Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

E fshehta tronditese

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

E FSHEHTA TRONDITĖSE
l
Tė qeshurat e mbytura , qė nisėn tė vinin nga korridori i ngushtė, tregonin se rekrutėt kishin filluar tė zhvisheshin. Tė tre pjesėtarėt e komisionit dhe mjeku patolog, qė bėnte kontrollin, e prenė njėherėsh bisedėn e pushimit tė shkurtėr. Ata zunė sėrish vendet nė tryezėn e gjatė tė mbuluar me ēarēaf tė bardhė dhe u pėrkulėn mbi letrurinat qė kishin pėrpara. Shefi i degės ushtarake, njė oficer fytyrėgjerė, qė ēapitej me vėshtirėsi pėr shkak tė kėmbėve dystaban, thirri me emėr nėnoficerin e shėrbimit.
Dera u hap me vrullim. Bashkė me vėrshimin e ajrit tė vakėt, tė pėrzier me erėn e djersės, qė lėshonin trupat e sapozhveshur tė rekrutėve, hyri ai, qė e thėrrisnin kapter Xhepi.
-Urdhėro, shef Stefani!
-I ke gati tė fillojmė? -pyeti shefi me njė ton pakėz tė shtrirė e tė njėtrajtshėm.
Nėnoficeri shtrėngoi nofullat njė grimė dhe mustaqet e holla tė zeza pis iu mblodhėn hark rreth buzėz sė poshtme. Duke e bėrė mė tė qartė shprehjen nervoze nė fytyrėn e tij tė rruar paq.
-Njė rekrut nuk pranon tė zhvishet!...-tha kapter Xhepi me duf zemėrimi, duke picėrruar sytė nga shefi te mjeku e anasjelltas.
-Si ka mundėsi? -pyeti shefi, pamja babaxhane e tė cilit ndryshoi menjėherė nga habia.
-Kundėrshton pėr qamet, o shef Stefani!
-Mbase nuk e ka kuptuar akoma qė kėtu s'ėshtė tė mamaja. -qeshi shefi, duke kthyer vėshtrimin nga anėtarėt e komisionit. -Ka nga ata, qė vetėm kur veshin uniformėn ushtarake e kuptojnė ē'domethėnė urdhėr.
-Mund tė jetė me ndonjė ekzagjerim patologjik nė organin mashkullor. - bėri shaka mjeku, bluza e bardhė e tė cilit nuk arrinte t'ia mbulonte pjesėn e pėrparme tė trupit, pėr shkak tė shėndetit qė i kishte hypur kohėt e fundit.
Shefi u ngrit si me pėrtim dhe, duke hedhur me ngathtėsi hapat e rėndė tė kėmbėve tė dysta, doli nė korridor. Rekrutėt lakuriq vunė menjėherė duart pėrpara dhe i prenė tė qeshurat, qė u shpėrthenin herė pas here, kur shihnin pėrmasat e ekstremiteteve mashkullore tė zbuluara tė njėri-tjetrit. Gjysmėerrėsira, qė kishte krijuar zėnia e dritares me batanie, e pengoi shefin tė orientohet dhe u ndal njė grimė. Kapter Xhepi e udhėhoqi deri pranė dritares, ku njė djalosh, i veshur me kominoshe doku, kishte zėnė fytyrėn me duar, i tmerruar nga ajo lakuriqėsi e pėrgjithshme me gjeste mburrjesh mashkullore, ku secili tundte penisin e forcuar para tė tjerėve. Shef Stefani u pėrkul pakėz, e kapi lehtėsisht nga kyēi i dorės dhe u orvat ta kthejė pėr t'i parė fytyrėn.
-Pa dale, mor djalė, ēfarė ke ti kėshtu?...
Djaloshi kundėrshtues e tėrhoqi dorėn me forcė, pa i hedhur sytė fare nga njeriu qė i foli dhe u mblodh gėrmuq nėn cepin e varur tė batanies sė leshtė. Sakaq shtrėngoi mė fort tė dy duart mbi fytyrė, tejet i tronditur nga ē'kish parė e dėgjuar rretheqark.
Shef Stefani kishte pasur tė bėnte edhe herė tė tjera me rekrutė tė turpshėm, por jo si ky djalė, qė ndiente krupė nga lakuriqėsia e djemve tė tjerė. Ndofta ishte fare i padalė nga fshati, i rritur nė ndonjė banesė tė veēuar malėsie, nė kushte tė mbyllura familjare, larg mjediseve ku djemtė laheshin sė bashku nėpėr lumenj e hurdha pėrrenjsh. Pėr kėtė nuk i vuri faj. Por nuk i pėlqeu aspak mėnyra, se si kundėrshtonte edhe pėr tė kthyer pėrgjigje. Mbase duhej marrė me tė mirė. Shefi u ul mbi gjunjė dhe u afrua te shpina e kėrrusur e rekrutit.
-Ma thuaj mua qė jam komandant, si e ke punėn, pa hė?... -i foli me zė tė ulėt.
Pėrsėri asnjė pėrgjigje. Shef Stefani mblodhi supet dhe tundi kryet i befasuar nga njė qėndrim i tillė i pazakontė.
-Ohu, - ia bėri Xhepi me padurim. -s'lashė gjė pa i thėnė unė, po ku ha pyka ky...
-Shprehu lirisht me mua, unė do tė tė ndihmoj ! - ngulmoi shefi me durim.
Rekruti vazhdonte tė qėndronte kundėrshtues, shpėrfillės dhe gjithnjė gėrmuq, si fundi i njė trungu tė prerė.
-Si quhet? -pyeti shef Stefani duke u kthyer pėrgjysmė nga nėnoficeri, i cili shkumbėzonte nga inati dhe ishte gati ta shkundėte pėr krahėsh para eprorit kėtė rekrut kokėngjeshur.
-Gėzim Alhysa. -tha prerazi kapter Xhepi.
-Nga ėshtė?
-Nga Funarėsi. -shfryu Xhepi. -Dhe e ka kokėn si Shkėmbi i madh i Ēermenikės.
Shefi tundi kryet nė shenjė pohimi.
-Pse nuk bėn si gjithė djemtė e tjerė? -vijoi t'i flasė me njė zė gati prindėror. -Kėtu s'ka ndonjė gjė pėr t'u turpėruar, kur tė gjithė shokėt e tu janė zhveshur... ėshtė rregull, do tė tė vizitoj mjeku...
Rekruti prap nuk u bė i gjallė. Kapter Xhepi e humbi durimin dhe u bėrtiti me nervozizėm rekrutėve tė tjerė qė ishin grumbulluar pėrqark, nė atė pozicionin e tyre tė zakonshėm me tė dy duart mbi organin mashkullor.
-Si t'ia bėjmė? -pyeti kapteri nė hall dhe me shenja tregoi, se kėrkonte lejen e shefit pėr ta zhveshur forcėrisht.
-Vazhdo! -tha shefi, duke parė se e vonuan shumė komisionin.
Xhepi i kapi djaloshin me kominoshe pėr krahėsh dhe e ngriti nė kėmbė me forcė.
Ai klithi egėrsisht, u kap pas batanies aq fort, sa e shkuli nga thumbat qė e mbanin dhe pėrplasi kėmbėt pėrtokė, duke u bėrė mė ngulmues nė kundėrshtimin e tij kategorik. Rekrutėt e tjerė klithėn nga drita e fortė qė u ra pėrnjėherėsh.
-Lere! -urdhėroi shef Stefani dhe drejtoi trupin. - Mirė, mos u zhvish, po ēou tė bisedojmė nė zyrė! Po ke ndonjė hall, mund mos tė tė marrim ushtar...
Toni i tij tingėlloi tepėr i butė e mirėdashės nė veshėt e djaloshit. Ai u kthye me ca sy tė hapur tej masės, si sytė e ndonjė egėrsire tė kapur nė lak. Mandej lėvizi ngadalė, rrėzoi kokėn mbi gjoks dhe bėri pėrpara, duke shkarė rrėzė murit. Te pragu i derės sė zyrės u ndal si i gozhduar. Shef Stefani i rrahu supet nga prapa pėr ta nxitur tė hyjė brėnda. Rekruti bėri edhe dy hapa tė tjerė me kokėn ulur, por sytė kureshtarė tė anėtarėve tė komisionit, qė ranė mbi tė njėherėsh, e bėnė tė shtanget nė vend.
Mjeku patolog, me gjithė shtatin e rėndė, kėrceu vrikthi nga karrigia anėsore dhe i shkoi fare pranė. Ai zgjati dorėn te mjekra e djaloshit fshatar dhe ia ēoi kokėn lehtė. Sytė e tij zhbirues hetuan me kujdesin e veēantė tė ekspertit profesionist fytyrėn e njomė, lėkurėn me pore tė pastra, formėn e butė e tė lakuar tė faqeve me mollėza tė pėrskuqura nga turpi, sytė e druajtur me qerpikė tė gjatė e tė zinj, ku shėndrisnin ende pikėzat e lotėve tė patharė dhe nė fund, gjoksin e sheshtė por tė valėzuar. Mandej me njė nėnqeshje tė lehtė u kthye nga shefi, qė kishte qėndruar pėrballė dhe i shkeli syrin.
-Tė presi pak pėrjashta! -tha me njė ton qė mund tė merrej edhe si urdhėr edhe si kėrkesė e specialistit.
Shef Stefani, qė s’kuptoi asgjė nga ai vėzhgim i sipėrfaqshėm dhe vendim i papritur i mjekut, i tha rekrutit nė mėnyrė automatike:
-Prit nė oborr, po mos u largo! -dhe iu drejtua kapter Xhepit, qė gjendej njė hap prapa: -Shoqėroje deri te stoli dhe prisni aty tė dy!
Djaloshi doli nga dera si i ēliruar nga njė ankth i tmerrshėm. Mjeku hoqi stetoskopin nga qafa dhe duke e lėshuar mbi tryezėn e komisionit pa ndonjė ngutje, tha me ton tė qetė, gati pėshpėritės:
-Ėshtė vajzė!...-pastaj lėshoi njė buzėqeshje disi tė veēantė, qė shprehte jo vetėm zbulim, po edhe siguri absolute.
-Vajzė? -zgjati qafėn e hollė krejt i ēmeritur pėrfaqėsuesi i pushtetit lokal, njė tridhjetėvjeēar me flokė tė rėna deri nė thellėsi tė kokės. -Po ju... si?... Pa e vizituar... Tė paktėn gjoksin...
-Nuk ishte e nevojshme. Kuptova qė e kishte shtrėnguar fort me diēka si brez.
-Epo, paska patur tė drejtė. Bo,booo, ē’i kanė parė sytė asaj tė gjorės mes gjithė atyre pykave tė djemve!…- qeshi pėrfaqėsuesi beqar i pushtetit lokal.
Shef Stefani iu afrua mjekut dhe shtoi me zė tė ulėt, sikur druhej se mos dėgjohej pas derės.
-Pse tė jetė veshur si djalė?!...
Mjeku, qė mbėshtetej vetėm te konstatimet konkrete, iu shmang hamendjeve dhe heshti njė grimė. Ai u suall pėrqark boshllėkut tė zyrės mendueshėm dhe, si vuri re qė sytė e tė tjerėve kishin mbetur tė pikėzuar mbi tė, tha me mėdyshje:
-Veshja ka mundėsi tė jetė maska qė fsheh ndonjė dramė familjare...
-Dramė?! -ia bėri pėrfaqėsuesi i pushtetit lokal, duke kėqyrur nė boshllėkun para tryezės. -Atėherė tė thėrrėsim tė atin.
-Nuk jam dakort. -ia ktheu mjeku. -Zbulimi i menjėhershėm i maskės, po tė jetė vėrtet e tillė, do tė hapte telashe pėr dikė brėnda familjes, i cili mund tė jetė protagonist kryesor, por ndoshta edhe pėr vet vajzėn. Mbase do tė ishte mė mirė tė zbulohet enigma, duke iu afruar fshehtėsisė sė saj me rrugė anėsore.
-Po, po, duhet vepruar me takt, qė tė mos diskreditojmė edhe vajzėn. - sugjeroi shef Stefani, duke e kundruar pėrfaqėsuesin e pushtetit lokal ngultas e pa kujdes nė zhogėn e kokės tullace. - Mė mirė thėrresim kryeplakun e fshatit. Ai mund tė na sqaroj diēka para se t'i drejtohemi babait tė saj.
-Cilin ka baba? -pyeti sėrish mjeku me njė kureshtje gati instiktive.
Shefi i degės ushtarake u ndėrmend, se te dosja mbi tryezė ndodhej lista e rekrutėve, tek e cila ishin shėnuar disa tė dhėna pėr secilin prej tyre. Shkoi e hapi nė ēast. Befas nė fytyrėn e tij ēeli njė buzėqeshje, qė u duk sikur zbuloi diēka tė rėndėsishme.
-Quhet Tafil Alhysa, po mė e lezetshmja qėnka, se ky "djalosh" femėr paska profesionin ndihmėstraktorist...
-Ndihmės!... -shqeu sytė pėrfaqėsuesi beqar i pushtetit lokal. -Dhe ustai i traktorit tė mos e ketė kuptuar qė ėshtė vajzė?...
-Ku dihet, edhe mund ta dijė. -u gjegj shefi duke rrudhur supet.
-Nuk e teproj po tė them, se nė kėtė mes nuk kemi tė bėjmė vetėm me njė dramė, po edhe me njė komedi. - ia priti buzagaz pėrfaqėsuesi i pushtetit lokal.
Mjeku qeshi me zė.
-Po tė gėrmosh mė tej, o shef Stefani, ndofta ke pėr tė zbuluar edhe ēudira tė tjera.
2
Kryeplaku u fshatit, qė u lajmėrua ngutėsisht, erdhi pas dy orėsh. Nė fillim ai mezi arriti tė besojė dhe mbeti gati pa mend, qė edhe djali i vetėm i Tafės, pas kaq vitesh, kishte dalė femėr. Kryeplaku mori pėrsipėr tė bisedoj vetėm pėr vetėm me rekrutin Gėzim Alhysa, me tė cilin ishte jo vetėm bashkėfshatar, por kishte edhe lidhje fisnore.
Ai e mori vajzėn pėr tė biseduar diku aty afėr. Shkuan pėrballė degės ushtarake, ku ishte njė kodrinė e ulėt me akacje tė dėndura dhe bar tė njomė. U ulėn mbi njė sop tė blertė. Ishte mes pranvere. Rretheqark qetėsi. Tej akacjeve shtrihej rruga e asfaltuar ku lėvizte ndonjė kalimtar i rrallė. Nėpėr akacje ca zogj ndiqnin njėri-tjetrin duke rrahur krahėt e duke ēuēuritur me nxitim.
Vajza pranoi t'i zbulonte tė fshehtėn e madhe tė jetės, me kusht qė kryeplaku tė mos i tregonte asgjė babait tė saj. Dhe vetėm kur ai u betua pėr kryet e dy fėmijėve, ajo besoi nė sinqeritetin e tij.
-Gjyshja nga baba, -ia nisi ajo me sy tė lėngėzuar. - mė ka rrėfyer, se ka dalė nga dera e Ēelmetėve, qė bien kushėrinj tė dytė me fisin tuaj tė Albajramėve. Prej kėsaj po mė mbushet mendja me tė thanė tė vėrtetėn, e nė mos qofsh me besė, kam me e mallkue fisin tuaj e me e sha gojė mė gojė, sa tė jem gjallė...
-Po dėgjove llafin mė tė vogėl tė dalė prej gojės sime, qofsha burri ma i poshtėr i tė tanė Albajramėve.- u betua edhe njė herė me gjithė shpirt kryeplaku.
Vajza fshiu sytė me njė shami tė palosur, qė nxori nga xhepi i xhaketės bluxhings dhe vijoi me njė ton tė lehtė, tė dridhshėm.
- Gjyshja mė ka tregue, se kur linda unė, nana ime qau, sa u enjt nga fytyra. Qau sa i pikoi zeher nga sytė e deshi me vdekė. Deshi me u pre, si bagėtia, me thikėn e madhe qė grin duhan baba. Deshi me vdekė qysh atė minutė, kur gjyshja i tha se edhe unė fėmija i katėrt dola cucė. Po gjyshja i shfryu keq, edhe pse nana ishte lehonė e rėnkonte aty pranė vatrės, ku sapo kish pjellė. Ajo i briti e zemėruar, ia rrėmbeu thikėn nga duart dhe e hodhi jasht dritares mbi togun e plehut. Gjyshja mė nxorri mua nga govata prej lisi shpejt e shpejt e mė mbėshtolli me pelenat qė kish bėrė me kast pėr tė lidhur djalė. Gjyshja thotė, se edhe unė qaja me sa mė mbanin mushkritė, gėrthisja si mace e egėr. Qaja sikur ta dija qysh atje brėnda nė barkun e nanės, se babai nuk donte pėr qamet me pa me sy cucė tjetėr. Robi i gjallė, qė nuk qante atė mėngjes nė konakun e zjarrit, ishte vetėm gjyshja ime. Ajo mė lėshoi nė gjirin e nanės e mė tha: " Pi, tė piftė dreqi, oj farė e qoftėlargut! " Mė pas u ul pranė lehonės, qė ishte zgajtur keq prej ofshamjeve e prej lotėve. E vėrejti gjatė e gjatė pa i bėzajtur dhe iu kėput shpirti, qė ajo vuante aq shumė pėr tė keqen qė i pruni pjella e vet. I erdhi keq pėr tė e iu dhims sa s'ka. Nė tėrė katundin thonė, se s'ka vjehrrė tjetėr qė ta dojė aq shumė nusen si gjyshja ime. Besoj ke dėgjue. E pėr ta qetuar gjyshja i tha:
"Ti polle belanė, oj nuse, po edhe mua mė polli mendja njė yēkėl qė tė shpėtosh nga kjo bela."
Nana fshiu lotėt e syve tė gjaksuar prej sikletit qė hoqi nė lindje dhe ia ktheu me tė rėnkuar:
"S'ka derman qė mė shpėton mua nė kėtė dynja, moj nanė e dashur... Tafili mė ka thėnė me kohė : " Po qe se pjell cucė tjetėr, shporru nga shtėpia ime, se nuk e shuaj fisin pėr fajin tėnd!"
Gjyshja, qė i pati dėgjuar edhe vet kėto fjalė nga goja e tė birit, u zemėrua keq kur i dėgjoi tani nga goja e nuses sė pafajshme. Dhe kur i hypte asaj inati nė kokė, siē e ke njohur edhe vet, nuk pėrtonte tu kthehej me fjalė tė trasha edhe burrave tė fshatit.
"Tafilit ia marrtė dreqi surratin! -shfryu ajo e zemėruar. -Ai vet i pjell cucat. Te ara mbin ēa ke mbjellun. Pėr kėtė s'ėshtė faji yt!"
"Ėshtė i kujt ėshtė faji, ai mė ėshtė betue qė do mė ndajė..." -tha nėna me tė gulēuar.
Gjyshja u tėrbua nga kėto fjalė dhe menjėherė i doli pėr zot:
"Sa tė jem unė gjallė, Tafili tė merr veē pleshtat! "
"Me katėr cuca, -qau hallin nėna. -ka tė drejtė tė mos mė dojė..."
"Po ja qė tė dua unė e ai s'ka ē'ban hiē fare, se unė di t'i punoj njė rreng..."
"Ah, moj nanė e dashur, -rėnkoi prapė nana ime.- ai bėn ē'tė dojė me gruan e vet."
Gjyshja pėshtyu zjarrin e oxhakut e tha gjithė inat:
"Gruaja s'ėshtė vetėm e tij, po edhe e konakut."
"Merr tjetėr ai, konaku s'mbetet bosh...-tha nana dhe lotėt i rrodhėn prapė rrėke.
"Nuse tjetėr nuk fus ke shtėpia unė, sikur tė bahet kiameti ! -tha gjyshja me tė buēitur. - Ty tė kam zgjedhun vet e mė duhen vetėm huqet e tua, se jam me njė kambė nė varr. Ti mė ke shpėtue dy herė nga vdekja kur jam sėmurun keq. Mė ke fėrkue kockat, mė ke ushqye me lugė e je gdhi mbi kryet e mi, si tė isha fėmija yt. Cila nuse i ban ato qė ke ba ti pėr mua? Pa mė thuaj!... Ato tė rejat janė firifiu, mezi presin sa tė vdesi vjehrra qė tė torolisin mollaqet poshtė e pėrpjetė.
Nanės iu gėzua shpirti e i ndritėn sytė nga kėto fjalė tė gjyshes. E dinte qė ajo e donte shumė, po jo aq sa t'ia pėrmendte edhe nė sy tė mirat qė i kish bėrė.
"Ti rrofsh e qofsh njėqint vjet, moj nanė, se pėr mua je njėsoj si ajo qė mė bani kryet, po Tafili nuk tė pyet, se ai ėshtė inatēi..."
Gjyshja u kollit dy-tri herė me tė tallur.
"Ai inatēi, unė marifetēie..."
"Thua tė ketė marifet qė i kurdiset atij? " -e pyeti nana me buzėt e thara nga sikleti.
"Kam me ia dhi turinjtė, siē i takon, do t'i them, polle ēun! -u shkreh gjyshja, si ēiftja e vjetėr e gjyshit, rahmet pastė.
Sefte nana nuk i besoi kėtij rrengu tė gjyshes. Ajo mė vėshtroi me dhėmshuri mua, qė kisha zėnė tė pija si e limaksur dhe mė vuri nė gjirin tjetėr. Pastaj i tha gjyshes me merak tė madh:
"Halli po e mori vesh, Tafili ban gjamėn... "
"S'ka si ta marri vesh. " - tha gjyshja me plot gojėn.
"Do ta kuptoj njė ditė, se s'bėn! "
"Asnjėherė. - tha Gjyshja me mėndje top. -Ne gratė kemi futur shejtanin nė shishe, jo Tafilin, qė ėshtė bajga e shejtanit..."
"Po qysh? " -e pyeti nana e habitun.
"Ja, kėtė pėckėn, qė po pi si thithlopė, kemi me e vesh si ēun e shenjat e trupit nuk do t'ia rrėfejmė Tafilit asnjėherė. "
"Ah, sikur t'ia dilnim mbanė ta fshihnim deri nė fund!" - tha nana me buzėn nė gaz dhe duke mė puthur pėr herė tė parė mua, sikur harroi qė i dhimbte gjithė trupi.
"Ne jena gra, e pėr pjellėn e shpirtit na dhėmb shpirti. " - tha gjyshja me fytyrėn e saj tėrė rrudha, po edhe tėrė gėzim, qė kishte gjetur rrugėn e shpėtimit.
Dhe siē mė kanė tregue me gojėn e tyne, si njana ashtu dhe tjetra, qė nga ai ēast, gjyshja mė mori nė prehėn e nuk mė lėshoi nga duart deri sa u rrita. Ajo mė lėshonte nė duart e nanės, sa tė mė jepte gjirin dhe mė linte nė duart e babės, aq sa kishte kohė tė rrinte vet aty pranė. Gjyshja mė vuri emrin Gėzim, qė tė mos i shkonte mėndja kurrė te hidhėrimi qė pruna nė shtėpi. Dhe mė mėsoi si tė luaj me ēunat e lagjes, si ta baj zanin e si tė qėlloj me gurė. Mė qepej pas ngado ku vėrtitesha nėpėr katund e pėr sy tė botės thoshte: " Kėtė ēun ma ka dhanė perėndia mua plakės, qė ta kem me kimet e tė mos e lėshoj nga duart." Mbaj mend njė herė kur mbusha shtatė vjeē, baba deshi me m’i vish vet njė palė pantallona tė reja qė mė kish ble nė pazar. Po gjyshja ia rrėmbeu nga duart e i tha : Jazėk tė qoftė, ke lujtun mendsh, ashtė gjynah qė babai tė veshi djalin e vetėm, se zoti e zhvesh tė atin pėrgjithmonė nga pasja e djemve." Dhe qė nga ajo ditė baba s'kishte tė bėnte fare me rrobet e trupit tim...
-Epo vallahi, bilahi, plakė ma tė rrezikshme se kjo kushėrina ime, s'ka pas ndonjėherė nahija jonė e Ēermenikės. -tha kryeplaku duke qeshur i ēmeritur. -Ajo ia ka ēue ujin nėn rrogoz, jo vetėm birit tė vet, po edhe gjithė katundit!
Vajza buzėqeshi me krenim dhe vijoi mė tej :
-Edhe kur vazhdova shkollėn e fshatit edhe kur u rrita e baba mė vuni tė mėsoj traktorin me Petrit Bashėn, gjyshja vinte shtatė herė nė ditė, gjoja pėr me mė sjellė bukė e ujė e mė mėsonte si tė sillem me tė. Po sot nuk dinte si tė mė mėsonte, se as ajo dhe as unė nuk e dinim qė kėtu nė degėn ushtarake...
Kryeplaku i fshatit, qė kishte mbetur i mahnitur nga gjithė kjo ndodhi e gjatė qė po dėgjonte, sakaq e mblodhi veten dhe u pėrqėndrua te pikėpyetjet e fundit.
-Po mirė, moj cucė, Petriti nuk tė tha gjė sot, kur ia le traktorin vetėm, se ti kishe pėr tė dalė e zhveshun para komisionit?...
Ajo uli kryet, qeshi dhe kafshoi buzėn lehtas. Pastaj u mendua njė grimė dhe tha gati duke iu dridhur zėri:
-Petriti e ka kuptue me kohė qė jam vajzė. Po sot unė nuk i thashė qė mė kėrkojnė nė degėn ushtarake.
Kryeplaku zuri me duar nufullėn e rrudhosur e tė parruar, shqeu sytė dhe i rrėzėllitėn nė mendje disa pyetje tė tjera njėherėsh.
-Ai e di qė je vajzė dhe sillet me ty si me njė djalė?!...-foli gati me gojė tė mbyllur dhe u duk sikur tingujt e fjalėve i nxorri nga barku.
Vajza uli pėrsėri kokėn e turpėruar. Dhe padashur iu kujtua ai ēast lumturie, kur Petriti ēapkėn qė dallonte edhe erėn e femrės, e shtriu pėr herė tė parė pas njė gėmushe me bar tė njomė dhe e puthi nė buzė me aq forcė, sa asaj iu zu fryma e i gufoi gjoksi, duke ndjerė ėmbėlsinė mė tė ēuditshme qė kishte provuar nė jetė. Mandej drejtoi vėshtrimin me njė skuqje tė lehtė dhe mbi buzė i farfurinte tashmė njė gaz i fshehtė.
-Ne me fisin e Albajramėve biem kushėrinj... Ty tė lutem si xhajė qė tė kam, tė mos i thuash gjė babės, deri nė vjeshtė, kur e kemi lanė me Petrit Bashėn tė martohemi...
Kryeplaku u kollit lehtė, nxorri njė cigare nga paketa dhe e ndezi me njė ēakmak metalik.
-Ja ku po tė them, moj cucė, Tafili ėshtė kokėshkretė dhe ti prapė ke pėr tė hapur sherr nė vjeshtė, kur tė kėrkosh tė shpallėsh fejesėn apo dasmėn...
Vajza shkuli njė tufė bar tė njomė aty pranė dhe e vuri sipėr njė guri.
-Petriti ka me mė rrėmbye dhe kėshtu i vėmė kapak kėtij sherri qė u fsheh pėr tetėmbėdhjetė vjet. Ti mė ke dhanė fjalėn qė s’ke me i thanė asgjė nga kėto qė tregova, apo jo?
-Mos e fol mė atė llaf, -ia ktheu menjėherė kryeplaku. - se unė jam me njė barrė namuz e nuk e ha fjalėn qė kam dhanė.
Vajza i vuri dorėn nė sup miqėsisht.
-Them, se ka me mė shkue mbarė. Po vetėm pėr njė gjė mė vjen keq, or xhaja im. Qysh kur u rrita e zuna tė kuptoj nga jeta, shumė herė kam qa e jam brengosun, qė s'pata edhe unė fat ta gėzoj vajzėrinė si tė gjitha vajzat, po mbeta gjithė kohėn e fshehun, as me shoqe, as me shokė...
Kryeplaku e kundroi njė grimė me dashamirėsi dhe u ngrit i pari me kokėn tė rėnduar plumb. Vajza instiktivisht u ēua pas tij. Bari i njomė gjithė lėng qė ishte ngjeshur pas tokės po shkėputej ngadalė fije pas fijesh.
Dhe kėshtu ngjau. Kryeplaku rregulloi punėt me regjistrat nė degėn ushtarake dhe nuk foli me askėnd deri sa tė vinte koha.
Vjeshta erdhi shpejt. Atė natė, kur do tė ndaheshin pėrgjithmonė, gjyshja qė kishte zėnė krevatin pėr tė bėrė gjumin e pėrjetshėm, qau pėr herė tė parė me lotė tė hidhur. Ajo e mėsoi pėr herė tė fundit "nip" Gėzimin si tė kapėrcej ylberin, pėr tu bėrė vajzė, duke i shtuar emrit nga pas vetėm njė "e". Mirėpo plani i Gėzimes pėr tė ikur nga shtėpia si e rrėmbyer, u pėrmbys po atė natė. Nė kohėn kur Petrit Basha shkoi pėr ta marrė si hajdut, ai i tha, se i pėrgjigjej pozitivisht njė kėrkese tė bėrė ditė mė parė nga e dashura dhe njėherėsh ndihmėstraktoristja e tij, qė tė hynte dhėndėr brėnda. Kjo pėr dy arsye: Pėr tė mos i hapur telashe familjes sė saj dhe pėr t'u dhėnė mundėsi tė dy fiseve tė gėzonin harenė e dasmės sė tyre.
Tė nesėrmen, me kėrkesėn e tė dyve, kryeplaku, qė e kishte mėsuar i pari tė fshehtėn tronditėse dhe e kish mbajtur sekret, njoftoi Tafil Alhysėn, se tani ishte bėrė vėrtetė me njė goxha djalė...


Shėnim i autorit:
Ka qenė privilegji im qė kėtė ngjarje krejt origjinale, tė mbajtur tė fshehtė zyrtarisht, ta vjel miqėsisht nga vetė goja e shefit tė degės ushtarake tė qytetit L. ku ka ndodhur. Tregimin e dėrgova vite mė parė pėr ta botuar nė Lidhjen e Shkrimtarėve. Por gjatė recensionimit, ra nė dorėn e tregimtarit K. funksionar i oirganeve tė Lidhjes nė atė kohė. Ai bėri njė plagjiaturė tė turpshme dhe e botoi shpejt nė gazetėn "Drita". Unė nuk heshta, por edhe nuk bėrtita fort, duke menduar pasoja tė tjera pas heqjes tė sė drejtės sė botimit pėr pesė vjet, qė mė ishte bėrė pėr gabime ideologjike nė poezi. Ky rrėfim i faktit ka vlerėn e vet nėse plagjiatura mund tė ringjallet dikur.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA