Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Abeshi qeras pa para

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

ABESHI QERAS PA PARA

Nė qytetin tonė, njė karrocier u bė i njohur nga tė gjithė me portretin e tij tė veēantė dhe me njė ngjarje qė i bėri tė tėrė tė qeshin e ta mbajnė nė gojė.
Abeshi ishte njė burrė qė po u afrohej tė gjashtėdhjetave, me fytyrė tė gjerė, tė zeshkėt, shpesh tė parruar e me flokė tė thinjur si shkurre. Kishte njė palė mustaqe tė trasha si dy fshesa qė i shkonin deri afėr veshėve. Kur ulej nė pupėn e tij tė karrocės sė plehrave tė komunales, vinte mbi krye njė borsalinė tė brejtur, tėrė vrima. Zėri i tij i trashė dhe pak i ngjirur i bėnte qytetarėt tė kthenin kryet, sa herė i thėriste kalit kuqalash: "Ec, kuqo, ec pėr kokėn tėnde !" Nuk mbante fshikull nė dorė, sepse vet zėri i tij ishte mjaft fshikullues pėr kalin qė i bindej miqėsisht.
Abeshi kishte gjashtė fėmijė dhe kur bėri tė shtatin, ftoi mikun e tij tė ngushtė Balilin, ta qeraste. Ky ishte karrocieri qė transportonte pleherat e lagjes tjetėr. Ndryshe nga Abeshi, ai kishte njė trup tė hollė e tė thatė, me ca flokė tė ngritur pėrpjetė si iriq dhe ishte pothuajse moshatar me tė. Kur i shihje bashkė, dukeshin si Steni me Olion.
-Ku paske rėnė nė para sot, mre Abesh? -e pyeti Balili me habi.
-Pėr perėndi, s’kam asnjė kacidhe nė xhep, po do tė tė qeras, se kam gėzim. -i tha Abeshi duke e bėrė tonalitetin e zėrit mė bas nga ē'e kishte.
-Do prishėsh veresie nga paratė e fėmilėve?
-Mos fol qesim, mre Balo, tė kam thėnė, bukėn e ēilimijve, nuk e pi raki unė, se mė vret zoti. Sidomos tani qė mė doli edhe i shtati djalė, pas tri vajzave e tre djemve.
Balili qė kishte njė fėmijė dhe pėr shkak tė varfėrisė nuk vendoste pėr tė dytin, iu kthye me ton kėshillues:
-Si shumė bėre, mre Abesh vėllai, mjaft mė, se le nam!
-Nuk i bėj unė, mre Balo, i bėn perėndia...
-Shko i pirė ti, hypja Validesė dhe i bėn perėndia! - qeshi shtrembėr Balili. –Mendohu, mre, se tė rritėsh njė fėmilė derisa ta bėsh burrė, duhen aq para sa tė bėsh njė shtėpi.
-Mirė e ke ti, po kur shkon burri te gruaja nxjerr vetėm kalemin e koqeve, jo atė tė hesapeve! - qeshi Abeshi dhe u nisėn drejt pijetores "Guvio".
Era e kukurecit taze dhe tymi qė pėrhapej deri jashtė, i bėri tė dy karrocierėt tė mbushin mushkritė nga kėnaqėsia. Gjetėn njė tryezė bosh afėr derės dhe u rehatuan.
Kamerier Spiroja u shkoi nė ēast.
-Hė, ē'do merrni?
-Mos u rrėmbe, mre Pilo, qė s’tė durohet hiē! Presim njė mik, kur tė vijė ai, hajde. Shko tani pėrmiru prapa dyqanit dhe na ler rehat, se do e marrėsh bakshishin! - ia veshi si me tė qeshur Abeshi.
Balili e kundroi me habi.
-Hovardar i madh je, po kė ke ftuar tjetėr?
-Nuk kam ftuar njeri, pres atė qė do paguaj tė pirat tona?
-Kush ėshtė ai dorxhihar, mre Abesh?
-Nuk e njoh. Kur ta gjej, do tė ta them.
Balili shqeu sytė mbi tė dhe dyshoi mos tallej.
-Ore biēimsėz, pėr tė tallur bolet me mua mė solle kėtu? Akoma kėrkon tė ma shkosh ujin poshtė rrogozit!...
-Pse e nxjerr maēokun nga thesi pėrpara kohe, mre Balo? Me shpresė tė allahut do pijmė sot e do bėhemi karroqe, se djali mė ka gėzuar shumė. Po ti hap sytė, nė fund nxirr portofolin e bėj sikur do paguash...
-Mos mė luaj nga fiqiri, se ma shkėrmoqe trurin me kėto pushtllėqe, po thuamė ē'tė bluan ajo kokė gjithė lesh, qė ma ke sa tė ariut ?...
-Bėj si tė thashė dhe mbylle atė derė haleje!
-Po e kam portofolin bosh, mre Abesh...
-E di, po ti nxirre, vetėm nxirre e mos dėrdėllit!
-Eh, or njeri, ē'na solle kot sot nė mejhane, tė na ēahet hunda nga era e rakisė e tė na tėrbohet plėnci nga tymi i kukurecit...Dele s’ke e thua do mbjelėsh qumėsht!- psherėtiu Balili.
-Pusho, se ja, erdhi njė qė mė duket dorxhihar... -i tha Abeshi me nxitim dhe ia qepi sytė njė burri mbi tė tridhjetat qė hyri nė pijetore. Dukej qė s'ishte nga qyteti.
Sapo i panjohuri bėri tė kalojė para tryezės sė tyre, Abeshi u ēua nė kėmbė dhe i zgjati dorėn:
-Pa ēish je, mre mik vėllai? Si tė ka lakua ty, a mė je mirė?...
-Faleminderit, - tha i panjohuri dhe mblodhi supet me habi.
-Pah, sa i ngjan babait, more djalė, sa i ngjan, sikur tė ka nxjerrė nga hundėt!- ia bėri Abeshi duke ia shtrėnguar dorėn me tė dy duart.
I panjohuri kishte mbetur i kontraktuar e me vėshtrim hetues.
-Cili je ti? - pyeti pas pak.
-Nuk mė njeh ti, po tė njoh unė. Rron ytat, mre, rron?
-Jo.
-Rahmet pastė, po kur vdiq? -bėri sikur u ēudit Abeshi.
I panjohuri u mėdysh pėr tė dhėnė shpjegime, por kur pa vėshtrimin ngultas nė pritje tė tjetrit, iu pėrgjigj me atė zėrin ultas qė pėrdoret kur flitet pėr tė vdekurit:
-Kur isha i vogėl mora vesh, se vdiq pas luftės nga plagėt...
Abeshi u mbush me frymė dhe i dha fytyrės njė shprehje keqardhėse tė tillė, sikur iu kėput shpirti.
-Eh, ē'mė the, mre djalė, ē'mė godite bashin e zemrės me potkua kali. Ne u ndamė me tėt at pa mbaruar lufta. Unė shkova nė batalion tjetėr dhe e kam ditur, se ai mbeti gjallė. -i tha Abeshi dhe u kthye nga Balili: - Eh, ē'baba trim ka patur ky, more Balo, ē’baba trim !... Babai i kėtij i griu gjermanėt me mitroloz sipėr kalit... -dhe iu kthye tė panjohurit: -Tė ka lėnė ēilimi, po ulu, ulu, tė tė mollois ēudirat qė ka bėrė ytat! Vallahi, bilahi, ēudira qė tė luan tepeleku i kokės po t'i dish…
I panjohuri u ul instiktivsht dhe po e kundronte me interes tė dukshėm drejt nė sytė e murrmė.
-Qė the ti, mik vėllai... -ia filloi karrocieri, por atė ēast u shfaq kamerieri, qė kishte parė personin e tretė qė prisnin. Abeshi porositi menjėherė: - Tri dopjo raki, tri racione kukurec dhe njė tas me skordhan gjize.
Balili u mek dhe shtrėngoi dhėmbėt, duke mos ia ndarė sytė fytyrės sė Abeshit tė kreshpėruar nga gjallėrimi i papritur.
-Qė the ti, mik vėllai, ishim tė rrethuar nė gropėn e njė bokėrrime tė keqe nga gjermanėt, qė zunė tė na afrohen me helmeta nė kokė, serbes, serbes e me automatikė nė brez. Nuk kishim nga ia mbanim. Tamam si peshqit nė rrjetė. Asnjėri nga ne s'bėhej pėr burrė tė shtinte, se e dinim qė do ishim tė palosur, sa tė kėrciste plumbi i parė. Do ti, atė dekikė, ytat pikasi njė kalė kuqalash qė kulloste prapa krahėve tanė. Shkoi zvarrė, zvarrė me mitrolozin e lehtė nė duar dhe ia hipi kalit. I bėrtiti njė herė sa u tund mali: "Ec kuqo, ec pėr kokėn tėnde!" dhe kali u nis pėrpara si vetėtimė. Kali ėrr e ėrr, e mitrolozi, gėrr e gėrr... I griu gjermanėt, i griu pėr perėndi, me mitroloz sipėr kalit. Fluturonte e lėshonte flakė si azhdėrha, i bėri fėrtele gjermanėt, fėrtele po tė them, ore... Na pataksi tė gjithėve e na shpėtoi nga vdekja pėr qime. Ja, ai ishte ytat, gjunah qė ti s’e ke njohur fare!...
Kamerieri solli porositė dhe Abashi ngriti gotėn me urimin e parė, duke iu drejtuar tė panjohurit:
-Tė rrosh vet me gjithė ē'ke, dhe mos vdektė kurrė emri i tėt eti ! Ma kujto pak, se jam currufiasur e i pėrziej emrat!
-Asllan.
-Eh,- dhe i ra kokės me grusht, -Asllan e kapedan i thėrrisnim ne atij, kapedan qoftė edhe nė atė botė e i ndritė shpirti atje ku ėshtė!
Sakaq i panjohuri filloi tė ēelet nga fytyra dhe e ndiqte Abeshin me mjaft kuriozitet, pėr tė mėsuar gjithēka dinte nga e kaluara e tė atit.
Abeshi e kapi kamerierin pėr krahu, teksa kalonte ndanė tyre dhe i tha ta pėrsėriste edhe njė herė porosinė e parė. Balili po tkurrej pėrbrėnda lėkurės sė tij dhe shqyente sytė pa lėshuar asnjė fjalė.
Pasi kishin pirė mirė dhe Abeshi kėputi plot broēkulla lufte tė tjera, kamerieri Spiro erdhi papritur, se ndėrronte turnin. Atėherė Abeshi i shkeli kėmbėn Balilit dhe ky duke u dridhur nxorri portofolin gjoja pėr tė paguar.
-Pa ēish bėn, mre Balo mavria, ti kėrkon tė paguash?… Po tė ishte pėr tė paguar, paguaja vet, po tė lė ky tė paguash? Ku tė lė ky tė paguash? Kėtij i thonė i biri i Asllan kapedanit, ky tė dhjet nė portofol!...
I panjohuri qeshi pakėz me kėtė shprehje tė Abeshit dhe u detyrua tė nxjerrė tufėn e parave pėr tė paguar.
-Pa shih, pa shih njė herė, mre Balo vrokollaku, si i ka palosur llapushkat ky! -iu shkreh sėrisht Abeshi shokut tė tij, -Tė thashė, mos na turpėro tė nxjerrėsh paratė, se ky nuk ta pėrton hiē fare, jo qė tė dhjet brėnda nė portofol, po ta bėn edhe xhepin nevojtore...
Pas dy dopjove, Abeshi i ardhur nė qejf ishte gati t'ia niste kėngės dhe tė porosiste tė tretėn. Por i panjohuri falėnderoi dhe doli, se kishte njė punė pėr tė mbaruar andej nga zyrat.
Sapo dolėn jashtė, Balilit nuk iu durua:
-Dhjakonar i llahtarisur paske qėnė! Sa bukur ia shkove ujin pėrposh rrogozit! Po nuk mė thua, mirė ia fute sa krahu me qerasjet, po pse e gėnjeve aq keq pėr babanė?...
-Ku merr vesh ti nga mėnēuritė e kėsaj dynjaje, mre Balo gdhėri ! Unė jam njeri i kėnduar. Bile pėr ca gjėra jam si biēim fillosofi...Ai mė mirė ta dijė babanė e tij trim, qė shtinte me perivoll mali kalit e t'ua molloisi fėmilėve bres pas brezi, se sa frikaē qė u plagos e i mbushi brekėt plot nga gjermani. -ia ktheu Abeshi dhe filloi tė mėrmėriste me hundė kėngėn e Ēelo Mezanit.
Teksa ecte ēakėrqejf, dhjetra palė sy kalimtarėsh e vėshtronin ngultazi atė portretin e tij tė pėrveēėm. Dhe ai i pėrshėndeste herė pas here, duke ngritur lehtė mbi krye borsalinėn e vet tė brejtur nga djersa e tharė nė vite. Dhe krekosej me njė e krenim tė tillė, sikur tė mos ishte karrocieri i plehrave, po kapiteni i ndonjė vapori tė madh.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA