Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Puno naten

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

PUNO NATĖN

Hetemi, me jakėn e bluzės tė shkopsitur e tė varur si veshė lepuri, kishte mėse dy orė qė priste para zyrės sė kryetarit tė kooperativės. I parruar, me flokėt tė shpupurisur e me sytė tė palarė nga nxitimi, ai qe ngulur para derės qysh nė orėt e para tė mėngjesit. Priste i heshtur, sa tė mbaronte ajo mbledhje, apo bisedė kuadrosh, qė s'kishte tė sosur. Aty brėnda ndodhej edhe brigadieri i gruas sė tij, zėri bubullues i tė cilit dallohej nga kėrcackat e shpeshta tė gazit.
Ishte pijanik e gruar i prapė brigadieri. Qeshte me gjėmim e zgėrdhihej kot sė koti, si me burrat, ashtu edhe me gratė e fshatit. Hetemit iu kujtuan atė ēast fjalėt e gruas sė tij, njė natė teksa ishin nė shtrat. Brigadieri i shtatėdhjetedy grave e kishte rregulluar nė fillim me atė mė kuēkėn e brigadės sė tij, me atė trupgjatėn e flokėlėshuarėn e Nazifit. Pastaj, si kishte mbaruar punė me tė, i kishte thėnė, " Mė gjej radhėn me tė tjerat!" Nuk donte tė lodhte gojėn e kėmbėt brigadieri pushtanik. Donte qė tė tjerat t'i shkonin vetė, si delet te kasapi. Dhe ajo e Nazifit ashtu kishte bėrė. I kishte thėnė shoqes sė saj tė ngushtė, "Ke radhėn!". Ajo qė nuk pranonte t'i shkonte brigadierit, pėrfundonte tė nesėrmen nė hapjen e kanaleve kullues, apo nė punė tė tjera tė rėnda. Vetėm kazmė, lopatė, shatė, bel. Punė raskapitėse, ku tė dilte shpirti e nuk plotėsoheshin kurrė pikėt e ditėve tė punės. Dhe kėsaj i thonin tė punoje pėr shpirtin e tė vdekurve. Tė ankohej... Te kush? Te shokėt e brigadierit? Tė ngjallte interesin e tė tjerėve? T'i hapej nami deri nė rreth?... Dhe kėshtu radha u lidh, deri te ajo mė e fundit e brigadės sė grave. Kur i kishte ardhur radha Hetemores sė tij, ajo qe pėrgjigjur, "Thuaju atyre tė rejave t'i shkojnė, unė jam gjashtėmuajshe me barrė pėr tė nėntin! " Kėshtu kishte shpėtuar pėr qime Hetemorja e tij, qė kishte lindur tetė, njėrin pas tjetrit, brėnda dhjetė vjetėve dhe prapė dukej e re, joshėse. Nga ky fakt i mbajtur sekret, pėr tė cilin e shoqja e kishte vėnė nė be, Hetemi ndjehej disi krenar nė raport me burrat e tjerė tė fshatit qė ishin zhyer me njollėn e turpit pas shpine dhe s'dinin gjė. Qysh nga ajo ditė, Hetemi i vėshtronte nga barku tė gjitha gratė e asaj brigade. Dhe kur i zinte syri shtatzani, thoshte me vete, po shtohet fshati ynė me ēunat e brigadierit... Fliste e qeshte me vete, se nuk ia mbante tė hapte fjalė pėr kuadrot. Kush mund tė duronte goditje nga lart, demaskime nė popull, gjyqe, dėnime. Jo, or babė, ē'mė duhet mua parmenda me tre qe. Pe gjė? S'pashė dhe hajt tungjatjeta...Thuaj shyqyr qė ka shpėtuar gruaja ime pa mbajtur nėntė muaj nė bark kokorroēin e atij qafėderrit dhe je i fituar... Tė paktėn edhe ai i nėnti, qė ka pėr tė dalė sė shpejti, ėshtė i imi, jo i atij brigadierit lapėrdhar. Tamam lapėrdhar, se pėrveē nderit, u kėrkonte grave edhe shishen e rakisė, ta linin te kamarja e odės, qė ta pinte bashkė me tė zotin e shtėpisė. Dashi me kėmborė i brigadės sė grave donte tė hynte edhe nė miqėsi tė ngushtė familjare me delet e tij. Po nejse, shyqyr qė ka shpėtuar gruaja ime!...
Nė kėto mendime e sipėr, u ēel dera dhe nga zyra e kryesisė dolėn njėri pas tjetrit, duke u shpėrndarė buzagaz e tė shkujdesur, tė gjithė ata qė ishin mbyllur aty nė njė nga ato mbledhjet e rutinės, qė fillonin pėr njė ēėshtje pesėminutėshe dhe mbaronin pas pesė orėsh. Hetemi ndoqi me sy tė ngarkuar plot urrejtje brigadierin kopuk dhe padashur pėshtyu anash. Pas pak doli edhe kryetari i koopertivės me xhaketėn prej mushamaje tė hedhur nė sup. Ai mbylli derėn me ēelės, i hodhi njė sy tė shpejtė Hetemit fytyrėvrerosur dhe u fut menjėherė nė zyrėn pėrbri, te llogaritarja e re bjonde, qė e kishte zgjedhur vet pėr atė karrige. Kur ai e shtyu derėn pas shpine, Hetemit zunė t'i merren mendtė e t'i duket ngrehina e gjatė e zyrave si njė kalė i drunjtė, qė sillej pėrqark nė lėmin ku ai qe ngulur si hu qysh nė agim. Tani duhej tė priste edhe ndonjė orė tjetėr.
Por, s'vonoi shumė dhe dera e llogaritares u hap rishtas. Fytyrėēelur e tėrė qejf, kryetari shtatlartė e flokėkaēurrel pėrqėndroi vėshtrimin qesėndisės pėrmbi tė.
-Hė, mo Hetem, ē'ke qė ma ke zėnė derėn pa gdhirė?
Hetemi kapėrdiu pėshtymėn dhe vuri buzėn nė gaz, si pėr t'iu pėrgjigjur gjendjes gazmore tė kryetarit, ndonse pėrbrėnda i qante shpirti.
-Ē'tė kem tjetėr, o shoku Kryetar, ti e di, kam fėmijėt pa bukė...
Kryetarit iu kujtua ankesa e gruas shtatzėnė tė kėtij kooperativisti dhe biseda e shkurtėr me tė. "Jam me njė krahė pune, se vet kam marrė lejen e lindjes pėr tė nėntin ". Unė ua kam fajin qė pillni ju nga njė batalion, i qe pėrgjigjur asaj. “I bėn zoti” ... Po, moj po, lėvrihuni ju natė pėr natė dhe i bėn zoti, kishte qeshur ai pėrballė derės sė llogarisė. " Epo, fundja, me burrin tim i kam ". Nuk hodha pėr diskutim kėtė anė tė ēėshtjes, po desha tė them, se nuk disponojmė fond ndihmash tė veēanta pėr familjet me shumė fėmijė, prandaj ju duhet t'i bėni vet hesapet para se tė shumėzoheni nė pėrmasa tė tilla...
-E di, o Hetem, e di, se m'u ankua edhe jot shoqe, po s'kam ē'tė tė jap. Tė ishte fund viti edhe mund tė bėja diēka. Tani pėr tani s'kam gjė prej gjėje, as nė magazinė, as nė arkė...
-Pėr pak ditė bėhem vet i njėmbėdhjetė, bre ...
-Para se tė filloni nga ato punėt e perėndisė, bėni njė bilanē kėtu te llogaria e kooperativės... -dhe u kthye nga dera e llogaritares e qeshi. - Ju edhe rracė kulufėsh tė kishit qėnė, nuk do kishit sulmuar kaq! Kėshtu si lakmoni ju, e disa tė tjerė si ju, na kini ulur pėrtokė jo vetėm efektivitetin e burrave nė punė, po edhe pjesėmarrjen e grave nė koperativė...
-Tallu, o kryetar, se e ke nė terezi, pse tė mos bėsh qyfyre ! Mua po mė lot mendja, si t'i ushqej tėrė ato gojė me kėto dy duar. - tha ai dhe tregoi shputat e argasura tėrė kallo.
Kryetari i hodhi njė sy zhbirues te duart, te koka e deri nė fund tė kėmbėve. Ishte edhe fizikisht pėr t'i qarė hallin. Tekefundit vėshtroi sytė e tij tė lėngėzuar dhe i erdhi vėrtetė keq pėr tė. Si t' ia bėnte? U mendua njė grimė, duke rrahur qepallat me vėshtrimin serioz tė lėshuar pėrtokė.
-Puno pak natėn! – i tha kryetari sė fundi me zė tė ulėt, duke u mbushur me frymė i lehtėsuar dhe hodhi xhaketėn prej meshinit nė sup e u nis pa zgjatur asnjė fjalė mė tej.
Hetemi mbeti aty si njė kėrcu i thatė, pa ditur e pa kuptuar asgjė nga ato fjalė. Njė trumcak nė fluturim kapi njė mizė para syve tė tij dhe bėri tutje. Njė kėrmill nxorri brirėt dhe zuri tė thithte pika vese mbi njė gjethe kilkaze.
-Ē'pret aty, o Temo? -dėgjoi befas zėrin e mikut tė tij, Rasimit, me tė cilin ishte komshi.
Hetemi bėri ca hapa tė menduar deri te rruga, ku ai e priste me gomarin ngarkuar me dru lisi.
-I thashė kryetarit pėr ndonjė ndihmė, po mė ēuditi, bre, me atė llaf qė me tha, "Puno pak natėn!" Ku tė punoj natėn, bre, ku ka punė natėn?…
Rasimi lėmoi njė grimė mustaqet dhe kroi kokėn e djersitur te rrethi kapeles, me njė shprehje paksa tė menduar. Pastaj buzėqeshi befas.
-Tė tha vidh. - foli shkoqur.
-Jo, jo, s'ka mundėsi, bre!
-Ja, pėr kėta sy, mė plaēin, nė s'ta ka thėnė me atė kuptim. Ai e di mirė qė tė tėrė po e xhvatin koperativėn. Vetėm ti i lemeris kalamajtė pėr bukėn e gojės.
-Nuk di, bre, ē’tė them e ē’tė bėj! -rėnkoi Hetemi me atė shprehjen e fytyrės sė vet prej hallemadhi.
-S'ke pse kėrkon ta dish kaq hollė, o Temo, po bėj siē tė tha!
-Po nuk vjedh dot, bre, s'e kam bėrė kurrė nė jetėn time... -u gjegj me njė zė tė pėrvuajtur, duke u ndarė me tė e duke marrė udhėn kokulur.
-Epo, vdis, pra, e shko te varret, po mos merr edhe fėmijėt pas vetes! - ia priti Rasimi nga pas shpine, duke i mėshuar gomarit me purtekėn e njomė.
Kur arriti nė shtėpi, Hetemi hyri menjėherė nė dhomėzėn e miqve, pa i rėnė nė sy gruas dhe fėmijėve tė uritur. U mblodh galiē nė njė cep tė minderit dhe mbylli sytė pėr t'u menduar nė vetmi. Zemra i rrihte dridhshėm dhe i shtrėngonte gjoksin si me pincė. "Qysh tė vjedh, bre? Si ta nxi faqen nė kėtė moshė? Si ta njollos shtėpinė e tė mė tregojnė me gisht? " Nė brendėsi tė vetes ndiente purtekat e turpit qė po ia kashaisnin shpirtin. " Epo, vdis, pra, e shko te varret, po mos merr edhe fėmijėt me vete!" Pak nga pak nėn membranat e mbyllura tė qepallave halli po i bėhej sa njė buall i madh, i zi, me brirė tė llahtarshėm. Ndėrsa vet po tkurrej nga ēasti nė ēast e zvogėlohej sa njė kec. Filloi t'i dhimbte koka tmerrėsisht. Veshėt po i buēisnin me gjėmimin e daulleve qė lajmėrojnė vdekje. Sytė iu lagėn dhe shtrėngoi dhėmbėt padashur. Pas njė vuajtjeje tė tillė tė gjatė, dėgjoi sėrish thirrjen e ēuditshme "Puno pak natėn!"... Hapi sytė dhe vėshtroi i ēmeritur rretherrotull mureve tė dhomės. Asgjė. Heshtje. Vetmi. Po, po, tha vendosmėrisht, duke fshirė jargėt nga buzėt, s'kam ē'bėj tjetėr, do punoj natėn, se nuk ia dal dot me punėn e ditės e me aq para sa marr prej saj... Dhe befas u ēua nė kėmbė e shkoi tė shihet te pasqyra e dollapit. Trupin e kishte nė pėrmasa tė rregullta. Por vuri re, se nė lėkurėn e ashpėr tė fytyrės sė tij nuk e kishte mė atė shtresėn e hollė tė nėnlėkurės, tė cilėn e ngjyroste gjaku i turpit.
Kėshtu, qysh atė natė, sapo u err mirė, Hetemi veshi njė palė ēizme tė pėrbaltura, vuri kasketėn nė kokė, mori thesin bosh dhe pasi kapėrxeu gjerdhet e parcelave me jonxhė, hyri nė arėn me fasule tė brigadės sė tretė.
Rretheqark kėndonin bulkthet dhe herė pas here mbi krye i fluturonin lakuriqėt e natės. Befas, nja dhjetė metra mė tutje, dikush dėgjoi gjurmėt e tij nė errėsirė dhe ia mbathi me vrap. Hetemit iu rrėnqeth shtati dhe pėr pak sa s’u pėrmor nė brekė. Priti disa ēaste duke ndjerė ngritje-uljet e pazakonshme tė mushkrive. Pastaj nga kureshtja u afrua ngadalė nė atė vend dhe sytė i shquan thesin e tjetrit tė mbushur pėr gjysmė. U mendua njė grimė. Deshi t'i thėrresė, pėr t'i thėnė, se nuk ishte roja, po hajdut, si puna e tij. Mirėpo me gjithė guximin qė i jepte thėnia e kryetarit, u tut se mos e dėgjonte ndonjė nga rojat qė silleshin nganjėherė arave natėn. Deshi ta zbrazė thesin e tjetrit te thesi i vet. Por i erdhi keq. Ai do kthehet, sapo tė mbaroj punė unė, Hetem hajduti, tha me njė ndjesi pėrbuzjeje pėr veten. Dhe aty pėr aty u pendua qė u vetfye. Epo fundja, mirė bėj, s'jam vetėm unė, qė vjedh. Tė tėrė e rjepin koperativėn. Mall i tė tėrėve dhe i askujt... E rjepin anėtarėt, e rjepin kuadrot, e rjep ca mė shumė edhe vet shteti. Ajo qė mbetet nė fund, ndahet sipas pikėve qė u do qejfi tė japin ata pikėrėnėt, brigadierėt. Sipas ditėve tė punėve tė pista qė kėrkojnė ata pushtanikėt e pijanikėt. Epo vidh, o Hetem, vidh, sa s'janė rritur ēunat e brigadierėve, tha duke nxituar duart mbi lėvezhgat e thata tė fasuleve. Vidh, se do vijė dita qė kopilėt e tyre tė zėnė kanaleve e divanėve tė zyrave, do batėrdisin tė gjitha arat e koperativės dhe ndėrmarrjet rretherrotull.. Ata s'kanė ē'bėhen tjetėr, veēse hajdutė. Po, po, hajdutė, kurvarė e krimnelė do bėhen, se s'ka burrė gruaje t'i bėhet baba, pėr t'i mėsuar zakonet e mira e tarbietet kopilit tė huaj, qė dallohet menjėherė nga fėmijėt e tij. Atė fėmijė ka pėr ta lėshuar si mall pa zot, se pėr tė bėrė tė pabėrėn, s'e bėn dot, as pėr gruan, as pėr pjellėn e mbajtur sekret prej saj... U prish bota, o Hetem, po vidh e mos ēaj kokėn. U prish mileti e mė keq do bėhet, do ēaprashitet i tėrė populli me kėtė farė tė keqe qė mbjellin brigadierėt, kryetarėt e sekretarėt e byrosė. Kur tė lulėzojė kjo fara e tyre e maskarallėkut, do shpėrthejė mė keq, jo vetėm hajdutllėku, po edhe harbutllėku. Ē'do presėsh tjetėr prej tyre, doēėr, bre, kopila tė rritur pa dashurinė e prindit, pa edukimin e familjes, pa kėshillimet e fesė, pa njerėzillėk. Kafshė fare, bre, kafshė me brirė e shkuar kafshės do bėhen... Shyqyr, o zot, qė m'u ndodh gruaja me barrė e s'mė polli njė xhibilet tė tillė... Se vėrtetė nuk do dija gjė nga goja e saj, po xhinsin tim do dija ta njihja menjėherė dhe mjerė shtėpia ime si do e rriste atė doē pa bėrė zė jashtė mureve, gjersa t'i jepja udhėt...Vidh, o Hetem, vidh, se fundja, vjedh me lejen e kryetarit. Kėshtu, tė paktėn, quhesh gjysmėhajdut...
Fluturimi i njė karkaleci tė pėrgjumur, qė iu duk nėpėr gishta si lėvezhgė fasulje, e largoi nga mendimet e trazuara pėr t'i hedhur njė sy thesit tė tejmbushur nga tė ngjeshurit me kėmbė. Pėrgjoi njė grimė rretheqark, dhe si nuk pikasi asnjė frymė njeriu, ia mbathi me ēapa tė lehtė pėr nė shtėpi.
Pas fasuleve erdhi koha e misrit, e patateve, e duhanit, e grurit, e pemėve dhe e tėrė tė mirave qė prodhonte toka. Dhe Hetemi pak nga pak ua mori dorėn tė tėrave. Thesi dilte netėve nga shtėpia i lehtė si pėndė dhe kthehej i rėndė, sa tė merrte frymėn. Kishte ndodhur qė, pėr ndonjėrin tė kapur nga rojat, ishte bėrė edhe ndonjė procesverbal. Mirėpo Hetemi jo vetėm ishte i guximshėm, se vidhte me lejen e kryetarit, po qe bėrė edhe finok i kujdesshėm.
Bėri kėsisoj nėntė muaj me thes mbi shpinė, pėr tė mbajtur me riskun e hajdutllėkut tė nėntė fėmijėt dhe gruan e sėmurė pas lindjes. Gjithmonė me shqetėsimin e kapjes me presh nė duar, gjithmonė me dilemėn, se a ia kishte thėnė kryetari vėrtetė me atė kuptim ato tjalė qė i dhanė guximin e keq tė hajdutit. Dhe ja, befas njė ditė kreu gazmor i kooperativės e ndeshi Hetemin rastėsisht nė rrugė. Ai vėrejti me kujdes shprehjen e ēelur tė fytyrės sė kooperativistit dhe buzėqeshjen mirėnjohėse qė buronte prej saj.
-Hė, mo Hetem, si dukesh tani, si po ia del me tėrė ata kalamaj?
-Bereqave, o shoku kryetar, punoj nga pak natėn, siē mė the ti! -u gjegj buzėdridhur dhe ia nguli sytė me njė kureshtje tė pazakonshme.
-Puno, puno, po mos u rrėmbe ! - ia bėri kryetari duke fluturuar mbi sup xhaketėn prej meshini dhe iku me hapa tė gjatė nė punėt e tij telasheshumta.
Hetemi mbushi gjoksin me njė frymėmarrje tė thellė dhe tha duke luhatur kryet: Ky bukuroshi ēehregaz ėshtė i poshtėr, po mė tė poshtėr se veten, mė bėri mua...

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA