Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Tė vėrtetat e plakės Sėrma

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

TĖ VĖRTETAT E PLAKĖS SĖRMA

Aso kohe merresha me ngritjen e muzeumeve tė fshatrave tė zonės malore qendrore. Nė tė gjithė krahinėn flitej me krenim patriotik, se plaka Sėrma kishte strehuar Komandantin nė kasollen e saj dhe me bujari tė rrallė i kishte therur pėr darkė dhinė e vetme. Madje ishin sajuar edhe dialogje me shprehje pompoze tė plakės pėr "birin e shumėdashur tė popullit" dhe pėr dritėn e fuqishme tė shpresės qė kishin pėrhapur fjalėt e tij atė natė nė kasolle.
Tani, plaka Sėrma kishte privilegjin tė ishte bėrė e njohur nė tė gjithė rrethin, pėr aktin e lartė patriotik dhe pėr djalin e shpallur dėshmor. Ndėrsa kasollja e saj ishte cilėsuar si bazė e luftės dhe duhej bėrė muze, pėr tė pėrjetėsuar nė breza "dashurinė Parti-popull tė ēimentuar nė luftė".
Shkova dhe e takova Plakėn nė banesėn e fisit tė saj brėnda nė fshat. Ishte njė shtatėdhjetėvjeēare e shkurtėr, qė mbante shami tė bardhė, xhoke leshi, brekushe tė zeza prej doku dhe njė palė opinga tė tretura. E pyeta gjatė pėr gjithshka mė interesonte lidhur me bėmėn e asaj nate. Me kujtesėn e pėrkryer dhe logjikėn e sinqertė, ajo mė foli aq troē dhe shkoqur, sa u befasova me tė vėrtetat e hiperbolizuara nga opinioni pėr figurėn e saj. Foli krejt ndryshe nga ē’thuhej, sikur tė ishte nėna qė kishte hapur gjoksin, gati pėr t'i dhėnė gjirin e shterur udhėheqėsit tė madh tė popullit. Gjoja tė njohur me emėr nė atė kohė e tė mbajtur nė gojė me adhurim nga e gjithė krahina. Hiperbola kishte arritur deri aty, sa, disa fshatarė, pėr tė pėrfituar sadopak nga "lavdia" e asaj nate, kur dėshmitare kishte mbetur vetėm plaka Sėrma, kishin filluar t’i besonin edhe vet trillimet e tyre tė pėrsėritura. Gjoja atė natė i kishin ēuar udhėheqėsit dikush bukė, dikush, qumėsht, dikush byrek me gjizė. Madje, njė i vetshpallur "veteran", qė nė atė kohė ishte tetė vjeē, tani zhvillonte takime tė programuara nė tė gjithė shkollat e rrethit. Duke thėnė, se kishte shkuar te kasollja e largėt nė mes tė natės pėr tė takuar udhėheqėsin. Dhe kur ai e kishte parė te dera, i kishte thėnė: " Qasu, toke me mua, se ju pionierėt luftoni mė shumė nga ne, sepse futeni deri nė strofkėn e armikut"
Por e vėrteta e mbetur gjallė foli krejt ndryshe. Pasi ishte fshehur nė pyll deri nė mbrėmje vonė, udhėheqėsi top sekret, bashkė me tre personat qė e shoqėronin kishte arritur nė kasollen e veēuar prej fshatit nė orėt e pasmesnatės. Atė natė dimri me borė, ai ishte prirė nėpėr shtigje tė fshehtė nga i biri i plakės, i gjetur si udhėrrėfyes dhe strehues me pagesė. As plaka dhe as i biri nuk dinin se cilėt ishin ata persona civilė tė armatosur e tė lodhur nga rruga e mbuluar prej borės. Ndodhi qė atė natė, nė kasollen e thurur me thupra tė lyera me bajga lopėsh, nuk gjendej as bukė dhe as miell. Tė kėrkonin hua, duke shkuar aq vonė diku nė fshat ishte tepėr e rrezikshme. Atėherė personat e panjohur, as me emrat dhe as me pėrgjegjėsitė e luftės, paguan mirė dhe djali i plakės nxorri jashtė dhinė manare, qė mbahej nė ndarjen me gardh tė brendshėm, te fundi i kasolles. Duke kujtuar, se kjo u bė pėr tė liruar vend, plaka nė oborr i kishte kundėrshtuar gjatė tė birit, pėr tė mos e therur dhinė qumėshtore. Por ai i kishte treguar verdhushkat, me tė cilat mund tė bliheshin tri dhi tė tjera. Sakaq, civilėt e armatosur kishin filluar tė dremisnin pranė zjarrit tė mbėshtetur te supet e njėri-tjetri. Ndėrkohė plaka me tė birin dhe nusen e tij, e coptuan dhinė dhe e futėn tė ziej nė kazanin e larjes sė teshave. Shoqėruesit kishin me vete njė orė tavoline, me zilen e sė cilės ndėrrohej ēdo gjysmė ore personi qė ruante pėrjashta. Afėr mėngjesit, plaka shpėrveshi mėngėt dhe duke i nxjerrė copat e mishit tė zier nga kazani me njė mashė zjarri, i lėshonte direkt mbi sofėr. Tė panjohurit hėngrėn me mjaft nxitim dhe para se tė agonte, u larguan pėrfundimisht. Udhėtimi i tyre drejt Jugut, ishte vėshtirėsuar tashmė jo vetėm nga bora, po edhe nga diarreja e mishit tė dhisė. Pak ditė pas largimit tė tyre nga pyjet e asaj zone, dikush nga barinjtė, qė i pikasi dhe u interesua ku kishin fjetur, e kallėzoi djalin e plakės te ēetat kundėrshtare dhe ata e kishin vrarė. Nusja pa fėmijė deri atėherė, u martua mė vonė nė fshatin pak mė tej.
Kaq ishte e vėrteta e parė e vjelur nga vet goja e plakės Sėrma.
Dhe ja, e vėrteta e dytė:
E mikluar nga buja e madhe qė i bėhej, si nėnė Sėrmaja, qė hapi gjinė pėr prijėsin e vendit, plakės iu tek njė ditė tė nisej pėr tė takuar "Djalin" te blloku i udhėheqėsve nė Tiranė. Pas vonesave tė gjata identifikuese dhe procedurave strikte, nėse “djali” e pranonte “nėnėn”, plakės malėsore ia hoqėn teshat qė binin erė dhi dhe e futėn nė dush. Mandej i veshėn njė palė ndėrresa mė tė pėrshtatshme dhe e ēuan nė hollin, ku pas njėzetepesė vjetėsh do tė takohej me "tė birin " e panjohur.
Ndėrsa priste me kėrshėri ballafaqimin me "Djalin", krejt e fundosur nė njė kolltuk tė butė, ajo nxorri pipėn e saj tė gjatė dhe ndezi njė cigare nga paketa sipėr tryezės sė mesit. Nė atė pozicion e fotografuan edhe reporterėt e bllokut, qė fiksuan takimin e udhėheqėsit me popullin e thjeshtė. "Djali" e pėrshėndeti me atė pėrzemėrsinė e stampuar nė fytyrėn e tij dhe pasi nxorri jashtė reporterėt e pyeti:
-Po si je moj, nėnė Sėrma, se na mori malli ?
Plaka e kundroi me vėrejtje dhe pasi nuk gjeti nė fytyrėn e tij asnjė shėmbėllim me njerėzit qė i kishin shkuar atė natė tė largėt nė kasolle, ia ktheu:
-Ja erdha, or ti, bir, se desha me tė pa i herė, a ti ishe ai qė erdhe atė dimėr si lugat nė mes tė natės. Desha me tė pa, se prej teje ma kanė vra djalin ata tė mallkuemit... Ata tė partisė atje mė kanė thanė, s'ka gajle se ta kanė vra, ti djalė ke Komandantin... Thashė me e provue nji herė, mė pranon tė rri si nanė kėtu nė shtėpinė tande, apo...
-Tė pranoj, posi... Qėndro nja dy ditė dhe ēapu prapė nė fshat, se kėtu mėrzitesh!
-Jo, jo, nuk mėrzitem, due me ndejt tek ti, se aty s'kam ēa me hangėr...
Djali qeshi padashur me njė farė pengu nė zėrin e tij dhe mandej e pyeti:
-Pse, nuk tė japin bukė atje nė fshat ?
Plaka ishte pėrtypur njė ēast me mėdyshje, t'ia tregonte tė vėrtetėn apo jo.
-A do drejt ti?...
-Mė trego tė vėrtetėn pėr ēdo gjė atje, se unė nuk ia them asnjėrit ato qė do mė thuash!
-Ehu, na po vdesim pėr bukė, or bir. Dymbėdhjetė kile misėr pėr frymė nė muaj na japin, kur shkojmė e presim nja dy-tri ditė anej poshtė nga grumbullimi i rrethit.
"Djali" i madh ishte prishur disi nė fytyrė dhe pasi u pėrcuall pakėz, e pyeti sėrish.
-Po pse, nuk prodhon fare misėr kooperativa juaj?
-Diēka pėr ata qė punojnė, sa me majt frymėn gjallė pėr pak muaj. Po edhe nuk punojnė, se s'ka tokė tė bollshme ku me punue...
-Kanė urdhėrin tim tė hapin toka tė reja, tė mbjellin e tė shtojnė prodhimin e bukės...
-Ku me e hap tokėn e re, pėrmi Gurin e Madh? A e ke pa ti si asht veni aty ke ne?
-Po, po, e kam parė, po kryetari i kooperativės tuaj duhet tė bėj taracime e tė krijojė tokė buke...
Plaka kishte qeshur njė grimė me qesėndi dhe kishte thithur pipėn.
-Kryetari nuk e ka menjen aty...
-Ku e ka? -ishte habitur "Djali"
-Te ai llafi... -tha plaka duke qeshur mė fort.
-Te cili llaf, se nuk po tė kuptoj?…
-E ka menjen t'u kėrcej pėrsipėr grave tė katunit. I merr me radhė si gjeli pulat e furrikut.
I madhi i vendit kishte qeshur padashur me sinqeritetin e zhveshur lakuriq tė kėsaj plake malėsore.
-Pse kaq i tmerrshėm qėnka ky kryetari juaj? - filloi tė bėjė humor.
-Mėzat i patredhur. Ha, pi raki qyl, bėn atė llafin nėpėr mullarėt e katunit, e kurrgja tjetėr s'din ai rob.- vazhdoi tė qeshte plaka.
-Po, nuk ia mbledhin ata tė kėshillit aty?
-Kush t'ia mbledhi? Kryetari kėshillit ėshtė daha ma qivaē prej tij. Ai s'pyet as pėr gratė me barrė, si Seforja, Tafilorja e Isakorja, qė pranuan tė shtrihen nė zyrėn e tij si lopėt, pėr me hy nė listėn e ndihmės sė bereqetit.
“Djali” i madh qeshi trishtueshėm dhe vuri dorėn mbi ballė. Atė ēast kishte hyrė te holli gruaja e tij hijerėndė. Ky e kishte prezantuar te plaka me pyetjen:
-Po kjo gruaja ime, si tė duket, moj nėnė Sėrma?
Plaka e kishte vėrejtur njė copė herė me kujdes dhe mė pas kishte thėnė:
-Pse, vetėm kėtė grua ke ti, mor bir?
-Vetėm kėtė.
-Ti je mret i Shqipnisė, duhet me pas nji stan me gra...
-Nuk mė lejohet. - kishte qeshur ai dhe gruaja e tij njėherazi.
-Jo, jo, ē'a je tue thanė, bre, ti duhet me e marrė edhe nji grue tjetėr se s'ban!…
-Po, kėtė qė kam ē'ta bėj? Ta ndaj? -kishte qeshur "Djali", duke shikuar nga e shoqja me kėrshėri.
-Jo, pėr ta nda, se duket gru e mirė dhe ashtė gjynah nga zoti, po mbaje pėr hyzmet e merr njė tė re si kumull, pėr qejf e pėr lezet!
Pas shumė kėrēepėve tė tillė qė nxirrte nga goja plaka qyfyremadhe, "Djali" e bėri gati pėr udhė. Urdhėroi t’i japin nga tri kile sheqer, makarona, oriz nė qeska tė lidhura mirė dhe e nisi pėr nė komitetin e partisė tė rrethit me njė xhips ushtarak tė gardės. Oficeri shoqėrues la te sekretari i parė edhe njė porosi me shkrim.
Kryetari i kooperativės dhe kryetari kėshillit tė fshatit u thirrėn nė rreth me urgjencė. Dhe kur u kthyen sėrish nė bazė tėrė hundė e buzė, i thanė nėnė Sėrmasė, tė mos nisej asnjėherė tjetėr pėr tė dalė nga fshati pa lejen e tyre. Sepse ata pėrgjigjeshin me kokė pėr atė kokėn e saj tė pagdhendur.
Dy javė mė pas u bė festa e Labinotit. Bashkė me fshatarėt e zonės kishte shkuar tė festonte krijimin e Shtabit tė Pėrgjithshėm edhe nėnė Sėrmaja. Teksa ndodhej nė rreshtat e parė me veteranėt e luftės, ajo kishte parė "Djalin" e madh nė tribunė dhe i kishte thirrur nė emėr me plotė zėrin. Por s’mori asnjė pėrgjigje.
Pasi mbaruan fjalimet e rastit, nėnė Sėrmaja kishte rendur pas tribunės, ku ndodhej atė ēast "Djali". Ai e pa tek po u lutej oficerėve qė e pengonin dhe u tha ta lejonin.
-Ke ndonjė hall, qė mė thirre nga poshtė? -e kishte pyetur ai.
-Or, bir, mė gjet belaja...S'ka kėrkund nga ato qeskat qė mė fale ti mue, e mė vijnė ata shejtanėt e vegjėl tė katunit e mė hanė sheqerin. Po ban si tė bash e mė dėrgo njė dryn, tė myll sėndukun ! -i qe lutur ajo.
Pastaj plaka Sėrma nuk kishte arritur tė dėgjonte shpėrthimin e sė qeshurės sė tij dhe tė shpurės qė e shoqėronte. Se e kishin tėrhequr menjėherė pėr krahėsh dy veteranė tė zonės, tė cilėve u pati shpėtuar nga duart.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA