Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Tragjedia e mbeses

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

TRAGJEDIA E MBESĖS

Mbesa ime Lona, ishte njė vajzė me bukuri mahnitėse. Me brumin e zakonshėm tė pėrftuar nga shkrirja e zinxhirėve tė ADN-sė sė prindėrve tė saj, natyra kishte krijuar me kujdes njė trup femėror me pėrmasa tė tilla harmonike, qė ndoshta ēdo teprim apo pakėsim tjetėr do ta prishte mrekullinė e atij sajimi. Nga tė gjitha hiret, tė mbetej nė mend e qeshura e saj plot dėlirėsi, qė i shfaqej fillimish nė sy dhe donte pak ēaste tė shpalosej mbi buzė. E thėnė me realizėm, fytyra e saj ishte njė nga portretet mė ngjyrėplota tė vajzave qė gėlonin nė bulevardin buzė detit tė qytetit Jugor.
Nė zenithin e lulėzimit tė saj vajzėror, Lona ishte duke vijuar shkollėn e mesme tė muzikės pėr kanto nė Gjirokastėr. Dhe sakaq, krejt papritmas e thirrėn nė familjen e saj nė Sarandė. E kėrkonte pėr t'u fejuar djaloshi Bino. Ajo e kishte njohur Binon simpatik, madje kishte kėmbyer edhe mendime pėr tė ardhmen. Por kėrkesa nė familjen e saj ishte bėrė prej tij disi para kohe. Ndodh qė djemtė mezi binden pėr vajzėn me tė cilėn do tė lidhen nė jetė. Mirėpo kur e kanė graduar trurin mirė te zgjedhja e tyre, fillojnė tė mendojnė pėr rrezikun, se atė mund ta rrėmbejė dikush tjetėr.
Ky ēast ishte edhe pika e lidhjes. Mandej zhvillimi i veprimit shkoi shpejt te martesa dhe pas njė viti lindja e kolopuēit tė tyre.
Paskėtaj, Lona filloi tė punonte mėsuese muzike dhe simpatiku i saj flokėkaēurrel, me ekskavatorin e vet ēekiē nisi tė gėrmonte shkėmbinjtė e bardhė tė Sarandės. Hapte themele pėr shtėpitė e reja tė dhjetra qytetarėve. Falė temperamentit tė tij mjaft komunikues, pasionit pėr punė dhe mjetit tepėr tė nevojshėm pėr sipėrfaqet shkėmbore tė kėtij qyteti, Binoja arriti nė kohė tė shkurtėr tė bėhet me tė ardhura tė bollshme. Nė rrethana tė tilla, ai filloi ta jetonte krejt i qetė lumturinė familjare me bukuroshen e tij dhe me frutin e njomė tė dashurisė sė tyre.
Por papritmas ndodhėn kronikat ogurzeza tė vitit tė mbrapsht '97. Njė masė e madhe njerėzish morėn pėr kot, tė shtyrė nga kundėrshtarėt politik tė presidentit Berisha. (Tė cilit tetė vjet mė vonė populli i dha pėrsėri votat.) Binos iu ndėrpre puna nga trazirat dhe po i rrezikohej familja. Atėherė, me paratė qė kishte fituar, ai kuturisi tė blejė vizat pėr tė kaluar nė Greqi. Me synimin qė prej andej tė emigronte nė Kanada, ku shpresonte sigurinė dhe qetėsinė e ėndėrruar.
Pikėrisht ditėn e dhjetė qershorit, kur ata morėn vizėn e fundit pėr Lonėn, te konsullata greke e Gjirokastrės dhe po ktheheshin nė Sarandė, pėr tė udhėtuar tė nesėrmen drejt shtetit fqinj, ndodhi hataja. Te kthesa e tretė, nė ngjitjen lindore tė Qafės sė Muzinės, bencit tė Binos i doli nė rrugė njėri nga pesė anėtarėt e njė bande me maska dhe i drejtoi kallashnikovin. Katėr tė tjerėt, tė pozicionuar pas gurėve tė mėdhenj, kishin pikėzuar grykat e armėve pėr tė kryer grabitjen.
Befasia shkaktoi rrėqethje brėnda makinės. Lona ngriu nė vend. Paniku i lajmeve tė pėrhapura e kishte personifikuar maskėn e zezė, mė tė tmershme nga balozi i zi qė tė ftonte nė duel tė paralajmėruar. Lart mali shkėmbor, poshtė gremina dhe rretheqark grykat e zeza tė maskave tė zeza gati pėr tė vjellur zjarr.
Binoja pyeti veten, ē'duhej bėrė? Armėn e kishte te kėmbėt, po lufta me ta do tė ishte nė dėmin e familjes sė tij... Dhe nė grimasėn e sekondės vendosi t'i japė gazin maksimal makinės, pėr tė dalė sa mė shpejt nga qerthulli i vdekjes. Por banditi nė rrugė kėrceu anash dhe nė ēast lėshoi nga pas breshėrin e kobshėm tė automatikut tė vet. Dy plumba, pėrshkuan lėkurėn e kokės sė vėllait adoleshent tė Lonės, Mandit, qė ishte nė sediljen e prapme. Pikėrisht ata dy plumba mizor shkuan dhe goditėn pėr vdekje tėmthat e Binos, i cili ra mbi timon me trutė pėrjashta. Mė pas breshėruan zjarr tė katėr kallashnikovėt e tjerė njėherėsh. Breshėri vdekjeprurės i shkrehur tėrėsisht bėri shoshė llamarinėn dhe gomat e bencit.
Lona e tmerruar nga ajo pamje e llahtarshme me trutė e tė shoqit mbi duar dhe gjakderdhjen masive tė vėllait, qė e mbante pėrkulur, ia dha ulėrimės. Atėherė Mandi mendjeprishur prej katastrofės, rrėmbeu automatikun te kėmbėt e Binos. Pa menduar fare pėr ēurgun e gjakut qė i rridhte nga koka dhe rrezikun e mėtejshėm, doli nga makina e batuar ndanė xhadesė. Dhe ashtu, me pamjen e njė fantazme fytyrėpėrshkuar nga rrėkerat e kuqe, drejtoi armėn mbi kriminelėt. Nė atė grimė kohe fatale, kur tė mbeturit ende gjallė mund tė ishin shuar krejt, arriti nga prapa njė veturė tjetėr. Udhėtarėt e saj tė pėrgatitur pėr kohėn, nxorrėn armėt dhe i detyruan banditėt t’ia mbathnin si minjtė pėrpjetė pėrroit.
Vetura e tretė qė erdhi pas tyre, mori me urgjencė Binon e vdekur bashkė me Mandin e plagosur dhe u nisėn drejt spitalit tė Janinės. Ndėrkohė Lonėn e lebetitur e mori makina e dytė dhe e ēoi nė Sarandė, gjysmė tė vdekur nga gjėma e llahtarshme qė i kishin parė sytė.
Por ky ishte vetėm akti i parė i kėsaj tragjedie tė tmerrshme.
Akti i dytė nisi fill pas kėsaj, me protagonistė vėllezėrit e Binos, tė alarmuar nga vdekja krejt e papritur e vėllait tė vogėl. Ndryshe nga tė tjerat qė i lan uji dhe koha, gjaku lahet vetėm me gjak. Ndonėse nė kėtė vend tė lashtė ballkanik ka ekzistuar gjithnjė shprehja tragjike: “Hak pa marrė e gjak pa larė s’mbetet kurrė!” ēuditėrisht shkaktarėt e tragjedive e harrojnė hakmarrjen. Tė helmuar e krejt tė xhindosur pėr atė vrasje makabre aq tė pamėshirshme, vėllezėrit e Binos u vunė nė kėrkim tė vrasėsve pėr disa ditė e net me radhė. Dhe mė nė fund ranė shpejt nė gjurmėt e tyre. Dikush nga Memaliaj, qė kishte marrė vesh ngjarjen dhe ishte tronditur nga vrasja monstruoze pėr viza e pak para, u tha, se nė atė segment tė rrugės vepronte banda e K. Bashkėfshatarė tė tyre nga zona Sinanaj e Tepelenės. Ata kishin pėrgjuar marrjen e vizave dhe mendonin, se i njohuri i tyre Bino, duhej tė kishte siguruar mjaft para pėr tė shkuar familjarisht jashtė shtetit.
Sė fundi, vėllezėrit sypatrembur tė Binos, pasi pėrcaktuan, se cilėt ishin saktėsisht personat qė kishin shtirė mbi kokat e njerėzve, i kapėn dy shpirtkatilėt. U lidhėn duart me litar dhe duke i tėrhequr si lopėt, i ēuan nė fshat. Aty, me durim e gjakftohtėsi tė habitshme pėr kohėn, bėnė ballafaqimin me prindėrit e tyre. Pasi krimi i shėmtuar u pranua sy pėr sy nga vetė personat, familja e vrasėsve dha pretencėn zakonore: "Kanė vrarė pa faj, tė vriten!".
Atėherė vėllezėrit i Binos, i morėn tė dy kriminelėt, u dhanė bujarisht tė hanė nė shtėpinė e tyre dhe pastaj i nxorrėn te zalli i bardhė i lumit tė Vjosės. Nė krye tė dy orėve dajak allashqiptarēe, me rripat e pantallonave tė tyre, pėr tė nxjerrė dufin e dhimbjes, vrasėsit filluan nga klithmat:
-Amani, ore, na vrisni tė shpėtojmė !
-Aman, oj perėndi, na merr, se nuk durojmė dot mė!...
Teksa shpinat e vrasėsve u kthyen nė daulle lajmėrimi, aty poshtė te zalli u mblodh i tėrė fshati. Nė turmėn e madhe u bashkuan shumė kureshtarė dhe hakmarrės, pėr tė parė dėnimin e vendosur unanimisht, nė ato ēaste turbullirash, kur nuk funksiononte shteti dhe ligji.
Tė gjithė thirrėn disa herė njėzėri: "Tė vriten kriminelėt se na kanė turpėruar fshatin!"
Por vėllai i madh i Binos, Kamani, si njeri i respektuar nė atė zonė, ngriti pistoletėn drejt qiellit dhe tha me plot zėrin:
-Jo! Ne nuk i ndyjmė duart me gjakun e kėtyre gjaksorėve ! - dhe ua zgjidhi duart para syve pėrbuzės tė bashkėfshatarėve. Pastaj u dha pistoletat nė dorė dhe aty pėrballė lumit gurgullues u tha: - Tani dėnimin e fshatit zbatojeni vet!
Vrasėsit e telekosur nga dajaku, nga shigjetat helmuese tė vėshtrimeve gjithė urrejtje dhe pa asnjė rrugėdalje tjetėr, drejtuan pistoletat mbi tėmthat. Dhe i shkrehėn njėri pas tjetrit, duke u kruspullosur mbi zallin e bardhė, si dy kėrcunj tė zinj tė dalė nga vėrshimi i Vjosės.
Finalja e aktit tė tretė tė kėsaj tragjedie u mbyll me duarshtrėngimin e dy familjeve pėrballė lumit tė kthjellėt, pėr tė mos u skuqur mė tej ujrat e kaltėrta tė Vjosės.
Mbesa ime bukuroshe u vesh nė zi. Dhe ende vazhdon tė vajtojė dashurinė e saj pa fat, duke u orvatur tė rrisė me mjaft kujdes filizin e vetėm tė Binos sė paharruar, qė la brėnda shpirtit tė saj pikėllimin e vazhdueshėm nė trajtė tė fshehur.
Tani te kthesa e tretė e anės lindore tė Qafės sė Muzinės, bie menjėherė nė sy njė pllakė mermeri me fotografinė djaloshare tė Binos. Kalimtarėt qė e kanė njohur, vendosin aty tufa lulesh, pėr tė pėrkujtuar atė zambak jete, tė shkelur me kėmbė nga marrėzia njerėzore e nėntėdhjeteshtatės. Si njė nga shenjat e shumta rrugore ku duken gjurmėt kobzeza tė asaj kohe sizmike. E thėnė kėshtu, sepse historikisht, kėtij trualli, ndryshe nga tė tjerėt, ka ndodhur qė lėvizjet e mėdha sizmike t’i kenė ardhur nga mbitoka. Nė dukje edhe si lodra makabre. Po luftojnė shqiptarėt me yjet, thanė gazetat Perėndimore. Por nė kėtė pikė tė globit, ku kalon meridiani nėntėmbėdhjetė gradė e pesėdhjetė e njė minuta, nė njė kohė kur njeriu i vėrsulej kozmosit pėr tė pėrqafuar vėllezėrit e civilizimit ndėrplanetar, bandat e kusarėve e shkrepnin direkt nė mishin bashkėkombas, duke marrė qindra jetė njerėzish.
Tekefundit, mund tė pėrmendet edhe mendimi i shprehur shpesh, se nėse historia do ta pasqyronte saktėsisht atė marrėzi, kur Shqipėria kaloi nė njė vetėvrasje anarkike tė kotė, kjo do tė ishte njė mrekulli, e cila do t’u kujtonte tė gjitha kohrave, qė tė mos pėrsėritej kurrė ai gabim fatal me ato cirkulacione tė rrezikshme tė ēmendurisė shqiptare. Por historiografia jonė ėshtė e arsyeshme deri nė atė masė, sa tė shqetėson vėrtetė...

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA