Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Shpaga e perdhunimit

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

SHPAGA E PĖRDHUNIMIT

Isha dhjet vjeē atėherė. Kisha shkuar pėr pak ditė te shtėpia e gjyshes nga nėna nė fshat dhe sapo zgjohesha nga gjumi i mesditės. Muret e shtėpisė sė vjetėr kishin tė ēara aq tė mėdha, sa mund tė dėgjohej fare mirė ēdo fjalė qė thuhej nė dhomėn tjetėr. Gratė matanė bisedonin me zėra tronditės, pėr njė ngjarje qė mė bėri tė rrėqethem:
-Derveni e zuri kunatėn e vogėl me pahir, kur e motra kish marrė kalistirin e kish dalė pa gdhirė tė potiste bahēet e kjo qe akoma nė jatak… -tha gjyshe Taibeja me njė zė krejt tė prishur.
-Sa vjeē ishte, korba ? - pyeti njėra nga gratė.
-Sapo kish shkelur nė tė katėrmbėdhjetat. -u gjegj zėri i gjyshes Taibe.
Gratė shpėrthyen njėra pas tjetrės:
-Ua, ua, ua, ē'bėri gomari, gomari !...
-Fėmijės sė tij ia bėri atė punė, sojsėzi!...
-Motrėn e gruas e kish si motrėn e tij, si s'pati njė ēikė turp, maskarai !...
Pastaj gjyshja u tha grave, se vajza i kishte treguar vetėm asaj dhe askujt tjetėr nė rrethin familjar.
-Edhe mua, mė dėftoi vetėm kur e pikasa qė kish filluar t'i anjtej barku. Pak i anjtur, jo shumė, po gjene kuptohej. Nuk e kish mė atė mesin e hollė si gjishti i unazės... -tha zėri i gjyshes. -E mora Melushen mėnjanė e i thaē tė mė zbulonte barkun. Nuku donte. Kish shumė turp. Klidhosa derėn me kiē dhe i zglidha tumanet. Shtrėngonte oshkurin e nuku donte pėr qamet. I thaē: "Hajde, tė pastė nana, hė, paē uratėn, qasu dėftoma mua tė fshehurėn qė mban atje bėrna, se tė bėj derman tė shpėtosh nga e liga." Atėherė mė la i hoqa mbathjet dhe ia zbulova barkun tė gjithė. I dukej tojdho si pjepėr i vogėl, po tamam bark barre. U pataksa, m'u errėn sytė e u alivanosa nga ajo gjėmė qė kish mbirė e po rritej nė barkun e vajzės axhami. Atje bėrna rritej sherri dhe kuja e llahtarisur qė do plaste njė ditė nė shtėpinė tonė. Atje bėrna barkut tė saj ishin fshehur vrasjet dhe vdekjet e kėsaj shtėpie tė madhe…
-Kallogreja ajo, kallogreja !...-tha zėri i irrituar i njė gruaje.
-E mora Melushen me tė mirė e i thaēė, mos u bėj merak se unė di ca marifete, qė jo vetėm tė shpėtosh, po edhe tė mos e marri vesh ytat e jotėmė. Po dėftomė mė pėrpara, kush ta bėri atė palopunė dhe si ta bėri... Melushja e kish karfosur gojėn e zuri tė klante. Po unė i fėrkova kokėn, e mora me tė mirė, dhe ajo ma molloisi fill e pėr pe ukubetin e zi. Nga ato hupe qė zbrazi goja e saj, m'u bė sikur ra tavani e mė zuri nėnvete. Derveni i kish zbuluar papllomėn nė gjumė dhe si e kish parė ashtu pilikuri me kombinezonin e hollė tė natės, i kish mbyllur golėn me dorė dhe ia kish hipur pėrsipėr. Sefte vajza e pėrgjumur kish shklyer sytė e llahtarisur nga njeriu qė iu fut papandehur nė jatak dhe s’merrte vesh ē'bėnej. Po kur Derveni i zglidhi brekėt me pahir, e kėptoi tė keqen...
-Gomari, gomari, ē'bėri ashtu hajvani! -tha njė grua.
-Kushedi ē'ka hequr ajo e mjera... -tha tjetra.
-"Mė zaptoi si ulk i tėrbuar me sy tė kuq, -mė tha vajza e pamėsuar me nga kėto huqe burrash, -mė shtrėngonte, mė cimbiste, mė lėpinte e mė ndukte mishrat me dhėmbė, sikur donte tė mė kullufiste tė tėrėn..."
-Ua, ua, ruana zot mendtė e kokės, paska pasur nepsin e hamshorit tė tėrbuar edhe me fėmilėn!
-Po si e duroi dot kėrthija gjithatė dem balash pėrsipėr!
-“M'u duk sikur mė futi nga poshtė njė thikė tė madhe tė skuqur nė zjarr", mė tha vajza, -u ndie zėri i gjyshes Taibe. -Doemos vajzė e vogėl, e pashpuar, pastaj Derveni ishte sa njė derr i majmur me misir korite dhe e shkarfosi pėrnjėherė...
-Pu, pu, pu, ē'i panė sytė tė mjerės ! Vėrtetė ai i femrės ėshtė si llastik, po nė atė moshė aguridhe qėllon qė edhe ēahet...
-I kish plasur gjaku pizgė, po ai gomari e kish vėnė ta lante njollėn me sapun e ta thante nė oxhak. –u dėgjua gjyshe Taibeja me zė tė dhimbshėm.
-Jazėk i qoftė, atij mashkulli tė fėlliqur, si pėrdhoset ashtu kurmi i vajzės njomėshtirė?
-Korba ajo, korba ajo miturishte ē’ka hequr! -tha zėri tjetėr. –As dashi qė ėshtė bagėti, nuk e ndėrzen shelegen kurrė…
-Prisni pak, -tha befas gjyshe Taibeja, -sa tė shoh matanė, se mos ėshtė zgluar nga gjumi ai nipi qė mė ka ardhur dje e i dėgjon kėto hupe...
Unė i ktheva shpinėn derės dhe qėndrova symbyllur, sikur isha nė gjumė tė thellė, po veshėt i mbaja ngritur si tė lepurit.
-Moj, po mori vesh gjė e motra?
-Melushe korba nuk dinte ē'tė bėnte, - vazhdoi gjyshja. - T'i dėftonte sė motrės, apo jo. Derveni e kish tromaksur: “Po i the gjė sat motre, atė e ndava ta dėrgonj tek jotėmė dhe ty tė mbyta nė lumė...” Nuk dinte ē'tė bėnte e mjera dhe e klidhosi gojėn deri atė ditė qė m'u hap mua.
-Mė vjen ēudi, si u mbars ajo vajzė aq e re, vetėm me njė tė rėnė burri ?! -tha zėri i njėrės prej grave.
-Jo, jo vetėm me njė tė rėnė, jo. -shpjegoi zėri i gjyshes Taibe. -Mė pas ai e gėnjeu vajzėn. Kish blerė dy fustane tė shtrenjtė, pėr tė e pėr tė shoqen. Dhe sa herė shkonte nė pazar, blinte shamia, sapune venus, livando e kufeta pėr tė dyja. Kėshtu ai kish gjetur raste dhe e kish bėrė edhe ca herė tė tjera, derisa vajza u mėsua. Doemos, nuk i thosh lepe-peqe, po nuku kundėrshtonte aq shumė kur e zinte me pahir…
-Epo, aq e ka fėmra, ėshtė si shishja, po u hap, kėrkon tė zbrazet... -tha zėri tjetėr. – Dhe atje ku futet gjėlpėra e mashkullit futet edhe peri i mbarsjes…
-Eh, sa m'u prish gjaku, sa u sėkėlldisa e sa rashė nė siklet me Melushen e mjerė. S'dija si tė bėja. Ajo mbante nė bark farėn e burrit tė motrės... Hall edhe po t'i bėja derman ta kėrrente. Qe mbi tre muajshe dhe jo qė do kuptohej nga tė gjithė tė shtėpisė, po edhe mund tė vdiste. Po, po, do vdiste nga rrjedhja e gjakut pa njė pa dy, se ashtu e kishin pėsuar edhe gra tė tjera qė kishin dėshtuar kur u qe rritur fėmila nė bark. Dhe mė shkoi mendja pėr njė marifet tjetėr. Gjeta njė brez mėndafshi tė gjerė dhe ia pėrmblodha barkun, aq sa s'binte fare nė sy. Mė pas u thaē grave tė shtėpisė, se i qenė bledhur zakonet qė ahere qė u sumur nga gripi. Po do t'i vinin gjene mė vonė, se ish e vogėl nga mosha. E mora e ja vura stromėn e papllomėn tė flinte nė dhomėn time. I bėja hizmet vet dhe e ruaja deri sa tė mbushte muajt, ta kėrrente bashton, ta hidhnim gjėkundi nė nonjė gropė e tė lefterosej. Mirėpo nusja e vėllait tė saj, Reēit, diē kėptoi. Ajo shkonte keq me tė shtėpisė dhe bėnte ē'bėnte ia hidhte sytė te barku e pėrgjonte.
-Lanet pastė! Grua e tė kish atė shpirt... -tha zėri i njėrės.
-Mbante inat me vjehėrrin e vjehėrrėn, qė nuk e deshėn pėrpara martesės, pėr ca fjalė qė i kishin dalė. Po Reēi kish ngulur kėmbė dhe tani ajo kėrkonte tė merrte hak. -tha gjyshe Taibeja. -Muajt e fundit e mbajta Melushen shtrirė, gjoja ish e sumurė. Po qėlloi ajo ditė, kur shkova tė pajgoris nė varrimin e Madanit, dhe atė kallogrenė e zunė tė prerat. Vajti vet nė halé. Shtėrzohu e shtėrzohu, gjersa i dollėn sytė kllokomaqe dhe e lėshoi plluq nė llagėmin e nevojtores...
-Ua, ua, aman o zot, ē'thua, moj korbė !...
-Po, moj, po, e lėshoi nė llagėmin e mbushur plot dhe foshnja zuri tė klante pa pushuar, au, au, au! E dėgjoi nusja e tė vėllait dhe briti nėpėr shtėpi sa u tundėn muret me njė zė si kukumjaēe: "E hodhi bashton, moj, e hodhi nė gropėn e halesė !" dhe shkoi i tha tė shoqit. Reēi, po i egėr siē ish, vajti mori kazmanė, zbuloi rrasat pėrsipėr llagėmit dhe e gjeti. Bashtua ish sa njė lepur i rjepur dhe kish vdekur. Ai ua tregoi lepurin tė tėrėve. Pastaj e ngritėn atė korbėn nga jataku, ku dergjej me zorrėt nėpėr kėmbė dhe e shtrėnguan t’u dėftonte me kė e kish. Dhe ajo nga e keqja ua dėftoi tė gjitha...
-Pu, pu, pu, ē'janė kėto ukubete qė na mollois, moj grua?
-Dale, dale, -tha zėri i gjyshes Taibe. -Kur u ktheva nga pajgoria, mė luajti fiqiri nga fesati qė kish plasur nė shtėpi. Ishin prishur tė tėrė nga ēehreja. Njėri thosh tė shkojmė tė vrasim Dervenin, tjetri t'i djegim shtėpinė. Gratė ēirrnin faqet e burrave u kullonte farmak nga hundėt, shuaj e ndiz cingarro nga sėkėlldia. E ėma kish zėnė qoshenė dhe klante me kuje pėr turpin qė u kish rėnė mbi kokė. Si mė e vjetėr qė isha, u bėra rixha tė pėrmbaheshin sa tė zbuteshin gjakrat e tė mos e merrnin vesh gjitonėt, se do bėheshim gazi i dunėjasė, tė na mbante nė golė tėrė fshati. Pu, pu, pėr ato siklete e adhape qė hoqėm...
-Po ai qelbėsira andej nga e motra, s'kish marrė vesh gjė? -pyeti zėri tjetėr.
-Nuk dua ta fėlliq golėn mė shumė me ėmrin e tij, po kish marrė, -tha gjyshja. -E shoqja ish bėrė merak dhe kish ardhur tė shohė tė motrėn e sėmurė. Unė ia mbusha mendjen, se i qenė mbledhur zakonet dhe do bėhej mė mirė. Ajo ia kish treguar atij dhe ai, qė e dinte zararin qė kish bėrė mbi kurmin e saj, iku andej nga mali i Saraqinit e Likojanit. U bashkua me ēetat gjoja pėr tė luftuar, po hallin e kish tė shpėtonej nga zallamahia e minės qė do plaste njė ditė...
-Uh, maskarai, cipėplasuri! Ē’janė kėta meshkuj kėshtu, qė u daltė njė murdallėk mu nė atė vėnd! Se edhe qeni qė ėshtė qen, nuk shkon me tė kasolles sė tij...
-Nė shtėpinė tėnė pllakosi mėnxyra e vdekjes. -vazhdoi gjyshe Taibeja. -Ishnė errur, ishnė nxirė e ishnė vrerosur i tėrė buluku aq sa, t'i prisje, gjaku s'u dilte. Po asnjė llaf nuk nxorrėn jashtė mureve tė dėgjonin gjitonėt dhe as i ranė nė sy Dervenit. Qėlloi njė ditė nė vakt tė akshamit, qė ēeta kaloi nė dhromin sipėr shtėpisė dhe Reēi dėgjoi zėrin e Dervenit. I doli pėrpara me tė qeshur dhe e zuri pėr qafe, sikur s'kish ngjarė gjė prej gjėje. I tha, bujrum nga shtėpia, ta pimė nga njė bardhak me raki. Dhe ai budallai u gėnjye. Erdhi...
-Si moj, si erdhi ?!...
-Erdhi, se e pruri zoti, pėr tė larė turpin, -tha Gjyshe Taibeja dhe psherėtiu. -E pritėn me tėrė tė mirat. Reēi theri njė sheleg dhe atė natė burrat ia shtruan tė gėzuar, qė erdhi dita tė vinej nė vend nderi i shtėpisė. Ajo gosti me sufranė plot ishte pėr mortjen e tij. Po ai s'kish kėptuar gjė. Gjėma e priste nė sabah. Sa u pėrshėndosh me tė shtėpisė e zdrigji shkallėt, Reēi nga prapa i thėrriti nga kreu i shkallėve me dufek nė duar: "Dėgjo o Derven lapėrdhari, kėshtu shkėrdhehet motra e gruas qė tė dhamė, jo ashtu siē bėre ti !" Dhe shkrehu pėrmbi tė tre fushekė rradhazi. Kur ai u gremis e u rrukullis shkallėve, Reēi rrėmbeu tė motrėn pėr krahu nga bėrna shtėpisė dhe e xorri xvarrė qė ta shihte gjunahqarin tė vdekur. Po nė kohėn qė mbushi dyfekun prapė, ajo kallogreja e kėptoi dhe vrapoi xathur nėpėr avllinė e shtruar me pllaka guri. Porta e jashtme qe klidhosur qė nė darkė, pėr tė mos dalė njeri pėrjashta pa u bėrė gjėma. Dufeku bamp, e Melushja vraponte e kėcente si sorkadhja e mbyllur nė gardh, sa nė njė anė nė tjetrėn e nuk e zinte plumbi. Alurinte: "Amani, mos e lini tė mė vrasi edhe mua, amani !" Eh, mė ndjeftė perėndia, kur s’mu ēa zėmra aty nė atė vėnd e s’luajta nga fiqiri, paskesha klėnė shumė e fortė… Dufeku, bamp pėr tė pestėn herė, ciflat e gurėve ngriheshin rėpjetė e atė nuk zinte plumbi pėr qamet. Ishte e pafajshme korba… uh! -ofshajti Gjyshja dhe ndaloi njė copė herė, se iu zu fryma. U kuptua qė qante. Gratė e qėtėsuan pak nga pak dhe pastaj ajo tha me zė tė coptuar: - Kur vajti u fut te koēeku i misirit nė fund tė avllisė, Reēi shkoi ia zbrazi dufekun pėrmbi kokė. Pastaj e hoqi xvarrė, e hodhi si nonjė cergė afėr Dervenit dhe shkoi lajmėroi nė komune t'i shihnin tė vrarė tė dy... Ja, kėshtu, me kėtė gjėmė tė zezė u bitis e u mbyll ai turp... Vetėm zoti qė ėshtė atje sipėr e di sa lot kam derdhur pėr atė vajzė errmi, unė qė derimė atė ditė s’e kisha lėnė veten tė mė pikonte loti mbi mjekėr…
-Po e motra ? -pyeti dikush nga gratė.
-U kthye nė shtėpi vetėm fare, se fėmilėt ia bajtėn ata tė Dervenit...

Pėr shumė vite mė gjėmoi nė kujtesė zėri i zvargur, gati i pėrqarė i gjyshes Taibe. Derisa subjekti makabėr i kėsaj ngjarjeje tragjike tė shkruar nė trurin tim, tė kalonte lirshėm nga truri nė letėr. Dhe asnjėherė s'e kam kuptuar dot atė forcė tė turbullt nė shpirtin e njė burri, atė instikt rudimentar qė shpreh animizimin me kafshėn. Pėrse njeriu me logjikė normale, pėr pak sekonda epsh, arrin deri aty, sa tė humbasė jetėn e tij, tė tė tjerėve dhe tė shkatėrrojė ekuilibrat harmonik tė vendosur midis njerėzve me aq mundim.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA