Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Pas daljes nga varri

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

PAS DALJES NGA VARRI

Gazetari i pagjumė udhėtonte drejt Korēės pėr njė shkrim tė porositur nga revista "Ylli". Gjithė rrugės kishte dremitur nė sediljen e mbrame tė veturės sė redaksisė dhe shoferi kishte bėrė kujdes tė mos e zgjonte. Nė hyrje tė luginės sė Shkumbinit ecja u bė disi e ngadalshme, pėr shkak tė kthesave tė shpeshta dhe te shkėmbi i Rrapunit makina u ndal. Shoferi doli me kujdes, pa e pėrplasur derėn. Por prishja e regjimit zhurmues e bėri gazetarin tė ēelte sytė. Pėrpara u shfaqėn tre barabanė tė mėdhenj me tel tė trashė pėr linjat e tensionit tė lartė, qė sapo ishin shkarkuar nga transportieri. Gazetari doli dhe u afrua te punėtorėt qė merreshin me sistemimin e tyre pėr tė hapur rrugėn. Pikėrisht atė ēast, vėshtrimi i tij u ēvendos nga mjedisi i afėrt dhe fiksoi lart nė ajėr njė pamje krejt fantastike. Te mali pėrballė, nė hapėsirėn ajrore midis dy brigjeve, njė njeri lėvizte sipėr telit tė tensionit tė lartė, mbi njė biēikletė pa kopertona. Sa e ēuditshme! Ngjante tamam si ekuilibristi i cirkut qė ēvendoset sipėr telit, por pa shkopin e gjatė tė ekuilibrit. Biēikleta e tij ishte kapur me kavo nė telin tjetėr tė linjės pėrsipėr. Lartėsia nga teli deri poshtė, ku gurgullonte shkumbini, ishte mbi pesėqind metra. Njė rėnie nga ajo lartėsi, ishte njė vdekje qindpėrqind e sigurt.
Gazetari bėri pak hapa drejt shkėmbit ndanė rrugės, pėr tė dalė nė njė pozicion soditės mė tė mirė. Poshtė ishte njė pjerrėsi e thiktė qė pėrfundonte direkt nė lumin e thellė. Atij iu morėn pakėz mentė dhe mbėshteti dorėn te shkėmbi gri. Atė ēast u afrua pranė tij, njėri nga punėtorėt e ndėrrmarrjes sė montimit tė linjave tė tensionit tė lartė, qė kishte dėgjuar pėr tė nga shoferi. Ishte njė burrė mesatatar me kominoshe dhe kasketė. Buzėqeshja e tij formoi dy rrudha tė thella nė mjekrėn e parruar prej ditėsh.
-Or ti shok, ėshtė hera e parė qė sheh njeri me biēikletė mbi tel? -pyeti ai befas.
Gazetari ktheu kryet dhe e pėrshėndeti me kokė.
-Po, po. Pas cirkut, ėshtė hera e parė qė shoh njė njeri me biēikletė kaq lart nė qiell. Po ē'farė bėn ai sipėr telave?
-Shtrėngon morsetat dhe vendos izolatorėt. Eshtė vėllai im . -tha punėtori me krenim.
-Vėllai yt?... Nga jeni ju?
-Nga Slatina e Mokrės.
-Ashtu, ė? Po ku mėsoi yt vėlla tė bėjė atė punė aq tė rrezikshme? -pyeti me kureshtje tė dukshme gazetari. -Kėtu, nė punė.- shpjegoi punėtori me kominoshe. -Ne ishim tė dy punėtorė tė shtrirjes sė telave nė tokė. Duhej njėri qė tė punonte mbi biēikletė, pėr tė zėvendėsuar montatorin e sėmurė para ca kohėsh. Dhe Tosuni kėrkoi vet. E provoi dhe mbeti tė punojė sipėr telave. Atje paguhet mirė…
-Veēse aty duhet shumė kujdes, se paratė fitohen me qefin nė kokė. Kaq shpejt i doli frika ? -u habit gazetari.
-Ngase tė ketė frikė? -ia ktheu punėtori me kominoshe.
-Nga rėnia, nga vdekja...
Punėtori qeshi dhe padashur pėshtyu poshtė nė lumė.
-Tosuni e ka provuar, ka vdekur njė herė e nuk ka frikė tė vdes prapė.
-Kujt i thua vdekje ti? -shfaqi interes gazetari.
-Vdekjes tamam, bre, siē vdesin tė tėrė njerėzit e kallen nėn dhé…
-Nuk e kuptoj, ma sqaro, se mė duket si lojė fjalėsh ! -ngulmoi gazetari.
Punėtori nxorri paketėn dhe ia zgjati. Gazetari e refuzoi cigaren. Ai ndezi tė vetėn me ēakmak gazi.
-Si qėnka lojė, bre, kush luan me vdekjen? Ajo s'bėn shaka. Tė pėrlan e tė fut nė tabut. Ja, ta rrėfej unė. Punonim te sharrat e Bishnicės nė atė kohė. Tosuni u sėmur keq dhe zuri shtratin. Erdhi doktori e pa e i dha ca ilaēe. I piu po nuk i bėnė derman. U bė mė keq. Vdiq pa arritur ta shpiem nė spitalė. Erdhi doktori gjene dhe firmosi letrėn pėr ta varrosur. E gdhimė tėrė natėn mbi xhenazen e Tosunit. E qamė mė lot i tėrė fisi dhe tė nesėrmen nė vakt tė akshamit e kallėm nė dhé te varret e fshatit ndanė xhadesė...
-Tė gjallė? -u habit gazetari.
-Tė vdekur, ore po tė them!...
-E mbuluat me dhé?
-Tri metra thellė, bre!
-Po si u ngall nėn tokė?
-Ja, u ngall, e ngjalli zoti...
-Dhe doli vet nga varri? -shqeu sytė mbi tė gazetari.
-Si do dilte vet me gjithė atė dhé pėrsipėr, bre! Po e dėgjoi njė fshatar qė kalonte andej me gomar ngarkuar, kur thėrriste qė nga poshtė varrit. Ai na lajmėroi nė shtėpi...
-Si ka mundėsi tė dėgjohej zėri aq thellė nėn dhé?
-Nuk tė besohet? Lagjja jonė e ka dheun shtuf, dėgjohej mbytur si nė qyp... Dhe ne rendėm tė tėrė me lopata. Hoqėm dheun, hapėm arkivolin dhe e nxorrėm tė gjallė, po gjysmė tė alivanosur. Nuk thonė kot, bre, jatėgjati s'bėhet jetėshurtėr...
-E ēuditshme, e padėgjuar, tė paktėn pėr mua, ta vėrtetojė vdekjen edhe mjeku!...
-Doktori erdhi gjene nė fshat, e na u lut tė mos e hapim llafin se, siē tha ai, Tosuni paskishte rėnė nė njė koma aq tė thellė, sa asnjė doktor nė botė nuk do ta kuptonte.
Gazetari u mbush me frymė dhe vetėm atėherė ndjeu ajrin e freskėt qė vinte nga poshtė lumit e hynte nė mushkritė e tij.
-Doktor pėr kafshėt ishte ai, apo pėr njerėzit? - pyeti pas pak.
-Pėr njerėzit ore, ku ta di unė, po pėr atė punė e paguajnė edhe sot. Pėr kafshėt kemi tjetėr.
-Ai i kafshėve mund ta kishte kuptuar mė mirė nga provat e pulsit, nga dėgjimi i zemrės me vesh... -vijoi gazetari.
-Ia pa pulsin edhe ky, bre, ia vuri veshin mbi zemėr ē'esa herė. Po zemra i kish mbetur top nė vend. I qe bllokuar benzina dhe kur tubi u ēbllokua vet, motori u ndez gjene, ashtu thotė Tosuni. Dhe pas njė jave vajti te varri, i bėri mutin pėrsipėr e nisi gjene nga puna. - punėtori qeshi me zė.
-Si mund ta takoj? Dua tė shkruaj pėr tė! – gazmoi Gazetari i ndezur nga ky subjekt, qė iu duk i rrallė, i gjallė dhe fantastik.
-E takon, posi bre. Nė orėn dymbėdhjetė zbret ai, pėr tė ngrėnė drekėn dhe ngjitet gjene !
Gazetari vėshtroi orėn. Ishte dhjetė e pak. Shoferi e pa qė u mėnjanua nga bashkėbiseduesi dhe iu afrua me shqetėsim.
-Rruga u hap, do nisemi, se u vonuam?
-Jo, -tha gazetari, -do vjel kėtu njė material tepėr interesant pėr reportazh dhe pasdite nisemi pėr nė Korēė.
Shoferi kundroi punėtorin njė grimė, pastaj gazetarin dhe shkoi te makina.
Atje tej, mes qiellit dhe lumit gurgullues biēikleta e Tosunit lėvizte drejt skajit verior tė telave me shkathtėsinė e ekuilibristit qė ecėn mbi tel pa e humbur aspak toruan. Toka qė rrėmbente tė gjallėt pėr t'i futur pėrjetėsisht nė gjirin e saj, tani ishte mjaft larg. Ndoshta atij i pėlqente tė qėndronte nė distancė me tė, pėr tė shijuar kėnaqėsinė sublime tė mospasjes frikė nga asgjė.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA