Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Syte e te verberit

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

SYTĖ E TĖ VERBĖRIT

Xha Sotiri ėshtė njė plak i verbėr qė i ka kaluar tė tetėdhjetat. Verbėria e plotė i ka ardhur para njėzet vjetėsh, pėr shkaqe krejt tė brendshme. Por plaku qyfyrexhi thotė, se sytė i kishin ikur pėr shkak, se i mbante mbi gratė e botės aq shumė, sa i kėpuste nga larg. Ato e kishin tepėr tė vėshtirė t’u rezistonin syve tė tij tė magjishėm, qė i pėrdorte si lak pėr t’i fiksuar nė vend. Dhe kėsisoj, kishte ēuar nė shtrat e nėpėr shkurre mjaft femra. Aq sa paskishte hyrė nė gjynah me thėnien klasike tė Biblės. Atėherė zoti i kishte hequr pėrgjithmonė gjėnė mė tė shtrenjtė qė kishte pasur xha Sotirit nė jetėn e tij prej dėfrimtari tė pasionuar. Megjithatė ai prapė shprehet entuziast: “Gjene jam i kėnaqur, pėrderisa perėndia mė ka dhėnė leje pėr tė qėndruar mbi tokė! ”
Nė kushtet e reja tė kapitalizmit, plaku i verbėr nuk pranoi tė jetonte parazit, nė kurriz tė bijve dhe bijave, ndonse ata ishin bėrė tė kamur. Ai kishte pėrpara shtėpisė njė oborr mjaft tė madh. E rrethoi nga tė gjitha anėt dhe e bėri shesh parkimi me njėmijė lekė tė vjetra. Parkimi i tij nxė tani mbi pesėdhjetė makina tė sistemuara lirshėm.
Ndonse pa sy, xha Sotiri ka fare pak probleme me punėn e tij pėr ruajtjen e makinave. Natėn vonė ai mbyll portėn e madhe prej hekuri me njė lloz tė gjatė dhe i bėn veshėt pipėz deri nė agim. Problemi i tij kryesor ka qenė vetėm dita. Ndodhte qė shoferėt e pandėrgjegjshėm, tė cilėve u ngjiten veglat nėpėr duar, shkonin si nė mallin e tė verbėrit pėr tė bėrė ndonjė pisllėk. Po xha Sotiri edhe kėsaj ia bėri dermanin. Pėr tė vėzhguar ēdo lėvizje brėnda parkimit, gjeti dy plaka komshie, qė i kishin shtėpitė ngjitur. Madje njėrėn e kishte pasur dashnore, kur ajo ishte pak mė e re dhe ai pak mė i fuqishėm. U caktoi atyre nga njėqindmijė lekė rrogė nė muaj dhe i vuri tė ruajnė tinėz te dritarja me perde, prapa krahėve tė tij. Kur dikush nga keqbėrėsit shkonte tė hiqte diēka te makinat e parkuara, plaka qė kishte turnin i pėshpėriste pas veshit. Dhe atėherė Xha Sotiri thėrriste nga larg me zėrin bombastik:
-Ej, Peēi, mos u bėj kusar, lere pasqyrėn e tjetrit te vėndi ! Nuk jam qorr unė, kam katėr sy, dy pėrpara e dy prapa kokės...
Kusari tėrhiqej mbrapsht dhe dilte nga parkimi vjedhurazi duke pėshpėritur me vete: “Ky plak horr, hiqet kot si qorr !”.
-Ej, Mondi, mos e trazo stopin, se lajmėrova policinė, tė ta zbuti njė ēikė kurrizin qė tė ėshtė ashpėruar shumė!...
-Alqi, i biri i Alekos, eja more zullap, tė t’i jap unė paratė, tė blesh kapaqe pėr goma benci dhe mos i trazo ato tė tjetrit !...
- Nuk trazova gjė, tė bėjnė veshėt...Po deshe tė mė japėsh para, i pranoj, se ti s’ke ku i prish gjithato qė merr!...
- Lėri pordhėt me mua, se tė bėj tė tė duket gomari dhespot!...
Plakat qeshnin nga brėnda me syēeltėrsinė e tyre tė maskuar. Dhe kur i dėgjonte xha Sotiri, thoshte me vete: “Ah, tė isha pak mė i ri, si u bėja unė tė gajaseshit, pa le tė isha pa sy... Qeshni, ju qeshni, se kukurisjet e zėrave tė hollė mė kujtojnė qejfet e harruara! ”
Nė njė mesnatė pa hėnė, dy djem tė fuqishėm me autovinē shkuan pranė murit tė lartė tė parkimit. Ata i hodhėn qenit njė copė mėlēi me helm nga jashtė dhe pritėn derisa vigjilenti i natės futi bishtin mes shalėve pėr tė mos u ndier mė. Atėherė njėri prej tyre kapėrxeu murin dhe po mundohej tė fuste poshtė bencit tė ri dy rripa tė trashė, me tė cilėt vinēi do ta ngrinte pėrpjetė pėr ta nxjerrė jashtė.
Xha Sotiri ndjeu lėvizje ndanė murit dhe kuptoi, se hajdutėt diēka po sajonin. I thirri qenit lehtas pėr ta ndėrsyer, por nuk mori asnjė pėrgjigje. E kėrkoi me duar te vendi ku qėndronte pranė tij dhe pasi nuk e gjeti, u mendua njė grimė nė errėsirė. Tė shkonte te hajdutėt, do ta vrisnin... Nė ēastin, kur ai qė kishte kapėrxyer murin doli sėrish matanė, plaku i verbėr dėgjoi elektromotorin e vinēit qė u ndez pėr tė ngritur makinėn. Shkoi shpejt dhe gjeti me duar rripat e tendosur. Nxorri thikėn e xhepit, i preu me tehun e mprehtė dhe rrėshqiti tinėz te kabina e tij pranė derės. Ngriti receptorin e telefonit dhe me rrėshqitjen e mollzave tė gishtave gjeti numurin e tretė dhe tė nėntin.
-Alo, rajoni i policisė ?... Jam Xha Sotiri i parkimit te Rrapi i madh... Ejani shpejt, se kanė ardhur hajdutė me vinē pėr tė ngritur vetura nga jashtė !
Makaraja e vinēit kusar lėvizi lehtas dhe ganxha po ngrihej bosh. Duke kujtuar, se rripat kishin rrėshqitur nga vendi, hajduti kapėrceu sėrish murin pėr tė parė mundėsinė e rivendosjes sė sigurt. Por sakaq makina e policisė rajonale kishte arritur te vendi dhe tre policėt e specializuar kishin rrethuar vinēin. Ata u drejtuan armėt hajdutėve dhe i arrestuan pa gjetur rezistencė nga ana e tyre.
Xha Sotiri u shkoi pranė, pikėrisht nė ēastin kur policėt u kishin mbėrthyer prangat nė duar.
-Po ē’deshėt, more djema, nė strofkullėn e luanit tė verbuar ? Nuk e dinit ju, qė ai sheh edhe me bisht?...
Policėt qeshėn dhe i fėrkuan krahėt. Plaku i falėnderoi dhe u tha:
-I zbutni pak, po mos u bėni gjė tė keqe, se qyteti ynė ėshtė i vogėl, njihemi me njėri-tjetrin!...
Policėt qeshėn sėrish dhe pasi bllokuan autovinēin, si provė tė fajsisė sė hajdutėve, u nisėn me nxitim.
Nė gjendje krejt tė shtendosur, xha Sotiri i menduar tha me vete: “Deshėn tė mė vjedhin dhe e pėsuan, po ku dihet cilat janė nėnat e tyre, mbase janė fėmijėt e mi !...”

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA