Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Nje shaka e tmerrshme

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

NJĖ SHAKA E TMERRSHME

Tri dhomat e apartamentit tė pėrbashkėt kishin diktuar edhe afrimin miqėsor tė tre beqarėve te stazhionuar, pėr tė cilėt bėn fjalė ky tregim rrėqethės. Stefani, Bardhi dhe Joti banonin me qera prej mėse dy vjetėsh nė katin e tretė tė kėsaj ngrehine tė re, ku jetėt e tyre pa gra gėrshetoheshin si tri familje paralele. Ndonse me profesione tė ndryshme, moshat e pėrafėrta i kishin bashkuar ata aq ngushtė shpirtėrisht, sa mund tė ndjeheshin jo vetėm shokė, por edhe pjesėtarė tė njė familjeje, me tė gjitha orenditė e siguruara bashkėrisht. Shpesh ushqeheshin nėpėr restorante, por ndodhte qė pėrgatisnin edhe ndonjė tryezė tė pėrbashkėt nė njėrėn nga dhomat e tyre.
Ndodhi qė Stefani pėr ditlindjen e tij vendosi tė shtrojė njė tryezė tejet tė bollshme me ushqime dhe variacione pijesh cilėsore. Ai kishte mbushur atė ditė plot tridhjetepesė vjeē, dhe as vet nuk po e kuptonte pse duhej festuar me aq bujari e gaz dita qė shėnonte plakjen e shkallėzuar tė njeriut. Por zakoni i lashtė duhej respektuar. Aq mė tepėr, nė raportet e krijuara, kur edhe dy shokėt e tjerė i kishin kremtuar kėto ceremoni bashkėrisht.
Pėr tė pėrgatitur festėn e shokut, ata punuan sė bashku gjithė pasditen e mėrkurė. Vet Stefani lau pjatat, gotat, zbukuroi tortėn me qirinj dhe bėri gati gjithēka tjetėr qė kishte tė bėnte me estetikėn e tryezės. Bardhi me Jotin pėrgatitėn sallatat e ndryshme, poqėn bėrxollat dhe ngrohėn picat e sallamet.
-Pėr nderin tėnd, tė humbur me shumė femra, gjatė njė ēerek shekulli jetė beqari, unė sonte do tė bėhem tapė shishje! -iu drejtua Joti, duke shpėrthyer nė dhomė njė gaz bubullues.
Stefani qeshi dhe ia ktheu nė ēast:
-Sidoqoftė, ty s’ta kam kaluar, po tė kemi parasysh, se nderin tėnd e ke humbur me njė plakushe qė tė telefonon pareshtur…
-Aaaa, ta hodhi dhe ka tė drejtė, - reagoi Bardhi nga cepi tjetėr. -Stefani e ka dorėzuar nderin e beqarit vetėm te ndonjė zoēkė, qė duke fluturuar, ia ka ngritur lart nė qiell. Jo te ndonjė klloēkė qė kakaris nė celular…
-Unė kam njė parim human, - u rrek tė mbrohet Joti. –Preferoj rrugėt e shtruara. Shtigjet e pashkelur paraqesin kurdoherė rreziqe tė paparashikuara. E dini ēka thėnė poeti i madh Uitman? “Tė bukura janė vajzat, tė bukura gratė, po plakat janė mė tė bukura…” Kot nuk e ka thėnė. Ai duhet t’ua ketė provuar lezetin. Nė fund tė fundit, bukurinė e ka shpirti, jo faqja. Me budallaēkat e reja mund tė bisedosh vetėm budallallėqe. Tė moshuarat janė galeri ndjenjash dhe pėrvojash pafund…
-Duke tė dėgjuar ty, m’u kujtua befas barcoleta e asaj plakės qė i tha djaloshit: “Rrofsh more bir, qė i vure shtėpisė sė vjetėr njė tra tė ri !”-tha Stefani duke fshirė duart me njė picetė te lavapjati dhe qeshi vet i pari.
- Ah, kur s’mė bėri zoti njė rrospi, nga ato qė e shtyjnė jetėn me kėrthizėn pėrjashta, pa ta shihnit ju, sa namusqar ėshtė ky njeri, vinte tė lėpihej pas meje apo s’vinte…- ia ktheu Joti.
Qeshėn tė tre dhe njėri pas tjetrit zunė vendet nė tryezė. I pari Bardhi ngriti gotėn e verės dhe uroi:
-U bėfsh njėqind vjeē dhe pėrvjetorin tjetėr me njė nuse siē je vet !
-U bėfsh njėqindepesėdhjetė vjeē e mė pas vdeksh nga gripi i pulave! -bėri humor Joti dhe gotėn plot e ktheu me fund qysh nė fillim.
Gazi i pėrfshiu tė tėrė njėherėsh. Stefanit i kaloi vera nė hundė dhe u detyrua tė shkojė te lavamani.
Kėshtu, me gaz e batuta shakaje tė lezetshme kaluar dy orėt e para, gjatė tė cilave Joti lakmoi te pijet, aq sa i pėrzjeu ato pėr dreq. Shokėt e vunė re qė ai e teproi mjaft, por menduan, se ishte mbrėmje e shėnuar dhe nuk duhej penguar. Aq mė tepėr nė kushtet kur ndodheshin nė shtėpi dhe gjithėsesi mė pas ai do tė binte tė flinte.
Por krejt ndryshe nga ē’medonin dy tė tjerėt, Jotit i ra pija nė tru dhe filloi tė bėjė marrėzira tė tilla tė padurueshme, sa ua prishi krejt mbrėmjen. Ai kthente pjatat pėrmbys, i pėrziente dhe gajasej kur i pėrplaste duke i coptuar nė dysheme. Kapte shishet dhe merrte nė shenjė ēdo objekt tė dhomės, derisa e shkėrmoqi me njė shpėrthim prej bombe ekranin e televizorit. Tani u duk sheshit, se pija kishte shkatėrruar tėrėsisht tė gjithė strukturėn e tij mendore.
Nė rrethanat tė tilla, kur ai u bė i padurueshėm, Stefani me Bardhin e kapėn pėr krahėsh, e shtrinė nė krevat me forcė dhe e mbuluan me ēarēaf. Por ai kėrceu pėrpjetė si sustė dhe po i shante, duke pėrdorur njė fjalor tė ndyrė, tė cilin nuk ia kishin dėgjuar ndonjėherė:
-Ua lėroftė nėnat Kina dhe baballarėt ua dėrgofshin ushtarė nė Irak! –jehonte me gjėmim, u binte me shkelma dhe shkumbėzonte gjithė inat. – O mutėr, o bajga gomerėsh, o shkėrdhata, o bythq… qė u ėshtė tharė k… e u ka mbetur vetėm vrima prapa. Kujtoni ju, se unė kam palluar vetėm plaka… Po s’e dini ju se unė kam njė alamet palloshi, qė i ka marrė me radhė nga plakat deri tek ca tė njoma qė ju s’i shihni dot as nė ėndrra…
Kupa u mbush plot, kur ai rrėmbeu tortėn nga tryeza dhe ia ngjeshi Stefanit nė fytyrė, duke i thirrur fort:
- Hė de, shuaji qirinjtė tani, o karuc, se na ēave trapin dhe pirdhu nė dhomėn tėnde!
Dihej qė ai kishte pije tė keqe, po marrėzi si kėsaj here s’pati bėrė kurrė. Sepse me sharjet e tij tė hedhura nė mėnyrė parabolike doli jashtė tė gjithė kufijve tė pranueshėm. Kishte shkuar vonė dhe nga frika, se mos britmat e tij shqetėsonin krejt pallatin, shokėt e shtrinė edhe njė herė me forcė nė shtrat. Ata provuan njė shaka paksa tė rrallė, duke ia mbyllur gojėn me njė shirit tė gjerė natribandi. Mandej, duke mos e mbajtur dot mė gjatė nė zotėrim, ia fashuan edhe duart me natriband pas tubit tė shtratit metalik. Pas kėsaj mbeteshin problem vetėm kėmbėt, qė i pėrplaste me forcė, sikur tė ishte duke vozitur me not shpine. Natribandi i fashuar trashė e fashiti edhe shprehjen e fundit tė tėrbimit tė tij. Pas njė lidhjeje edhe me ēarēaf pėr mesi, ai u bė krejt zap. Dhe sado qė mundohej tė shkėputej nga fashimi i tmerrshėm i natribandit, nuk mund tė bėnte dot asgjė tjetėr, veēse tė binte nė gjumė tė thellė deri sa tė qetėsohej.
Stefani dhe Bardhi hodhėn nga njė sy tė menduar mbi tė. Dhe pasi u siguruan, se gjithēka ishte nė siguri tė plotė, biseduan se s’kishin ē’bėnin mė tej nė atė mjedis tė shkatėrruar, pa asgjė tė pėrdorshme pėr tė vijuar festėn.
- Eja dalim. Shkojmė me benzin tim tė vazhdojmė darkėn nė ndonjė lokal! – tha Stefani me sy tė ndriēuar.
Bardhi ishte nė njė mendje me tė. Dhe pasi mbyllėn mirė derėn e blinduar tė hyrjes me tė dy ēelėsat, dolėn nė rrugė. Ata nxorrėn makinėn nga parkimi dhe u nisėn krejt tė shkujdesur, duke menduar, se tani Joti, nuk kishte asnjė mundėsi tė zgjidhej, tė hidhej nga dritaret, apo tė thėrriste pėr ndihmė komshinjtė. Gjumi ishte e vetmja alternativė pėr tė dhe patjetėr do ta qetėsonte tėrėsisht. Nata e nxehtė e korrikut kishte filluar tė freskohej dhe dritat vezullonin nė tė gjithė gjatėsinė e bulevardit kryesor.
-A vemi te lokali me pisha matanė urės sė Farkės? –pyeti Stefani befas.
-Shkojmė !- u tregua i gatshėm Bardhi, duke e shprehur kėnaqėsinė e vet edhe nė fytyrė, pėr atė vend, ku tė qetė mund tė festonin mė tej ditėlindjen e shokut.
Dhe paskėtaj benzi zuri tė shushurijė me shpejtėsi nėpėr asfaltin me qarkullim tė rralluar tė orės dhjetė tė natės. Kilometrat e rrugės po merreshin njėri pas tjetrit me njė nxitim tė pazakonshėm, tė diktuar edhe nga tronditja qė u kishte shkaktuar sjellja shijekeqe e Jotit tė ēmendur pa lezet atė natė gėzimi. Mes fluturimit tė vetėtimshėm tė objekteve nė tė dy anėt e rrugės, dukej sikur ata vraponin pėr tė arritur sa mė parė te fundi i botės.
Duheshin edhe pesė minuta pėr tu ngjitur te lokali piktoresk qė vezullonte mes dritave dhe pishave tė dėndura. Por pikėrisht nė kėtė kohė ndodhi gjėja mė e pabesueshme. Krejt papritmas, duart e verbėrisė sė fatit ishin zgjatur drejt tyre, sikur ata t’i kishte mallkuar vet zoti. Nė hyrje tė Urės sė Farkės, gjatė ndėrrimit me njė kamion tė madh, qė mbante dritat ndezur, vetura e Stefanit fluturoi befas jashtė cepit tė urės. Dhe sa hap e mbyll sytė, pėrroi i thellė i pėrpiu me njė frymė tė dy shokėt, duke i plandosur nė kthetrat e vdekjes.
Natė e zezė, pėrrua i heshtur dhe vdekje pa asnjė dėshmitar. Ky ishte fundi i tmerrshėm i asaj ditėlindjeje tė pafestuar plotėsisht, pėr faj tė mendjeshkrepjes pa fre tė shokut tė tretė.
Tė nesėrmen paradite, dikush nga udhėtarėt kishte diktuar shenjat e rrėshqitjes dhe kishte parė hekurishte e makinės sė shkėrmoqur nė fund tė pėrroit. Ai kishte lajmėruar policinė dhe kofomat e coptuara tė dy personave tė panjohur pėrfunduan nė morgun e spitalit tė kryeqytetit. Duhej tė kalonin edhe tri ditė tė tjera, derisa tė zbulohej identiteti i personave qė mungonin nė punėt e tyre dhe tė njiheshin kufomat prej familjarėve tė thirrur nga rrethet.
Nė krye tė gjashtė ditėve policia e hetimit, mori nė dorėzim ēelėsat e gjetur nė xhepat e viktimave dhe bashkė me familjarėt e tyre kontrolloi apartamentin e banimit. Dhe kjo u bė me synimin pėr tė zbuluar diēka nga shkaqet, qė i ēuan ata nė atė vdekje aksidentale tė llahtarshme, duke u ndarė nga bota bashkė me ėndrrat e tyre pėr tė krijuar familje.
Sakaq, Joti, i bėrė njėsh me krevatin, ishte katandisur si ai derri i mbyllur nė tharkun e vet, i mbėshtjellur me kutėrbimin e shurrės sė njė jave dhe me tė dhjerat tėrė gjak. Ngaqė ishte munduar mė kot tė duronte pėr tė mos qelbur shtėpinė. Dhe sėrish qėlloi me fat, qė marrėzia vdekjendjellėse e pijes sė tij dhe shakaja e tmerrshme e shokėve fatkeq u zbulua shpejt…

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA