Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Cigaret Marlboro

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

CIGARET MARLBORO

Mesnata e marsit ishte e ftohtė dhe pa hėnė. Gjiu i detit dukej si njė arė e madhe kashtėdjegur. Dritat e Korfuzit dhe tė Sarandės, tė reflektuara nė tė dy anėt, ngjanin si hunjtė e gardhit tė kėsaj are ujore.
Gori me celular nė dorė kishte dalė pėr vrojtim nė anė tė detit pėrballė Korfuzit. Ishte futur midis shkėmbinjve tė thepisur, aq sa koka me flokėt e prerė shkurt, nė ndriēimin e dobėt tė dritave tė qytetit, i dukej si njė tufė barishte e mbirė mes gurėve. Me vėshtrimin e tretur tutje, nė thellėsi tė ngushticės greke, ai priste me ankth tė shfaqej sinjali i vaporit tė mallrave "Spiros" qė ishte nisur nga Igumenica.
Mes ngarkesės sė maskuar tė frizolit, kjo anije e madhe tregtare sillte edhe arkat e tij me dyqint e pesėdhjetė koli cigare tė markės "Marlboro" me vlerė pesėqindmijė dollarė. Pasi kishte paguar pronarin e vaporit dhe nxjerrjen e dokumentave fallco, Gori vet ishte nisur pėrpara me makinė nga Kakavija, qė tė mos ishte i pranishėm nė rast kontrollesh tatimore nė det tė hapur.
-Alo, qirje Spiro!... Qirje Spiro, Alo !...
-Irthame, irthame...( po vijmė, po vijmė...) -u gjegj zėri grek pėrtej detit.
-Ku ndodheni, ku? -pyeti Gori me ankth dhe dora me celularin "Nokia" po i dridhej nga emocionet e fuqishme.
-Po hyjmė te Mesokanali, ja dhe pak, pa merak, pa merak...-u gjegj kapiteni Spiro.
-Embros, vre palikarja ! ( Pėrpara more trima! )
-ushtoi Gori krejt entuziast. Dhe pasi u mbush me frymėmarrje hareje, ndezi njė cigare "Marlboro". Pastaj njė copė herė gėrmoi me sy tutje, ku nxinte deti dhe dridhėronin ca drita tė ftohta si xixėlloja. Por nuk dalloi asgjė nga ato figura aq tė dėshiruara qė i kėrkonin sytė e fokusuar nė largėsinė e zezuar.
Sakaq cėrriti sėrish celulari.
-Ja, tani po duket Saranda sa njė guackė deti e vogėl. -u ndie befas kapiteni grek Spiro. -Lajmėrova peshkarexhen tuaj tė dalė pėrpara...
-Efkaristo parapoli, qirje Spiros ! -falėnderoi Gori dhe menjėherė formuloi nė celular numurin tjetėr tė anijes sė peshkimit, qė ishte nisur nga Butrinti tė takonte vaporin.
-Alo, Rapi, Rapi!…
-Po, po, Rapi jam. Mora sinjalin nga vapori dhe po i dalim pėrpara te Mesokanali i Korfuzit tė marrim ngarkesėn...
-Bravo, u lumtė!... -jehoi zėri i Gorit nė kulmin e kėnaqėsisė, qė punėt po shkonin sipas parashikimit. S'i thonin shaka do tė fitonte dyqint e pesėdhjetė mijė dollarė. Njė thesar tė vėrtetė. Pasi vinēat e fuqishėm tė vaporit "Spiros" do tė lėshonin rrufeshėm arkat me kolitė e cigareve mbi peshkarexhen e paguar mirė, kjo anije peshkimi do tė kthente rrugėn drejt Butrintit, ku e priste maunia qė do ta sillte mallin brėnda mesnatės te magazinat e tij nė Sarandė.
Teksa Gori numuronte minutat, ra pėrsėri zilja e celularit tė Rapit:
-Alo, Gori, ngarkesen e morėm, po nisemi...
-Bravo, jeni xhekėr, jeni shumė tė mirė, u lumtė! - thirri Gori krejt i lehtėsuar tashmė nga tensioni nervor me tė cilin i kishte pėrballuar ato minuta ankthi.
Gori u ndėrmend, se kėshtu kishte vepruar edhe ai ministri i kėtejshėm, qė ishte bėrė bos dhe tani po ngrinte drejt qiellit pallatet e tij shumėkatėsh. Do tė ngrinte edhe vet njė pallat tė madh, mu nė mes tė qytetit, qė ta farfuriste hijen nė ujrat e kthjellta tė gjiut tė Sarandės.
Nga kėto mendime ngazėlluese e shkėputi zilja e celularit tė Rapit qė ra sėrish.
-Alo, Gori, alo, na kanė spiunuar!...
-Ēfarė, ēfarė?…
-Guardia di financa greke na preu rrugėn nga ana e tokės shqiptare dhe po na ndjek me shpejtėsi!
-Mos more ! - u trondit thellė Gori.- Ē'thua more, se po mė ēmend?!... Kush qe ai mut muti qė spiunoi?...
-E kemi punėn keq...ata po ecin shpejt. Ēfarė tė bėjmė?
-Ecni drejt mesit tė detit, derisa t'i afroheni zonės tonė! Shtoni shpejtėsinė nė maksimum! -klithi Gori i rrėqethur nga ky lajm i papritur. - Forca! Forca !
-Ne po ecim me maksimale, po grekėt s'po na ndahen kėmba-kėmbės!
-Forca! Forca! -pėrsėriste Gori pareshtur.
-Eh, tani i lamė pak prapa, po jemi akoma larg brigjeve!...- cėrriti membrana e celularit.
-Ecni drejt, ecni drejt! -jehoi Gori dhe duart po i dridheshin me ngėrēe.
-Ah, ah! -u ndie Rapi pas pak, -Paskan lajmėruar dragėn qenat, po vjen me shpejtėsi nga krahu tjetėr dhe do tė na qėllojė !
Gorit iu duk sikur i fluturoi truri nga kafka e kokės dhe nuk dinte ē’mendim tjetėr t’u jepte.
-Nuk qėllojnė, jo, nuk ua mban tė qėllojnė, jeni nė ujrat neutrale...Nuk ua mban, kemi marėdhėnie miqėsie me qenat...
-Po shtijnė nė ajėr dhe na japin shenja me prozhektor tė kthehemi...
-Nė asnjė mėnyrė mos u ktheni, se do tė shkoni nė burgun e kalasė sė Korfuzit! Po ecni, ecni me tėrė shpejtėsinė ! Nuk qėllojnė dot, jo, nuk qėllojnė...
Nuk kaluan as pesė minuta, kur nė celular u dėgjua klithma alarmante e Rapit:
-Ah, ah, mbaruam Gori, mbaruam!...Draga po na arrin dhe doli pėrpara tė na presė rrugėn...Ja, ja, mori kthesėn drejt nesh, ecėn si vetėtimė...
Gori u mendua njė grimė me tmerr: Gjyqe, arrestime, gjoba, lajme gazetash nga tė dy anėt, sekuestro pasurie...Nė kokė e goditėn njėherėsh dhjetra ēekanė tė fuqishėm, derisa iu duk sikur iu shkallmua krejt trupi. Dhe mori njė vendim fatal.
-Alo, Rapi, Rapi mė dėgjon?…Hidhni shpejt arkat e cigareve nė det, nga ana tjetėr e dragės, ku nuk duken natėn! Shpejt nė det tė shpėtoni nga burgu! Thuaju punėtorėve tė mi tė luajnė duart, ndryshe e pėsuam tė gjithė !...U pa puna, shpejt nė det!...
Pėr disa minuta tė gjata asnjė zė nga thellėsia e detit. Por edhe Gori nuk guxonte tė merrte nė telefon pa pritur ringjalljen e zėrit tė tyre tė vėnė nė darėn e policisė. "Ah, ē'mė gjeti ! -tha dhe zuri kokėn me duar. -Do fitoja dyqint e pesėdhjetė mijė dollarė, humba pesėqind mijė, ah, ah, ē'mė gjeti !...Mė mirė tė isha mbytur vet nė det..."
Kaloi pothuaj njė gjysmė ore e tmerrshme, gjatė sė cilės Gori qyqar po hante veten me dhėmbė nga sikleti, kur ra zilja dridhėse e celularit.
-Eh, mor Gori, mallin e mori deti, po tė paktėn shpėtuam nga burgu...Policia kontrolloi deri poshtė nė hambar dhe na pyeti ku i kini cigaret. Ne mblodhėm supet, nuk dimė gjė, u thamė ne kėrkojmė peshk...Peshk me shpejtėsi skėterre kėrkoni ju shqiptarėt, thanė ata. Jo, u thashė unė, ne vrapuam se na ndoqėt ju... Ata qeshėn me djallėzi, "A s'to dhjallo!" thanė dhe na lanė tė lirė, tani po vijmė drejt Sarandės...
Gori pėshtyu hidhur, sikur tė kishte helm nė gojė dhe desh tha, mos ardhshi kurrė, ē'mė duheni ju, kur mė humbi gjith ai mall! Shkova pėr lesh e dola i qethur zero...Dhe befas iu kujtua antiteza e disfatės sė tij. Po atė ministrin e kėtejshėm, qė fut nga tre-katėr milionė dollarė cigare, pse s'e ndjekin me skafe policie dhe draga kėta zagarė, m'u dhjefsha tėmat, po vetėm ne tregtarėt, qė sa zėmė tė ngrihemi pak nga dyshemeja, biem prapė nė gropė tė halesė?...Uh, ē'mė gjeti, uh, uh!…
Mendjeēoroditur siē ishte, Gori ndjeu, se kanotjeri po i ngjitej nė lėkurė, ndonse ajri ishte i ftohtė. Ai doli nga shkėmbinjtė e thepisur, ndezi njė cigare tjetėr "Marlboro" dhe u nis pėr nė shtėpi. Nė atė mugėtirė dėshpėrimi e temperaturė metalurgjike nė kokė, mendoi se kėtė natė tė trishtuar, ashtu si ai, edhe peshqit e Jonit kishin marrė nė buzė dhe po provonin cigaret e tij "Marlboro".
mars 2003

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA