Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Nusja e heshtur

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

NUSJA E HESHTUR

Jaku e kishte vendosur dyqanin e manifakturės nė katin parė tė shtėpisė sė vet dykatėshe, qė ndodhej te bashi i pazarit tė Shkodrės. Stofrat, basmat dhe bezet angleze qė shisnin tė dy me gruan e tij, Marien, lakmoheshin nga blerėsit, prej Bregut tė Bunės deri nė Dukagjin. Furnitorėt qė sillnin mallin nga jashtė, nuk reshtnin duke marrė porosi tė reja. Dhe Jaku ndjehej tepėr i kėnaqur, qė dyqani i tij po i shtonte fitimet nė mėnyrė tė pabesueshme.
Ndonse me kohė u kishte hipur tė dyzetave dhe flokėt i qenė bėrė tė pėrhimtė, Jaku ndjehej gjithmonė rinor dhe fytyra i kishte mbetur e re. Me mustaqet e zeza spic, ai vishej shik dhe mbahej si burrė elegant. Ishte martuar qysh nė rininė e parė me Marien fytyrėmprehtė, njė adoleshente me shtat tė hedhur, qė kishte lindur vetėm njė djalė dhe mė pas kishte filluar tė keqėsohej nga njė anemi e zgjatur. Megjithėse shėndetligė, gruaja e tij punonte nė dyqan pothuaj ēdo ditė dhe ai mundohej ta lehtėsonte, pėr tė mos e lodhur shumė. Por ēuditėrisht, ndėrsa tė ardhurat rriteshin vazhdimisht, shėndeti i Maries binte pareshtur. E kishte vizituar te mjekėt mė tė mirė tė Shkodrės e tė Tiranės. I kishte sjellur ilaēe tė shtrenjta nga jashtė, por ajo s’po bėnte pėrpjetė. Larg qoftė, sikur t’i ndodhte gjė asaj, Jakut i priteshin duart krejt. Djalin e vetėm, Nikolinin, e kishte dėrguar prej dy vjetėsh pėr studime nė Itali dhe mbetej fare pa ndihmė, si nė shtėpi ashtu edhe nė dyqan.
Pikėrisht e keqja, qė Jaku nuk kishte dashur t’i vinte kurrė, e gjeti krejt papritmas. Maria e tij e dashur vdiq befas nė njė mesnatė korriku. Fatmirėsisht, djali i tyre, Nikolini, kishte ardhur nga Italia me pushime dhe ndodhej nė shtėpi. E qanė me lotė tė hidhur dhe i bėnė asaj tė gjitha nderimet e njė gruaje pasaniku. Varrimi u bė tė nesėrmen, duke i porositur te varrpunuesit edhe njė varr madhėshtor, me dy pėllumba tė bardhė krahėhapur mbi krye, qė simbolizonin burrin dhe djalin e helmuar shpirtėrisht.
Pas dy javėsh, teksa mbetej edhe njė muaj nga koha, kur Nikolini do tė kthehej nė universitetin e Romės, ku studionte pėr inxhinier ndėrtimi, Jaku e ndali tė birin nė njė bisedė serioze.
-A di ēa kam mendue mbramė, tek s’po mė kapte gjumi, or Lin!
-Ma theuj, or babė, ēa tė ka shkue ndėr mend! -shprehu kureshtje Nikolini.
-Tregtia jonė ka ngelun pa krahun aq tė nevojshėm tė Maries e s’ka si me shkue mbarė me mue fillikat. Duhet patjetėr me ba diēka, me tė martue ty, pėr me krijue krahun ndihmues nė punė e nė shtėpi…
Nikolini njėzetedyvjeēar, qė sapo i kishte dirsur mjekra, u bė prush nga fytyra.
-Po pse unė or, babė, a nuk ban me u martue ti vet?…
-Nuk ban kurrėsesi. Nė Shkodėr asht marre me u martue burri pa mbushun tre vjet nga vdekja e grues. Por deri atėherė e ka marrė lumi i Bunės dyqanin dhe shtėpinė e Jakut tė mbetun shkretė…
Nikolni u mendue njė grimė i shtangur disi nga ky vendim i papritur pėr tė.
-S’di ēka me thanė, or babė, unė s’jam ala pėr nuse. Por meqė thue, se ajo duhet pėr me iu ba krahė shtėpisė e pasunisė, e marrim…
Kėshtu Jaku filloi kėrkimet pėr nusen e djalit dhe brėnda javės, miqtė i folėn pėr njė vajzė tė urtė, sė cilės i kishte vdekur i ati dhe e ėma ishte martuar. Roza nėntėmbėdhjetėvjeēare sapo kishte mbaruar shkollėn e mesme dhe kishte mbetur nė shtėpi pa mundėsi pėr tė bėrė gjė tjetėr, veē martesės. Jakut i pėlqeu shumė bukuria e saj verbuese dhe u ndie shpirtėrisht nė gjendjen, sikur po e merrte pėr vete.
U bėnė pėrgatitje tė shpejta dhe nė fund tė gushtit Roza e veshur me fustanin e bardhė tė nusėrisė, hipi nė karrocėn luksoze mė tė shtrenjtė tė Shkodrės. E freskėt si lulebore lėndine, ajo hyri nė shtėpinė dykatėshe tė tregtar Jakut me tė gjitha salltanetet. Pas kėsaj, nė familjen e tregtarit tė dėgjuar, hidhėrimi i vdekjes u kthye shpejt nė gėzim. Por kjo ishte vetėm nė dukje, sepse si babai ashtu dhe djali, ndonse rrekeshin tė tregoheshin tė gėzuar, brėnda ende u qante shpirti pėr Marien e paharruar.
Natėn e parė, Nikolini hyri vonė nė dhomėn e nuses. Teksa u zhvesh e u fut nė shtrat pranė Rozės, befas iu kujtua e ėma dhe mbeti pėr disa ēaste i kontraktuar. Ēuditėrisht, ndonse pranė njė femre, ai nuk po ndjente sonte ngacmimet e zakonshme, tė njė djali tė ri. Si ato kur ndodhej me shoqet e kursit apo nė orėt para gjumit, kur i shkaktohej ereksioni mashkullor. Fytyra e nėnė Maries iu shfaq sėrish dhe atij iu mbushėn sytė me lot.
Roza ndjeu, se te gjoksi i saj i zbuluar tėrėsisht pėr tė pritur sjelljen mashkullore tė burrit, ra njė pikė lot. E fshiu me dorė dhe ia mori Nikolinit kokėn nė gjoks.
-T’u kujtua nana? -i pėshpėriti ajo me dhimbje.
-Po. -tha ai dhe u kapėrdi padashur.
-S’ke faj, ashtė ende herėt pėr me i kthye krahėt nanės e me i drejtue fytyrėn grues…-i tha Roza ngrohtėsisht. -Edhe unė kam qa shpesh pėr babėn tem, qė e kam dashun aq shumė. Madje edhe sot kur u nisa pėr me ardhė te ti, lotėt veē pėr tė mė rridhnin, qė nuk mujti me mė pa nuse. Se pėr nanėn s’desha me dijtė, ajo mė la krejt vetėm e u martue…
Ndonse nuk e njihte fare kėtė femėr dhe ishte e natyrshme tė ndjehej i stepur nga emocionet, Nikolini kuptoi, se ajo kishte njė shpirt mjaft tė ndjeshėm. Duke zgjatur bisedėn pak nga pak, zėri dehės i saj, bėri qė ai tė shkojė tejet larg dėshirės pėr tė bėrė seks me nusen atė natė.
-Ndjehesh e lodhun nga nusėrimi? -e pyeti pas pak.
-Shumė. -tha ajo.
-Flejmė ?
-Flejmė…
Specialistėt e seksit e shpjegojnė mė mirė kėtė gjėndje. Por gjithėsesi ėshtė e kuptueshme nga tė gjithė tė tė ndodhurit nė raste analoge. Dy njerėz tė ndryshėm nga ana gjinore, edhe nė pyll po tė gjenden bashkė befasisht, ndodh tė mos shkojnė menjėherė te akti i ēiftimit, pa u njohur sė pari e pa u lindur ngacmimet e dyanshme. Jo mė kot fejesat, daljet, puthjet e ledhatimet janė bėrė elementė tė domosdoshėm tė trajnimit paramartesor.
Tė nesėrmen para dite, teksa Jaku shiste basma, beze e stofra te dyqani nėnvete, Nikolini dhe Roza nė katin e dytė qėndruan fare pranė dhe shpesh tė pėrqafuar. I bėnė shumė pyetje njohėse njėri-tjetrit dhe zbuluan mjaft tė fshehta. Sidomos Roza deshi tė dinte pėr jetėn e tij nė universitetin e Romės dhe nė fund gjuha i shkoi aty ku kishte filluar t’i mpihej dhėmbi.
-Ke ndonjė shoqe atje ?
-Shoqe kam plot, por jo tė ngushta, -shpjegoi ai. - Vajzat italiane vėrtetė janė liberale, po me shqiptarėt qėndrojnė paksa larg. Askush prej tyne nuk dėshiron me ardhė nė Shqipninė e prapambetun.
-Po nė shtėpi publike, a ke shkue? -vijoi ajo tė shpalosė dyshimet e veta.
-Mos e dhantė zoti. –u gjegj ai nė mėnyrė kategorike.
Roza e puthi me afsh dhe mė pas Nikolini, qė ishte vetėm tre vjet sipėr saj, filloi tė aplikojė teknikat e puthjeve filmike tė kinemave italiane. Kėshtu pak nga pak, nė mbrėmjen e dytė, fuqia e syve dhe magnetizimi i shpirtit tė saj tė ngrohtė, bėnė qė ai tė ndjejė nevojėn femėrore tė Rozės. Sapo u ndanė me Jakun nė dhomėn e bukės dhe u shtrinė nė shtratin e tyre, Nikolini bėri shpejt disa nxemje puthjesh nėpėr trupin e zhveshur tė Rozės. Por mbaroi punė sapo afroi organin te qendra e kofshėve tė saj. Kėsisoj pistoleta e tij e mbushur plot plasi pa arritur tabelėn e qitjes. Roza u pastrua para kohe dhe pasi ia mori kryet nė duar tė shoqit, filloi t’i kthejė puthjet e zjarrta, me tė cilat ndjeu atė natė kėnaqėsitė e paprovuara tė orgazmės pranė njė burri. Dhe sakaq dridhej nga emocioni, simpatia dhe lumturia.
Po ashtu natėn e tretė, Nikolini vėrtetė ia mėkoi sqepin e butė tė zogut tė qejfit me kulloshtrėn e biberonit tė vet, por pa arritur tė depėrtojė thellėsinė pėr prishjen e himenit. Kėtė natė i erdhi shumė inat me veten, qė nuk duronte dot sa tė arrinte te dėshira e spikatur, pėr t’i bėrė qejfin edhe asaj vajze e ta kthente nė grua.
Nata e katėrt ishte sprova e fundit, kur ata tė dy ndjenė, se ishin plotėsisht tė volitshėm pėr njėri-tjetrin. Suksesin e arritur nė mbrėmje vonė e pėrsėritėn disa herė deri nė mėngjes. Dhe ditėn e pestė Nikolini u nis pėr nė portin e Durrėsit. Tė pasnesėrmen, sipas datave tė programit, duhej tė paraqitej nė konviktin e studentėve.
Ishin miqėsuar shpejt dhe duke i ushqyer njėri-tjetrit me shpirt konsumin e erotikės, ndjenjat e tyre nisėn tė konvertohen nė dashuri tė fuqishme. Aq sa ndarja te makina nė mes tė pazarit u bė e trishtueshme pėr Nikolinit dhe me pėrlotjen e gjatė tė fytyrės sė bukur tė Rozės. Jaku i vėrejti me kujdes tė dy dhe pikėrisht atė ēast, pati rastin tė kuptojė, se nusja ishte jo vetėm bardhoshe e kolme, por edhe tejet epshndjellėse, qė qante aq bukur pėr mashkullin e saponjohur. Nė sytė e tij ajo i ngjante njė mėshqerre qė kėrkonte dem ēdo ēast…
Njė ditė tjetėr, teksa u ngjit pėr tė pushuar nė vapėn e drekės, Jaku vuri syrin te brima e ēalėsit, kur ajo u zhvesh nė kėmishė pėr t’u shtrirė nė shtratin e saj. Kofshėt e zbuluara deri lart dhe gjoksi i hapur pa kujdes, e bėnė babanė dyzetvjeēar tė Nikolinit t’i buēasė gjaku nė veshė e tė pėrmbahet me zor pa hapur derėn.
Tė nesėrmen e mori nusen e djalit nė dyqan dhe filloi t’i mėsojė mėnyrat e matjes sė metrazheve, si dhe format e prerjeve pėr tė shkuar gėrshėra drejt. Duart e saj tė bardha e tė mbushura me tul vajzėror i kapi disa herė me ato duart e tij shtrėngimtare, derisa i drejtoi si duhej nė punė. Roza bėnte kujdes tė mėsonte mirė dhe nuk shihte asgjė tė keqe nė kapjet e llėrėve e nė shtyrjet e kofshėve tė saj nga gjunjtė e tij pas banakut. Ndoshta kėto bėnin pjesė nė rrafshin profesional dhe asaj asesi nuk i shkonte mendja te ndjesia e tij mizore. Jaku, duke mos duruar ereksionin, hynte shpejt nė banjėn e dyqanit dhe kryente orgazmėn artificiale.
Kishte rėnė nė hall tė madh. Edhe i vetėm nuk mund tė punonte gjashtėmbėdhjetė orė nė dyqan, por edhe pranė saj i fillonin dridhjet trazimtare tė mashkullit tė stėrvitur e tė mbetur pa grua nė kohėn mė tė pjekur tė seksualitetit. Mendoi disa herė, se nuk ishte gjė e mirė t’i vardisej nuses sė djalit. Por pesha ndjesore e mendimit tė tij anonte gjithmonė nga ideja, se ashtu si ai, edhe ajo kishte nevojė tė domosdoshme tė shkarkohej nga ngarkesat hormonale. Ishte e tmershme qė ai tė priste tre vjet derisa tė martohej. Por edhe ajo drenushė e hazdisur duhej ta kishte tepėr tė vėshtirė tė priste deri verėn tjetėr duke ndrydhur epshin, pasi e kishte provuar kėnaqėsinė e mashkullit. Nuk thonė kot, se femrat kanė mė shumė fije qejfi nėn lėkurėn e tyre. Trupi i saj aq i zhvilluar e kėrkonte patjetėr atė lloj cigareje tė mėsuar tashmė, mendonte Jaku…
Provoi ta puthte njė herė me forcė nė dyqan. Por ajo i shpėtoi nga duart dhe shkoi u mbyll me ēelės nė dhomėn e saj. Aty ndjeu, se po e mbyste me djegėsirė njė gufim i madh turpi.
Jaku vajti sėrish nė banjė, u shkarkua. Mė pas, nė mesditė i shkoi te dera e mbyllur dhe i thirri nga jashtė:
-E lamė atė muhabet, meqė je tue kundėrshtue. Veē shko me punue, sa tė ha drekė e tė shlodhem pak!
Roza ēeli derėn dhe u nis pėr te dyqani, vetėm pasi te dhoma e hapur pėrballė dėgjoi tingėllimat e lugės sė tij nė pjatėn prej porcelani vjenez. Njė atmosferė e rėndė dhe shqetėsuese filloi tė rėndonte pafund mbi ndjesitė e saj tė tendosura, qė vibronin sikur tė ishin elektrizuar. Ajo e shtrydhi shumė trurin atė pasdite, duke u pėrballur me dilemėn, se si duhej tė vepronte nė kėto kushte tė tmerrshme, kur babai i burrit ishte ēartur nga mendja e dėshironte qė epshin e tij prej derri ta shuante tek nusja e djalit. Doli aēik, se maska e seriozitetit tė tij fshihte njė sadizėm tė paparė. Nuk kishte kujt t’i qahej pėr kėtė turp tė padėgjuar, sepse ēdo fjalė e nxjerrė nga goja e saj, ishte njėsoj si pėshtyma e hedhur pėrpjetė, qė do t’i binte patjetėr mbi fytyrė. T’i shkruante Nikolinit e t’ia shpjegonte si qėndronin punėt me babanė qė i binte nė qafė, edhe kjo do tė ishte e rrezikshme pėr tė dy. Madje pėr tė tre qė kishin lidhur jetėn me shtėpinė dhe pasurinė e Jakut, i cili nė zemėrim e sipėr mund tė bėnte ēdo gjė, deri largimin e saj nga shtėpia. Si tregtar, ai ishte krejtėsisht materialist e pragmatist i ēmendur. Ndoshta i kishte bėrė hesapet, qė nėn maskėn e tė birit, ta kishte nusen pėr vete, pėr sa kohė ai ndodhej me studime… Jo, jo, ajo do tė bėnte gjithēka pėr t’i shpėtuar presionit tė tij me rrėshqitje e dredhi. Dhe vetėm nė pikėn kritike do tė ishte e palėkundur deri nė fund. Do tė vdiste e nuk do t’i dorėzoj kurrė. Sakaq gjithēka tek ajo u bė gati pėr rezistencė. Po ndoshta ai heq dorė, mendoi, se ja si tha, “E lamė atė muhabet meqė je tue kundėrshtue.“
Jaku me fjalė hiqte dorė, por sa shihte format aq trazimtare tė trupit tė saj rinor, i hipte gjaku nė tru dhe e zinin dridhmat. Jeta dhe qenia e kėsaj gruaje ishin bėrė njė tundim i parreshtur pėr tė. Si ta kishte zogun e qejfit nė kuvlinė e tij e tė mos e gllabėronte me tė dy bulēitė!... Ajo i qe kthyer nė njė fiksim gati paranojak. Mania e pashėrueshme pėr tė bėrė seks me tė nuk mund t’i shuhej kurrė. Por ajo e ndizte nė mėnyrė tė pavetėdijshme pėr ta kthyer nė akull njė ēast mė vonė. Pra, duhej ta bėnte tė tijėn atė femėr fodulle edhe pėr t’ia ulur hundėn. Dhe mė tej, pėr tė qenė para djalit i qetė me ndėrgjegjen, do t’i jepte munxėt pa njė pa dy e do t’i merrte atij njė nuse tjetėr, tė papėrlyer prej tij. Ky ishte vendim absolut. “Kujt i ban numra ajo bukėshkalė? Mue, qė ua kam kall tė gjithėve nė tregti, qė tė fus nė liqenin e Shkodrės e tė qis pa lag?! Nuk e din ajo, se unė qė e kam pru nė shtėpinė teme si pulė tė bleme nė treg, e ēoj edhe aty ku e mora, tė ngordhė pėr nji metelik, ose ia dorėzoj bordellit…”
Por para se tė kalonte deri nė ekstrem, mendoi tė luante edhe kartėn e fundit, ndoshta zbutej me dhurata. Shkoi te argjendarėt, bleu njė varėse tė shtrenjtė me gur xhevahiri tė madh, njė fustan tė kuq francez tė ambalazhuar nė kuti varaku dhe njė palė kėpucė italiane me taka tė modės sė fundit. E thirri nė mbrėmje te dhoma e tij dhe ia zbuloi dhuratat njėrėn pas tjetrės.
-Janė tė tuat, janė tepėr tė shtrenjta, por pėr ty, Roza i bleva pa m’u dridhun dora. Ke me u ba mbretneshė. Due vetėm tė zbutesh pak me mue, se je egėrsue tepėr e prej teje po vuej shpirtnisht … - i tha me dėshirėn e ndezur pėr ta veshur me tėrė salltanetet e botės, vetėm qė ta zhvishte pak mė vonė, kur ta shtrinte nė shtrat.
Roza e vėrejti drejt me shikim tė ftohtė dhe ia ktheu me ton tė prerė:
-Or babė, a nuk je tue kuptue, se jam tepėr e butė kur ti mė sheh si nusen e djalit dhe egėrsohem vetėm kur mė sheh si grue rrugėsh tė huej…
-Tė shoh si femėn tė bukur, siē sheh burri pa grue njė grue pa burrė, qė s’ka ēa me humbė prej dashunisė pėr tė cilėn ka nevojė…
Roza shfryu nga gjoksi njė duf habie dhe pezmi tė shkaktuar prej kėtyre fjalėve tė shprehura prej tij me paturpėsi pa cak.
-Kam ardhun nė shtėpinė tande, zoti Jak, pėr dashuninė e tėt biri, Nikolinit, jo pėr dashuninė tande. Shkodra ka boll femna pėr ty. As mos e shko ndėr mend me mė kthye nė kurvė, se vdes e nuk bahem e tillė!
Jaku qeshi nėn buzė dhe duke i hedhur njė vėshtrim qesėndisės u mendua njė grimė. “Kjo mushkė xanxare kundėshton ende tė shtrohet pėr samar, por ka me u zbut pak nga pak se s’ban. Kėtu brenda katėr mureve tė mi s’ka tjetėr me kė ta kruaj, veē me mue…”
-E shofim me durim atė punė, po merri dhuratat, se t’i kam ble me gjithė zemėr ! -tha pas pak.
-S’ka ēa mė duhen ato veshje, kujt kam me iu zbukurue pa ardhun Nikolini prej Italie!… -kundėrshtoi kategorikisht me ton vibrues Roza dhe shkoi te dhoma e saj.
-Ke me u pendue! – shkrofėtiu Jaku i fyer sė fundi nga fjalėt e saj, duke ndjerė me keqardhje, se ndijimet e tij tė tendosura mbetėn tė paarritshme.
Ky refuzim ishte njė goditje vdekjeprurėse pėr shpresėn e tij tė fundit. Krejt qejfprishur, ai mbajti qėndrim tė ftohtė pėr disa ditė. Nuk i bėnte muhabet por as e ngacmonte. I fliste shkurt dhe prerė, vetėm pėr punėn dhe gatimet e preferuara. Kaloi kėshtu njė pjesė e mirė e tetorit dhe hyri nėntori. Kishte ditėlindjen mė njėmbėdhjetė nėntor dhe i bėri tė ditur Rozės se do ta festonin. Bleu tė gjitha harxhet e mbrėmjes dhe nė darkė e ftoi tė darkonin bashkė.
Roza e lodhi trurin gjatė atė pasdite dhe arriti nė pėrfundimin, se kohėt e fundit ai nuk po i binte mė nė qafė. Mendoi, se ndoshta kishte kuptuar qė duhej tė hiqte dorė prej saj dhe u kishte dhėnė fund marrėzive tė veta. Mbase ky kishte qėnė edhe shkaku qė sė fundi ata ishin mė tė qetė e mė tė mirėkuptuar se zakonisht. Ndaj dhe ajo u ul atė natė nė tryezė pėrballė tij disi e ēlirėt dhe gazmore. E uroi tė bėhej njėqind vjeē dhe t’i kthehej djali sa mė shpejt, qė tė jetonin tė tre siē u kishte hije. Ai e falėnderoi, ktheu gotėn e verės me fund dhe kėrkoi prej saj ta pinte edhe ajo me fund. Vetėm kėtu Roza dyshoi, se mos ai bluante ndonjė plan. Ndoshta kishte kurdisur ndonjė reng pėr ta shtirė nė dorė atė natė. Dhe filloi tė ndjehej si tė kishte gjėmba nė thembrat e kėmbėve. Por pėr t’ia bėrė qejfin, ajo e ktheu gotėn e verės nė zgavrėn e gojės dhe duke fshirė buzėt me picetė, e derdhi nė tė. Jaku e hėngri dredhinė e saj dhe kėrkoi tė pinin edhe njė tė dytė plot pėr Nikolinin. Me tė njėjtin veprim ajo e ktheu edhe gotėn e Nikolinit dhe priste nė heshtje, si dhelpra pėrballė gjahtarit, t’ia mbathte pėr tu mbyllur te strofka e saj.
Pasi piu edhe njė gotė tė tretė plot, Jaku kishte ardhur tėrėsisht nė qejf dhe mendoi, se me dy gota plot, ajo si femėr duhej tė ishte gati pėr t’u lėshuar e kėputur mbi minder. Kėtė natė ishte magjepsur pas saj deri nė atė pikė, pas sė cilės vinte marrėzia dhe po bėhej gati ta kapte nga ēasti nė ēast. Por kur ajo u ēua vrikthi pėr tė shkuar te dhoma, atij i kėrceu damari keq.Vrapoi si i marrosur dhe hyri para saj, pėr tė mos e lėnė tė mbyllte derėn me ēelės. Mirėpo Roza e shkathėt si ngjalė, i shkau nėpėr duar dhe doli jashtė shtėpisė.
Atėherė Jakut, tė uritur seksualisht, iu desh tė durojė edhe dhimbjen e testikujve tė fryrė kacek, qė s’i shfryu dot dhe as e nxorri dufin e epshit. “Edhe pse duket se ka ulur hundėn, paska ngritur sqepin e mban flatarat gati, tha me vete. Mė shkoi mundi huq, por ka me ma pague shtrenjt haraēin.” Ai shkoi te koshi i rrobave tė tė palara, u mori erė mbathjeve tė saj derisa u shkarkua dhe ra tė flejė, duke ndjerė me keqardhje tė thellė, se shtegu qė mund ta ēonte te burimi i kėnaqėsisė sė ėndėrruar kalonte midis kaēubash tė dėndur e ferrash ende tė paprera. Roza qėndroi nė oborr derisa atė e zuri gjumi gėrrhitės. Atėherė ajo hyri me mjaft kujdes dhe u mbyll sėrish nė dhomėn e saj.
Pasuan edhe disa pėrpjekje tė tjera nė dyqan e nė shtėpi, gjatė tė cilave dėshira e Jakut thyhej si njė sustė ēeliku tejet e tendosur. Dhe ndonėse koha rridhte ngadalė e nuses po i bėhej jeta e gjatė si e tė burgosurve, nė janar erdhi Nikolini pėr pushimet e shkurtėra tė dimrit. Roza u mendua gjatė, por nė fund tė gjitha kalkulimet e mendimeve, e ēuan te fshehja e gjendjes nė atė shtėpi. E priti Nikolinin e saj me mjaft ngrohtėsi, duke bėrė qė t’i binte nė sy edhe babait tė tij. Kaluan bashkė disa netė tė gėzueshme, shėtitėn nėpėr Shkodėr dhe shijuan ėmbėlsirat e disa ėmbėltoreve tė pėrmendura tė qytetit. Nė fund, kur ai do tė nisej pėr nė Itali ajo iu lut me lot nė sy:
-Zemra e eme, kam jetue me ty nė mijėra ėndrra kėta muaj dhe mezi kam durue derisa tė ktheheshe. Po duhet me e dijtė, se nuk mundem ma me durue asnjė ditė tjetėr pa ty. Ke me mė marrun me vete, ndryshe kėtu mė gjen tė vdekun…
Duke kujtuar, se fjalėt e saj bėnin pjesė nė fjalorin romantik tė tė gjitha grave tė pėrmalluara, Nikolini disi i habitur me kėrkesėn e saj, por edhe justifikues, iu gjegj:
-Veē me u ba gardalinė e me tė marrė me kafaz te dhoma e konviktit, ku banoj bashkė me shokė…
Ai unis dhe ajo, si ēdo grua e dhembshur e mallėngjyese, qau me lot tė hidhur. Jaku ato ditė kishte pėrgjuar gjatė, duke kundruar shpesh fytyrėn e tė birit pėr tė pikasur ndonjė shenjė pezmatimi. Dhe si kuptoi qė ajo nuk i kishte treguar, u bind tėrėsisht, se tani gjithēka ishte e mundshme. Ndoshta ajo kundėrshtonte, se duhej kundėrshtuar nga pozicioni i druajtjes femėrore…
Kaluan nja dy muaj me presione tė tjera pėr ta bindur, me ngacmime e rrėshqitje kundėrshtie tė hapura, qė treguan, se lakmia e epshit tė tij nuk njihte kufi frenimi. Por tashmė Roza ishte mėsuar me to dhe rezistonte fort. Sepse ajo kishte njė botė shqisore mjaft tė ndjeshme dhe e nuhaste rrezikun ashtu siē e nuhat drenushja. Kryet, supet, balli dhe shikimi i saj ruanin gjatė gjithkohės mprehtėsinė e mosnėnshtrimit.
Por ajo qė ndodhi njė natė marsi me furtunė ishte njė rastėsi e papritur dhe krejt e papėrfytyruar prej saj. Jaku u zgjua nė mesnatė nga zhurmėrimet e forta tė shiut mbi tjegulla dhe u ngjit me shkallė nė tavan. Duke kontrolluar me fener dore mos kishte pikuar diku, ai u afrua te tavani i dhomės sė Rozės. Nga e ēara e kapakut, pikasi, se ajo po flinte nė njė gjumė tė thellė me dritėn ndezur si zakonisht. E lėvizi kapakun me kujdes dhe zbriti duke u varur anės murit pranė derės. Hapat e tij si tė ujkut, qė ka zbuluar gjahun dhe rrėshqet barkas, e ēuan te shtrati saj fare pa u ndjerė.
E kundroi njė copė herė me sy damazi, se si ajo merrte frymė dhe gjoksi i bėshėm i ngrihej ritmikisht, duke krijuar mbi jorganin e atllazit tė gjitha format trazimtare tė trupit tė saj. Jaku u pėrkul lehtė mbi tė dhe ndjeu aromėn femėrore, qė e dehu tmerrėsisht. Pak nga pak iu trazua gjaku aq tepėr, sa nuk mundi ta pėrmbante mė tej zjarrin e brendshėm pėrvėlues. Instiktet seksuale iu zgjuan egėrsisht dhe u bė bishė nga tė gjitha ndjesitė mashkullore. Atėherė ai shpėrvoli mėngėt si kasap dhe duke mos patur asnjė mjet tjetėr pėr ta zotėruar nga duart, hoqi pizhamet e linjta. E zbuloi befas dhe nė njė fraksion tė sekondės iu hodh pėrsipėr si i ndėrkryer, duke e fiksuar prenė e tij nėnvete me peshėn e trupit. Menjėherė ia lidhi tė dy duart pas kokės me njėrėn kėmbė tė pizhamave, kurse me tjetrėn e lidhi te koka e krevatit tė hekurt. Mandej i ngriti kėmbėt dhe filloi tė shfryjė e tė hungurojė si derr i egėr i rėnė nė lakun e kėmbėve tė saj. Jashtė frynte, gjėmonte e vetėtinte, sa dridheshin xhamat pas kanatave. Fushqeta verbuese vetėtimash flakėruese binin mureve pareshtur, sikur edhe vet qielli kundėrshtonte pėr tė mos u kryer ai akt mizor mbi nusen e djalit. Rozės sė hutuar iu duk befas sikur njė katallan i tmerrshėm, qė villte zjarr e gjėmonte sa tundej shtėpia, e kishte mbėrthyer nė kthetrat e veta. Dhe kur erdhi mirė nė vete, nė tėrė qenien e saj tingėlloi alarmi.
- Mos, tė vraftė rrufeja ! – klithi mbytur.
Por u ndie tėrėsisht e pafuqishme t’i kundėrshtonte dėshirės sė tij tė egėrsuar. E shoqėroi me sy tė akullt dhe nuk bėri asnjė lėvizje pėr tė penguar furinė e marrėzisė dhe impulsin mashkullor tė njė hamshori tė tėrbuar si ai. Goja e saj s’pipėtiu asnjė fjalė, tjetėr, vetėm gulēonte pėr tė shpėrthyer marazin, qė kėsaj here s’pati mundėsi t’i bėnte ballė kėtij cipėplasuri vanitoz. Duke e pasur nė zotėrim tė plotė me prangat e pizhameve, Jaku i tėrbuar nga babėzia e epshit ishte bėrė fare xhind. Me egėrsinė sadiste tė njė bishe gati-gati po e shqyente tė tėrėn dhe s’kishte tė ngopur. Djersėt i rridhnin ēurg dhe s’la vend pa e kafshuar e pėrjargur. Hunguronte, rėnkonte e shfrynte nga gjoksi shkulme pėrvėluese, derisa dufin e mbledhur dhe epshin cfilitės tė disa muajve e zbrazi pothuajse tėrėsisht mbi trupin e kėsaj femre, e cila u bė sė fundi pre e pėrdhunės, dinakėrisė dhe perversitetit tė tij. Dhe u ndie tepėr i kėnaqur qė e kishte pėrdhunuar egėrsisht, barbarisht, kafshėrisht. Me njė tė palluar pa shpirt e nė mėnyrė tė turpshme. Duke menduar, se ashtu i donte ajo mushkė drutė…
Pėr disa ēaste nusja e Nikolinit e ndjeu veten mes asaj shtėpie, si e pushtuar dhe e shkelur nga demonė tė zinj, e zhytur deri nė fyt mes njė bataku me baltė dhe e poshtėruar deri nė embrionin e shpirtit. Ajo vazhdoi tė qėndronte pa frymė, si e asfiksuar qė s’mbushej dot me ajėr. Nė gjendje tė topitur, me pamje tė pėrhumbur dhe me vėshtrimin e fiksuar diku nė boshėsi, po rrekej pėr tė risjellur ekuilibrin fizik e shpirtėror.
Mirėpo, heshtja e panatyrshme e saj nė ato ēaste, e mahniti dhe e la pa mend Jakun. Si duket ajo ka kohė qė pret tė pėrdhunohet, mendoi. Lypja sa tė duash, s’ta jep, merrja me forcė se s’thot gja… Dhe duke patur gjithnjė nė mend besimin, se tashmė ajo ishte dorėzuar vet, e zgjidhi dhe shkoi te dhoma e tij. Sė fundi, me harenė e njė grabitqari, ai ndjeu kėnaqėsinė e madhe, se kėtej e tutje nevojėn pėr njė femėr nė shtėpi, e kishte zgjidhur deri sa tė martohej. Mė tej, pasi ta kishte palluar mirė e mirė, do ta hiqte qafe, si njė tartabiqe tė ngelur nė jakėn prej gėzofi tė peliēes, duke e pėrzėnė nė shtėpinė e saj varfanjaken hundėpėrpjetė. Dhe do t’i gjente Nikolinit ndonjė nga vajzat e tregtarėve tė mėdhenj shkodranė. Pėr tė mos e lėnė qingjin e saj tė largėt tė kulloste mė tej livadhet qė kishte kullotur vet…
Sapo katallani ktheu shpinėn dhe largoi prej saj ata sytė qė tani i shdėrisnin nga dritėhijet e delirit, Roza e heshtur shpėrtheu me ngashėrime gulēuese tė mbytura. Ndėrkohė ndjeu nė trupin e saj, nga goja gjer nė fund tė kėmbėve, duhmėn e qelbur tė spermės sė tij qė kutėrbonte era kėllirė dhe i erdhi krupė nga vetja. Pėr tė shpėtuar sa mė parė nga pisllėku shkoi menjėherė nė banjė dhe u la e tėra. Paskėtaj, pėr tė shmangur rrezikun e lėngut viskoz tė zbrazur deri nė thellėsinė e barkut tė saj, ku mund tė krijohej embrioni i pėrbindėshit, bėri nga poshtė lavazhe tė pėrsėritura me permaganat. Dhe qė nga ai ēast nuk i qeshi mė buza e shpirti i qante tmerrėsisht. Megjithatė, ajo nuk e pengoi Jakun as nė dyqan, qė ta kapte pėr duarsh, pėr gjinjsh e pėr vithesh me atė vulgaritetin e tij tė pėshtirė. Ndonėse gėrryhej pėrbrėnda ajo duronte edhe kur ai me paturpėsinė e tij olimpike i shkelte synė herė pas here dhe nė rrudhat e vogla rreth buzėve tė tij lexohej shprehja ngadhnjimtare e triumfit. Ky shkak e ēoi Rozėn nė mendimin, se kot i mbante edhe ato rroba veshur, pasi mėnyra se si ai e shihte, e bėnte tė ndjehej krejt lakuriq. Me tė gjithė vrerin e pėshtirosjes qė i prodhonte trupi sa bėhej gati pėr tė vjellur, nė mbrėmje ajo e la sėrish qė Jaku t’ia hypte e tė mbaronte punė dy herė rradhazi pa kundėrshti. Madje kėsaj here ai vuri nė pėrdorim tė dy armėt e tij: llapėn dhe pallėn. Me synimin pėr ta ėmbėlsuar sa mė shumė, qė edhe mė tej ta kishte tė tijėn pa u penguar.
Por ndryshe nga ē’mund tė mendohet, kjo tolerancė e saj, nuk kishte tė bėnte aspak, me thėnien e vjetėr, “Me qė hyre nė kėtė derė, tunde nja dy-tri herė” Sepse vendimi hakmarrės qė pluskonte nė trurin e saj, kėrkonte patjetėr shkujdesjen e tij, pėr t’i paguar shtrenjtė tė gjitha zullumet poshtėrsisė. Ajo bluante ndėrmend thėnien, hidhi ushqim egėrsirės tė afrohet deri te ēarku, pėr ta kapur mė lehtė. Ndaj dhe durimi ishte balsami mė i mirė pėr dhimbjen e shpirtit tė saj. Tani zemėrimi qė i vlonte pėrbrėnda, i ngjante asaj bombės, donatori i sė cilės shpėrthen me vonesė, por bėn pluhur e hi gjithēka pėrqark.
Pasi kishte ndjerė, se trupi i kėsaj gruaje fare tė re ishte njė burim i mahnitshėm kėnaqėsie, dashnori demoniak mendoi triumfalisht, se femra ka njė fije turpi tė lidhur midis kofshėve. Po arrite t’ia kėpusėsh atė, mė tej ajo nuk e ka problem t’i lėshojė tė tėra nė duart e tua. Dhe tha me vete: “Besoj se tash edhe asaj i ka pėlqye palla ime e ka me i ardhun mideja !”
Por e kishte krejt gabim. Sepse, vonė, kur vandali seksual i lodhur nga abuzimi i tejskajshėm, po bėnte gjumin e derrit tė ngopur, i pėrhumbur nė njė gėrrhitje ritmike tė thellė, Roza u ngrit e shkoi nė kuzhinė. Mendjen dhe trupin ia kishin pushtuar ca impulse hakmarrėse tė fuqishme. Mbushi xhezven e kafes me vaj dhe e zjeu fort deri nė vlim. Pastaj duke ecur zbathur me majat e gishtave, u afrua me mjaft kujdes sipėr tij te shtrati dhe ia lėshoi currilin e hollė drejt e nė vrimėn e veshit. Atėherė e nxitur nga frika e tmerrshme, u kthye vrikthi, pa pritur tė shohė efektin e kobshėm qė kishte dėgjuar dhe me njė shpejtėsi tė llahtarshme u turr pėr te dhoma e saj. Pasi u mbyll me ēelės, u pėrkul mbi gjunjė dhe mbajti zemrėn me dorė mos i dilte nga kraharori. Sakaq dėgjoi vetėm ca rrapėllima tė shkurtėra nėpėr dhomėn pėrballė dhe mė pas gjithēka ra nė qetėsi. Asnjė britmė, hungurimė, apo rropamė e zhurmshme. Katallani kishte vdekur nė vend.
Tė nesėrmėn nė mėngjes, pasi kishte zhdukur me mjeshtėri tė gjitha gjurmėt e vajit tė kobshėm, Roza u bėri tė ditur komshinjtė, se Jaku kishte vdekur nė gjumė befasisht dhe lajmėroi me telegram Nikolinin. Dyshimet e mjekėve, qė u thirrėn nė mbrėmje vonė, u vėrtitėn rreth njė ataku kardiak. Pasi askujt nuk mund t’i shkonte ndėrmend, se fasada e njė martese nė atė shtėpi mund tė mbulonte njė tė fshehtė tė tillė. Nikolini sypėrlotur arriti tė pasnesėrmen me postėn ajrore Romė-Tiranė dhe po atė ditė u bė varrimi i bujshėm i Jakut tė vdekur “fatkeqėsisht”.
Por tė vėrtetėn Roza ia tregoi Nikolinit pasi u kthyen nga varrezat dhe shkuan nė shtratin bashkėshortor. Paturpėsia dhe shfrenimi moral i tė atit e tėrboi keqas tė birin. Atėherė mendoi, se ndonse e shoqja ishte pėrēapur me ngulm qė ai ta merrte me vete, asnjė algjebėr e shpirtit tė tij nuk mund ta kishte llogaritur atė ngjarje aq monstruoze. Si mund ta merrte me mend ai, se ēfarė kanė nė mendje gomerėt, ujqėrit, tigrat e tėrbuar me fytyrė prindi. Befas nga tė gjitha tiparet i shpėrtheu njė zemėrim aq i hidhur sa e gjithė dashuria e tij pėr babanė u kthye paritmas nė njė urrejtje tė stuhishme, tė pazakonshme.
Mė tej Roza hapi dyqanin dhe Nikolini u nis pėr tė mbaruar studimet. Tashmė pėr ta, Jaku s’kishte jetuar kurrė. Emri i tij ishte njė insekt i rastit qė duhej pėrzėnė nga truri me neveri. Pak nga pak ata u pėrshtatėn me mendimin, se emrat e njerėzve renditen natyrshėm nė degėzimin prejardhjes sė njėri-tjetrit, kur dega e shtrembėr emrore ėshtė krasitur me qėllimin e vetėm, qė pema gjenealogjike tė vegjetojė me blerim tė papėrfolur dhe hijeshi njerėzore.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA