
-Do pres skodat. -tha Perihana me njė vėshtrim tė shpejtė nga dritarja.
Bakiu e mbylli derėn e stufės dhe lėshoi duart mbi prehėr.
-Ashtu po. -tha qetėsisht.
Ajo pėrshėndeti me kokė nė njė gjendje hutimi tė plotė dhe doli. Nufit i theri nė zemėr dhe mendoi, se tashmė ndjenja e tij po varrosej pėrgjithmonė.
Pasdite Perihana i doli pėrpara makinės sė Xhotės. Skoda e re ishte bosh. Ajo vuri kėmbėn nė shkallaren metalike gati instiktivisht, hapi derėn dhe u ul nė ndenjėsen e parė. Vajza e pyjeve ishte e tronditur dhe nuk foli asnjė fjalė. Pėr njė ēast iu duk sikur nė kraharor kishte njė qukapik tė vogėl, qė trokiste sqepin pareshtur.
Xhota fshiu cipėn e avullit qė kishin zėnė xhamat pėrbrėnda me njė pecetė dhe buzėqeshi. Fytyra i mori njė shkėlqim tė kaltėr, si ajo e xhamave tė sapopastruar.
-Tė lutem, ktheje pak siguresėn e derės, qė ta kem mendjen tė qetė e vetėm te timoni ! - foli ai dhe nė sytė e tij u duk diēka e mirė, madje shumė e mirė.
Pas kėsaj, ajo i hodhi njė vėshtrim tė shpejtė dhe vuri re nė pamjen e tij shprehjen e ēiltėr, sinqeritetin qė i ndillte zemra dhe u ēlirua aq shumė nga mendimet, sa desh qeshi me zė. Por e pėrmbajti veten. Tani edhe fytyra e saj u gjallėrua, mori kuqėlimin e zakonshėm dhe nė tė u duk njė shprehje e butė prej vajze.
-Nisemi? –e pyeti Xhota buzagaz.
-Nisemi. -tha ajo me tė njėjtėn shprehje.
-Ti nuk ke frikė tė udhėtosh nė kėtė kohė?
-Jo. -tha Perihana. –Pėrderisa jam me njė njeri qė s'ka frikė nga asgjė.
Xhota u ēel nė tėrė portretin e tij tė ngrohtė.
-Sot kam frikė. -tha duke qeshur me njė gazmim gufues. -S'ėshtė gjė e lehtė tė kesh nė makinė bijėn e tė gjithė sharrėxhinjve...
Ajo shpėrtheu njė gaz kumbues, qė u duk sikur zbrazi nga goja njė rrėke vibracionesh tė holla violine. Pastaj pastroi me dorė avullin e ri, tė krijuar nga frymėmarrja e dyfishtė, qė sapo kishte veshur xhamin pėrbrėnda.
Nga jashtė tufani hidhte parreshtur mbi xhama copėra kristalesh tė bardha, si mesazhe tė ftohta paralajmėrimesh. Por fshirėset i flaknin vazhdimisht tutje me shpėrfillje, duke hapur pėrpara horizonte krejt tė qartėsuar.
Zinxhirėt e gomave zhurmuan mbi akull me tringėllimėn e zileve tė argjendta dhe paspak skoda e mbushur me jetė bėri pėrpara. Degėt e pemėve tė zgjatura anės rrugės e tė ngarkuara nga bora dukeshin sikur mbanin pėrsipėr tufa pėllumbash tė bardhė.
Ndėrkohė ata heshtnin tė dy, me njė heshtje mirėkuptimi qė fliste mė mirė e mė bukur se tė gjitha fjalėt e arta tė njerėzimit tė lashtė. Kamioni ēante pėrpara, pėrmes grykave tė akullta tė stuhisė, duke derdhur mbi hapėsirat e nemitura nga dimri uturimėn e vet tė pandalshme. Frenat lėshonin gjithė rrugės njė klithmė tė ēuditshme, qė i ngjante njė psherėtime tė thellė, e cila vjen kurdoherė pas njė ngazėllimi tė madh. Dritat e prozhektorėve luhateshin pėrmes mjegullės si flatrat e njė shpendi vigan qė flladiste tinguj kėnge gjer tutje largėsive tė ngrira prej motit tė ashpėr.
Perihana kthente sytė herė pas here nga Xhota, pėr tė konstatuar diēka nga ato shprehjet e veēanta qė merrte portreti i tij trimėror gjatė manovrave tė timonit nėpėr kthesat e rrezikshme. Dukej sikur vėshtrimin e kishte pėrqėndruar nė pėrjetėsi, ku rrezet e syve tė tij shkrinin borėn e akullin pėr tė sjellė pranverėn qė gjallonte brėnda
kabinės.
Nėpėr atė rrugė tė vėshtirė po kalonte tani vet i dytė dhe dy herė mė me kujdes i biri i atij, qė edhe me kujtimin e vdekjes sė vet, u hapte rrugėn dhe u jepte sigurinė njerėzve tė rinj, nė vrullimin e pandalshėm tė tyre drejt jetės, drejt njohjes, drejt dashurisė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA