Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Dashuria e akrepave

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

DASHURIA E AKREPĖVE

Mbrėmja kishte shpėrndarė karafilė tė ndritshėm mbi majat e mprehta tė shkėmbinjve alpin. Gjoni i Markgjekajve me shtatin e hollė prej plepi e me fytyrėn e ēngjyrosur si guri, ishte ēuar nė kėmbė tė puthej me nusen pėr herė tė fundit. Dana e Kolbibajve kishte mbėshtetur kryet mbi gjoksin e tij dhe sytė larush i notonin nėpėr lot.
-Si po ndahena pa u mbush java e dasmės, or Gjon, as vet s’po e di ? –murmuriti ajo me zė trishtimi.
Ai i ngriti kryet, i fshiu lotėt me mollzėn e gishtit tė madh dhe ia puthi buzėt e kuqe me afsh tė nxehtė njė grimė herė tė gjatė.
-A nuk kena thanė, se po ndahena pėr me jetue? -ia ktheu Gjoni pasi u mbush me frymė dhe e puthi sėrish.
-Po, por si kena me jetue pa njani-tjetrin, ti mbrena nė shkamb e unė e vetme nėn jorgan?
-Mos u trishto, moj zemėr, se s’dihet ē’ka ban zoti e na bashkon shpejt...
-Ē’ka me ba zoti, veē me i shue tė tanė burrat e atij fisi, pėr me jetue na tė dy si burrė e grue!...
Gjoni u bind, se nusja e kishte tepėr tė vėshtirė tė shkėputej prej tij atė natė, por nuk mund zgjatej mė tej. Ai u pėrkul, mori trastėn e leshtė, ku kishte vėnė litarin e mbledhur kutullaē bashkė me qeskėn rrėshirės sė pishės dhe e hodhi mbi sup.
Kur pa qė ai u gatit pėr tė ikur, Dana iu ngjit sėrish.
-Gjon, ke me ra prej shkambit tė Currit, e unė duhet me u hudh prej nji shkambi tjetėr, me i dhanė fund jetės!...
-Mos ki merak, moj zemėr, se kam ba prova me rrėshinė. Kamba e dora ngjiten mbas gurit e s’ban vaki me rrėshkit. Po ti ban si tė kam porosit...
Gjoni u pėrshėndet edhe me tė ėmėn plakė te dhoma e zjarrit dhe u nis me njė peng tė rėndė nė gjoks. Atėherė Dana shkoi e ra pėrmbys mbi krevatin e martesės, duke i rimbushur me lot ata sytė e saj si guralec zalli tė shkruar.
Shkėmbi i Currit i ngjante njė pllake mermeri gjigande, tė thyer nga tė gjitha anėt, me pėrmasa disa qindra metra katror. Sipėrfaqja ēuditėrisht e lėmuar e kėtij shkėmbi ngrihej pjerrtas me qiellin dhe shkėlqente plot reflekse, ditėn nga dielli dhe natėn nga hėna. Askush nuk kishte arritur tė ngjitej nga anėt e tij aq tė larta e tė prera si me thikė. Por edhe sikur tė ngjitej, nuk mund tė qėndronte kurrėsesi nė atė pjerrėsi me lėmim natyror tė mermertė.
Gjoni kishte vendosur tė bėnte pėrēapjen e parė, pasi kishte diktuar nga faqja e malit pėrballė njė guvė tė thellė afėr mesit tė shkėmbit dhe njė shkurre gjelbėroshe tė mbirė te hyrja e saj. Ai e kishte lodhur trurin mjaft, por nuk kishte gjetur asnjė zgjidhje tjetėr, pėr t’i shpėtuar plumbit tė armikut tė tij tė kobshėm, qė kėrkonte ta linte kullėn e Markgjekajve pa burrė pushke e ta shuante krejt fisin. Vėllai i madh kishte vdekur pak kohė pas gjakmarrjes dhe tani radhėn e kishte vetėm ai, i mbeturi vetėm. U martua shpejt, me shpresė tė linte prapa njė mashkull pėr tė zgjatur degėn e fisit. Por ja, bijtė e hasmit e kishin ndjekur dhe pėrgjuar gjithandej, pa arritur mirė tė mbillte nė barkun e sheshtė tė Danės sylarushe djalin qė duhej tė linte prapa.
Po afrohej mesnata, kur ai shkoi fshehtas te vendi i zgjedhur nė skajin e shkėmbit. Hoqi opingat, leu shputat e kėmbėve me rrėshirė, mė pas duart dhe filloi ngjitjen kėmbadoras. Tė katėr gjymtyrėt i kishte kthyer nė kthetra tė mprehta dhe po i drejtohej pjerrėsisė qiellore i ngakuar me trastėn e litarit dhe pushkėn mbi shpinė. Ishte njė pėrpjekje tepėr e lodhshme dhe tejet e rrezikshme. Por pas njė mundimi tė gjatė, Gjoni me trupin e lehtė e tė shkathėt si shqarthi, arriti tė ngjitet mbi sipėrfaqen anėsore tė rrasės sė lėmuar. Teksa u ēlodh njė copė herė, duke dihatur i djersitur, vėshtroi poshtė me kujdes. Nėn ndriēimin e dobėt tė hėnės, ai dalloi, se lartėsia aty duhet tė ishte afro pesėdhjetė metra. Pothuaj e mjaftueshme pėr tė lėshuar litarin, me tė cilin do tė ushqehej gjatė kohės sė ngujimit nė atė shkėmb. Pastaj sėrish kėmbadoras u nis drejt shkurres qė nxinte te hyrja e shpellės. Me aq sa e ndihmonte hėna, ai vuri re, se shpella ishte nja tri metra e thellė dhe e mbushur me gurė e gjethishte tė grumbulluara nga rrėshqitjet e rreshjeve nė mote. Kuturisi tė mos futej brėnda qysh atė natė, pėr t’u shmangur nga kafshimi i ndonjė gjarpėri. Qėndroi te hyrja, dhe u kthye nė shpinė, pėr ta pritur agun e ditės tjetėr, duke numuruar yjet pafund, qė ēuditėrisht nga ai pozicion dukeshin mė tė mėdhenj e mė tė qartė.
Gjatė atyre pak orėve pa gjumė, ai mendoi vetėm pėr Danėn. Kishte zgjedhur nuse tė bukur, shumė tė dashur dhe tė urtė. Trupi i saj i bardhė, si i bėrė prej llokumi tė lyer me mjalt, e kishte magjepsur. Por ē’e do, nuk kishte pasur fat ta shijonte atė ėmbėlsi femėrore, deri sa tė shuante urinė e beqarnisė, si tė gjithė tė sapomartuarit e tjerė. Megjithatė, tani meraku i tij i madh kishte tė bėnte kryesisht me enigmėn, nėse kishte arritur brėnda gjashtė netėve tė mbillte nė vazon e saj aq magjepsėse, filizin e vet tė ardhshėm...Nėse jo, ai do tė mbetej krejt i dėshpėruar, qė gjakmarrėsit nuk i lanė kohė as pėr tė bėrė muajin e mjaltit.
Sapo filloi zbardhėllimi i qiellit, ai u fut prapa shkurres gjethedėndur dhe priti daljen e diellit, pėr tė sqaruar mirė pamjen e brėndshme tė shpellės. Ishte paksa e pjerrėt nga thellėsia dhe pa lagėshtirė. Mesa dukej, i kullonte ujrat nė ndonjė ēarje tė brėndshme, tė mbuluar nga gurishtet. Gjithēka ishte njė fat i mirė pėr zgjatjen e jetės sė tij nė atė vend tė maskuar mrekullisht dhe krejt tė sigurt. “Mesa po shof, Zoti, qoftė lėvdue, tash paska fillue me mė shique me tė dy sytė ! ”, mendoi i gazmuar.
Fjeti gjithė ditėn krejt i uritur dhe nata e dytė erdhi shpejt. Nė kohėn e paracaktuar shkoi te vendi i ngjitjes dhe lėshoi litarin. Dy qenie tė zeza, tė vogla sa grushti, lėvizėn aty poshtė nė fundin e errėt. Priti derisa Dana e tij e dashur bashkė me nanėn e shtrenjtė lidhėn nė fund tė litarit tri herė me radhė, trastėn me ushqime, bucelėn e ujit dhe velenxėn e madhe, me tė cilėn do tė mbėshtillej pėr tė fjetur.
Kėsisoj filloi edhe numėrimi i ditnetėve tė gjata tė vetmisė sė ngujimit. Qiell blu, re bredharake, diell verbues, shi kėrcimtar dhe asgjė tjetėr nuk e ndėrpriste mbėshtjelljen e lėmshit tė mendimeve tė tij, qė sa vinte rritej e zmadhohej. Pas njė muaji gjeti njė gur tė sheshtė dhe me majėn e thikės, gėrvishti mesazhin e parė pėr Danėn: “Zemėr, a ka gja nė tė fshehtėn tande?“ Dhe pas tri netėsh, bashkė me ushqimet ishte edhe letra e shkruar: ”Gjon, o shpirti i em, nuk di ēka po ban zoti me mue, po deri tash kurrgja... Mė ka marrė malli, sa jam gati me u kthye nė zog, po ē’e do se asht e pamundun. Ah, kur ka me ardhė ajo ditė me u bashkue prapė na tė dy! “
Letra e bėri Gjonin tė vrasė mendjen gjatė. Zbritja e tij pėr tė shkuar ndonjė natė nė shtėpi, jo vetėm do tė ishte e rrezikshme, por edhe tejet e vėshtirė. Litari nuk mjaftonte tė kacavirej me tė, duke e lidhur diku te shpella. Vend tjetėr pėr ta ngecur nuk kishte nė atė pjerrėsi tė lėmuar. Veē kėsaj, pushkėn dhe gjithēka i duhej kurdoherė me vete, tani i kishte aty. Vetėm Dana i mungonte aq shumė. Dhe sė fundi e gjeti zgjidhjen! Nė gurin e herės tjetėr i gėrvishti Danės: “Lidhu fort pėr mesi dhe mbahu te litari, kam me tė marrė pėrpjetė !”
Dhe ja, ajo natė e lumnueshme erdhi. Dana lėshoi rrėzė shkėmbit sinjalin e pėrhershėm, duke bėrė si qyqe: Ku-ku-ku!... O zot, ē’ishte ai thesar i paēmuar qė filloi tė afrohej te duart e tij, duke e tėrhequr si nga fundi i njė pusi tė thellė! Dana e bukur, po shkėlqente atė natė mė tepėr se tė gjithė rruzujt qė i vėrtiteshin qiellit. Hynė menjėherė brėnda shpellės dhe u shkrinė tė dy nė njė rrungajė puthjesh, shtrėngimesh e dyndjesh, sikur donin tė futeshin pėrbrėnda trupit tė njėri-tjetrit. Njė ekstazė njerėzore si ajo, brėnda njė foleje guri tė tillė, ndoshta nuk ishte pėrsėritur nė ato anė qysh nga Epoka e Gurit.
Teksa ndaluan njė ēast, tė mbushin me ajėr mushkritė e lodhura, Gjoni i tha nuses sė vet:
-Kam pa dy akrepė, mashkull e femėn si po ēiftoheshin sipėr njė shkambi tė thepisun e jam habit. Atė gja kemi ba edhe ne tė dy sonte. Jemi dashunue si akrepėt. Edhe na tė dy jena akrepė qė e bajmė dashuninė sipėr shkambit tė Currit... -u shpreh me njė gufim plot kėnaqėsi tė lėshuar nga gjoksi i tij.
-Po ne nuk pickojmė kėrkend, si akrepat...- tha ajo me atė zė tė ngrohtė qė lėshohej direkt nė gojėn e tij, sikur tė ishte rrėke mjalti.
-Ani, se ne nuk pickojmė, e nuk kemi as helm tė vdesim tjetėrkėnd, madje as akrepėt qė tuten me na helmue jetėn, por jena akrepėt e dashunisė. Prandaj kemi hy nė kėtė shpellė shkambi, me kursye edhe jetėn e atyne qė duan vdekjen tonė...
Dy net e dy ditė, trupat e tyre mbetėn tė kredhur nė zemėr tė shkėmbit, si dy binjakė siamezė tė ngjitur te barku. Natėn e tretė, kur nana solli ushqimin, Gjoni e zbriti Danėn, duke e lėshuar litarin pak nga pak, fare ngadalė e me mjaft kujdes. Me shpresėn e madhe, se tashmė tek ajo duhej tė ishte ngjizur filizi i tyre i shumėpritur.
Pas nėntė muajve Dana lindi vajzė. Gjoni u gėzua, por brenga e trashėgimtarit tė pushkės, nuk iu hoq nga shpirti. Nusja u ngjit edhe disa herė tė tjera nė shkėmb dhe vitin e tretė bėri djalė. Plaka i vuri emrin e tij.
Gjat tre vjetėve tė ngujimit, Gjoni ishte bėrė njėsh me shpellėn, trup e shpirt. Nėpėr degėt gjelbėroshe tė shkurres dilte tyta e pushkės sė tij qė pėrgjonte poshtė, nga oborri i kullės pėr tė mbrojtur gruan dhe shtėpinė, qė donin t’ia digjnin. Plumbat qė u dėrgonte nga ajo guvė e padukshme, dukej sikur ua dėrgonte vet qielli i zemėruar. Sepse rrasa e lartė, qė i lindte krismat nga barku i saj, i pėrcillte sė pari drejt qiellit. Pastaj lugina e mbyllur nga tė katėr anėt me shkrepa, i shpėrndante nė formė jehonash. Dhe askush nuk mund ta merrte me mend, se nė atė faqe shkėmbore, qė shkėlqente si pasqyrė, gjėndej njė guvė. Aq mė pak tė mendonte, se mund tė ngjitej njeriu nė atė pjerrėsi tė llahtarshme.
Pikėrisht nė vjeshtėn e vitit tė tretė, Gjoni mjekėrrosh dėgjoi nga thellėsia e shpellės krisma armėsh tė zgjatura. Dana i shkroi: “Ka plasun lufta me tė huejt dhe djemtė e katundit kanė dalė nė mal me luftue.” Ai zbriti menjėherė, shkoi nė kullė dhe qėndroi vetėm dy net. Tė nesėrmen herėt iu ngjit malit pėr tė takuar shokėt. Nė batalion, ndryshe nga ē’priste, gjeti edhe djalin e hasmit. Por aty i bindėn tė pajtohen dhe pėrfundimisht i falėn gjakun njėri-tjetrit.
Pas luftės, Dana sylarushe bėri edhe dy djem tė tjerė binjakė, duke i zėvendėsuar tė tre burrat e fisit Markgjekaj tė vdekur nga gjakmarrja. Dhe njėherėsh bėri fakt vlerėsimin absolut, se mitra e gruas ėshtė i vetmi antiplumb pėr shpėtimin e fisit nga shuarja e plotė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA