Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Thirrja e vdekjes

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

THIRRJA E VDEKJES

Mungesa e dėshirės pėr t'u afruar nė shoqėri me oficerėt, mė ishte kthyer gati nė ide fikse. Pėr asyen e vetme, se edhe ai qė hiqej si shok i ngushtė, gjatė zboreve ushtarake bėnte sikur s'tė njihte. Madje tė torturonte mė tepėr se zboristėt e tjerė, pėr t'i dhėnė rėndėsi vetes. Kėshtu mė ndodhi me tė vetmin shok tė ngushtė dhe komshi qė kisha oficer. Pas marshimit, mė la nė malet e Martaneshit tri ditė e tri net, nė gjendje tė ftohur dhe me temperaturė. Pa lajmėruar komandėn tė dėrgonte mjet pėr tė mė pėrcjellur nė spitalė. E megjithatė, kapiten Ēeliku u bė sėrish shoku im mė i mirė, qė s'mė ndahej asnjė ditė me prezencėn e tij tepėr tė ngrohtė e gazmore.
Pėr herė tė fundit u takuam, kur trokiti befas te dera e maturės sė gjimnazit, ku jepja mėsim. Ishte krejt i prishur nė fytyrė, me njė pamje gati fatale. Mė thirri me zė pėshpėritės tė dal nė korridor dhe u tėrhoq mbrapsht nė pritje. E kisha rreptėsisht tė ndaluar tė dilja nga klasa nė orėn e mėsimit. Po sidomos nė korridor, ku mund tė bije nė sy tė drejtorit, qė e kishte zyrėn fare pranė. Megjithatė, dola.
-Si ėshtė puna? -e pyeta gjithashtu me zė pėshpėritės, duke u bėrė kureshtar pėr atė shprehje tragjike qė kishte marrė fytyra e tij.
Filloi tė hapė njė karton tė mbėshtjellė nė formė tubi.
-Dua tė mė shkruash tani shpejt njė tabelė nderi pėr ushtarėt ! - tha duke iu dridhur gishtat e duarve.
Nė mos ishte njė shaka e madhe, kėrkesa e tij m’u duk krejt e habitshme. Megjithatė mora parasysh vonesėn pėr ta sqaruar.
-Pa u zgjatur, qė prej kohėsh nuk mbaj asnjė mjet shkrimi e bojė pėr tabela, po pse ma kėrkon pikėrisht tani qė jam nė mėsim?!
-Tani, po qe se je shoku im! Tė gjej unė bojė dhe penel. - tha me ngulm tė ēuditshėm.
E kundrova si i ndėrkryer pėr ngulmimin e tij krejt absurd.
-Ti e di qė s'mund tė lėviz kurrėsesi nga klasa, tė lė nxėnėsit vetėm?!
-Leri dhe eja tani me mua!- tha gati me njė klithmė tė pazėshme.
-Ē'farė flet, mor jahu? Dėgjoi, si filluan tė zhurmojnė pėr pak sekonda qė po vonohem me ty.
-Le tė ulėrijnė po deshėn, eja me mua?- tha me dridhmė.
Mendova, se mos ishte i pirė dhe iu afrova pėr tė nuhatur erėn e alkoolit.
-Jam esėll fare, -tha -po eja shpejt mos u vono, se mė prish shumė punė!
-Tė lutem, Ēelo vėllai, mos kėrko nga unė atė qė s'bėhet nė kėtė ēast, se do dėgjojė drejtori dhe unė pastaj kam punė me daullet e kėshillit pedagogjik. Eja nė orėn dy qė mbaron mėsimi. Shkojmė bashkė nė repartin e pikturės, t'i them njė mikut tim ta bėjė atė tabelė, ose ta bėj vet me mjetet e tij. Tani mė ler tė punoj, se u vonova mjaf! -i thashė duke hapur derėn e klasės pėr tė qetėsuar poteren e nxėnėsve.
-Eja tani se do pendohesh! -thirri gati me spazmė duke mė kapur edhe pėr krahu.
-Nuk vij dhe mos mė ēaj kaptinėn e "Martaneshit", pėrderisa nuk do tė kuptosh pamundėsinė e braktisjes sė mėsimit. Ik se kaluan minutat dhe kam pėr tė shpjeguar lėndėn e re! -i thashė pėrfundimisht, gjysmė me shaka dhe hyra nė klasė e mbylla derėn.
Por fillova tė mendohem i prishur edhe vet nė fytyrė, qė u detyrova tė prish gojė me shokun e ngushtė. Dhe u rreka tė gjej arsyen e pashpjegueshme, pėrse ai njeri ngulmonte aq shumė tė lija mėsimin, o atė ēast, o s'ka...
Pas njė ore, teksa ndodhesha nė klasėn tjetėr, duke u marrė me nxėnėsit e ngritur nė mėsim, dėgjova pa interes njė krismė arme qė jehoi diku nga Pėrroi i Shejes, ku ishte reparti i stėrvitjes ushtarake. Nuk vonoi shumė dhe pashė disa ushtarakė qė vraponin drejt repartit. Mendova, se do tė ishte ndonjė alarm i gatishmėrisė luftarake, siē ndodhte rėndom aso kohe. Por gjithēka u sqarua kur autoambulanca e spitalit tė qytetit kaloi me shpejtėsi rrufeje, duke shpėrndarė klithmat e fishės sė saj alarmuese.
Dikush te dera e shkollės tha, se ishte vrarė kapiten Ēeliku. Nxorra kryet nga dritarja dhe pashė kapterin e bazės materiale tė gatishmėrisė ushtarake tė shkollės, qė sapo ishte kthyer nga reparti i Shejes. U trondita befas, por ende isha mosbesues. Mėsimi kishte mbaruar dhe zbrita menjėherė tė informohem diēka mė tepėr. Kapteri mė shpjegoi me dhimbje, se nėnoficeri i armatimit tė repartit kishte njė pistoletė, nė tė cilėn qe bllokuar plumbi. Kishte kėrkuar ndihmėn e kapiten Ēelikut fill pasi kishte shkuar nė repart. Ky e kishte shkelur kėmbėzėn disa herė nė drejtim tė tokės dhe pistoleta sėrisht nuk ishte zbrazur. Atėherė nėnoficer i armatimit e kishte marrė pistoletėn nė dorė dhe po e kundronte duke e rrotulluar me keqardhje. Pikėrisht nė atė grimė kohe, arma kishte shpėrthyer nė drejtim tė kapiten Ēelikut dhe plumbi saj i tmerrshėm, duke plasur nė afėrsi, kishte pėrshkuar pothuaj tė gjithė organet e abdomenit tė tij.
Befas plumbi mė goditi edhe mua nė lule tė ballit. Nė thellėsi tė shpirtit u ndjeva fajtor. Aksidentin e tij mund ta kisha parandaluar gjithėsesi, duke bėrė diēka qė tė mos shkonte atė ēast nė repart. Dola nxitimthi dhe u nisa pėr nė spital, duke vrapuar nga sytė kėmbėt nėpėr rrugicat ku binte mė shkurt.
Ēava midis turmės sė ushtarakėve qė prisnin te korridori i sallės sė operimit. Dhe pashė shtratin barrelė qė e ēoi kapiten Ēelikun te njėra nga dhomat e kirurgjisė. Ishte krejt pa ndjenja, me tubin e frymėmarrjes nė fyt dhe me tubin tjetėr tė serumit nė damarin e njėrės nga kėmbėt e zhveshura. Dėgjova tė thuhej, se gjendja e tij ishte tepėr kritike dhe e pashpresė. Pritej tė vinte helikopteri i ministrisė sė mbrojtjes, pėr ta pėrcjellė me urgjencė nė spitalin ushtarak tė Tiranės.
Teksa qėndroja i heshtur para derės sė tij, me duar tė kryqėzuara mbi gjoks nga hidhėrimi, m'u afrua befas major Myftari i shtabit tė brigadės, qė banonte njė kat nėn apartamentin tim. Ai mė pa tė brengosur dhe mė vuri dorėn mbi sup.
-E kishim shok tė mirė, -tha i dėshpėruar, -po ē'ti bėsh fatit. Kėsaj i thonė e gjetsh nga mos e pandehsh...
-Pse e kishin, edhe do ta kemi? -i thashė i habitur me paragjykimin e tij.
-Ė, hė, me ato qė mė tha kirurgu, si zor tė arrijė nė spitalin ushtarak. Mjeku bėri qepjet e brėndshme fare pa shpresė. Gjendja e tij ėshtė jashtėzakonisht e rėndė...
-Mos mė thuaj kėshtu, se gati po mė pushon zemra! -ia ktheva. -E ndjej veten fajtor qė, pak minuta para se tė vritej, nuk e ndala tė mos shkonte nė repart... M'u lut shumė pėr njė tabelė kur isha nė mėsim, donte me ēdo kusht t'i shpėtonte plumbit...
Major Myftari mė kundroi qesėndisės.
-Askush nuk mund ta ndalonte. -tha me ton tė prerė. -Para teje e thirra unė pėr njė kafe dhe mė tha, se nxitonte pėr tek ti. Por mora vesh, se para meje ishin munduar ta ndalnin edhe tė tjerė. Mirėpo ai vraponte drejt plumbit qė e priste...
Pėrfytyrova atė ēast fytyrėn e tij aq tragjike para derės sė klasės, dridhjen e duarve si nė ngėrē, zėrin pėshpėritės si nė jerm dhe mendova: I mjeri ai, mundohej t'i shpėtonte thirrjes mortore, por askush nuk mund ta ndalte tė mos shkonte drejt saj. Vdekja ia kishte pastruar rrugėn nga tė gjitha pengesat, qė tė kryhej vendimi i paracaktuar. Ashtu siē dėgjohet tė thuhet shpesh, se vdekja ėshtė e shkruar…
Vdiq pas njė ore mbi helikopter. Diku mbi malet e Martaneshit.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA