Make your own free website on Tripod.com

Klithmat e mishit te bardhe

Klithmat e mishit te bardhe

Home
Fjale zemre
Ndarja
Porta e shqyer
Thashetheme te verteta
Kengetarja fatkeqe
Rruge e veshtire
Haka e grave
Telegrami
Cigaret Marlboro
Shpaga e perdhunimit
Syte e te verberit
Tė vėrtetat e plakės Sėrma
Gruaja e eunukut
Dashuria e akrepave
Abeshi qeras pa para
Puno naten
Tragjedia e mbeses
Zemerguri
Thirrja e vdekjes
Tė kesh zili njė tė ēmendur
Pas daljes nga varri
Para lamtumires
Nusja e heshtur
Pertej durimit
E fshehta tronditese
Te behesh kriminel
Armiq te dashuruar
Nje shaka e tmerrshme
Klithmat e mishit te bardhe
Album familjar

KLITHMAT E MISHIT TĖ BARDHĖ

Ndonėse me tituj tė lartė shkencor dhe disa studime tė publikuara nėpėr botė, Profesor Doktori Misto u nxuarr nė pension sapo shkeli tė gjashtėdhjetat. Mosha qe preteksti, po shkaku i vėrtetė ishte natyra e tij refrektare si shef klinike. Kolektivi i dominuar nga disa mjekė tė rinj liberalė, nė fillimet e hapjes me botėn, kėrkonin livadh. Kėtė hapėsirė lirie tė pakufizuar mund t’ua krijonte vetėm mjekja pa asnjė parashtesė nė emrin e saj, tė cilėn e kishin “mikeshė”disa nga rinoshėt me bluza tė bardha. Dhe ata e kurorėzuan menjėherė.
Profesor Doktori Misto u ngujua nė shtėpi, duke mos shprehur asnjė ankim. Por vetėm shkroi kėtė poezi, e cila u bė e njohur disa vite mė vonė:
“U mblodhėn njė dorė me buzėqumėshtorė
dhe zgjodhėn dadon qė mund t’i bėnte profesorė.
Dadoja me gjirė tė mbushur me hirrė
i ngopi tė gjithė pa ngrėnė e pa pirė...”
Dhe pas kėsaj, pensionisti Misto filloi tė jetonte me lėmoshėn e njohur qė pėrfitonte armata e plakur nėpėr betejat e socializmit, pasi kishte arritur e rraskapitur nė kufijtė e ėndrrės. I vinte keq vetėm se, duke u marrė me shkencė, nuk kishte siguruar dot aq para sa tė mbushte serbatorin e veturės sė tij “Reno”. Njė shkatėrrirė tė cilėn ia kishin falur disa shkencėtarė tė huaj dhe tani ishte plakur si vet i zoti.
Ishte e diel pasdite kur mjeku i dėgjuar pėrcolli djalin student te autobuzi i Greqisė. Aty para veturės sė tij u shfaq papritmas njė djalosh disi i ēuditshėm. Me pak mjekėr harkore tė shkurtėr, me flokė paksa tė gjatė dhe me sytė si dy xixėlloja, qė i pulsonin pareshtur nėn vetullat e zeza, ai e pyeti:
-A mund tė mė ēoni deri te rruga e Elbasanit, tė marr disa shokė qė mė presin?
Doktori e vėrejti ftohtė dhe ia ktheu nė ēast:
-Nuk jam taksist.
-S’ka problem, unė paguaj mirė.- tha djaloshi syxixė me njė ton disi tė butė.
-E sa paguan, zotrote?
-Pesėmbėdhjetėmijė lekė. –premtoi ai me njė shprehje tė qartė vendosmėrie.
Profesor Doktori u mendua njė grimė. Ishte njė shumė sa ēereku i pensionit mujor tė tij. Me tė mund tė shtronte njė darkė familjare mjaft tė pasur, apo tė mbushte serbatorin pėr disa ditė. E vėrejti tė panjohurin edhe njė herė me sy pėrfshirės, nga koka te kėmbėt ku i pėrthyheshin pantallonat bluxhins, pastaj vendosi.
-Dakort, veēse duhet tė shkojmė dy minuta, sa tė lajmėroj time shoqe pėr vonesėn.
- S’ka problem. - tha djaloshi i ēuditshėm.
Dritat e rrugicave mungonin nė disa shtylla dhe projektorėt e dobėt tė “Renosė” lodronin mbi fasadat qė ndėrroheshin njėra pas tjetrės.
Gruaja e doktorit doli jashtė dhe dyshoi nė ēast. Ajo kėrkoi tė shkonte edhe vet me tė shoqin.
- Jo, -kundėrshtoi prerė djaloshi, -na zė njė vend. Na duhen tė gjithė vendet!...
Gruaja e doktorit u detyrua tė sprapset, por tashmė meraku pėr tė shoqin i pushtoi trurin. Ai doli nga timoni dhe i tha veēmas:
-Do mė paguajnė pesėmbėdhjetėmijė, moj, me to mbushim frigoriferin...
- Nuk na duhen, mė mirė bukė thatė e tė sigurt nė shtėpinė tonė... –u tkurr me duar tė kryqėzuara mbi gjoks gruaja me flokėt e argjenduar nga vitet.
Por Miston s’e lanė zilet e tij tė dėgjonte kėmborėt e saj. I kishte dhėnė fjalėn atij tjetrit dhe nuk mund t’i thoshte “S’mė lė gruaja“ Megjithatė meraku i qartė i gruas e futi edhe atė paksa nė dyshim. Por tashmė vendimi i nisjes kishte marrė formėn e prerė.
Duke manovruar timonin rrugėve pėr tė dalė nga qendra e Tiranės, flokėbardhi me fytyrė tė ndritshme mati me sy disa herė shtatin mesatar tė djaloshit tė panjohur. Dhe erdhi nė pėrfundimin, se tek pėr tek, atė mund ta mposhtėte nė rast rreziku. Nė mos me trup, me drynin nė formė leve qė bllokonte timonin. Megjithatė, mendoi sėrish, se mbase nuk do tė shkonte puna deri aty.
Pasi kaluan ngrehinėn e Fakultetit tė Filologjisė, dhe po ngjiteshin nė tė pėrpjetėn pėrskaj parkut tė pyllėzuar, mjeku Misto e pyeti me ton tingėllues tė panjohurin e heshtur:
- Ku i ke shokėt ?
- Ja edhe pak. - tha ai qetėsisht.
Doktori tundi kryet, shtrėngoi buzėt pak i habitur dhe e shigjetoi me sy pyetės.
-Mirė po, a mund ta di me ē’punė merresh?
Djaloshi i hodhi njė vėshtrim zhbirues dhe nuk i ktheu pėrgjigje nė ēast. U pėrkul pakėz mbi tė, pėr t’ia shquar mė mirė tiparet dhe pastaj i tha:
-Po ti qė mė pyet mua, ē’punė bėn?
-Jam mjek nė pension...
Atėherė i panjohuri lėshoi trupin e tendosur, mbėshteti shpinėn dhe nėnqeshi lehtė.
-A, ha, ty doktor po tė tregoj tė vėrtetėn: Shesim vajza...
-Si ? Vajza ?... Ku i gjeni qė i shisni?...
-I blejmė.
-Nga kush?
-Nga dashnorėt, nga ata qė i rrembejnė…Ne vetėm blejmė dhe shesim.
- Jo more! Dhe sa i blini?
- Katėr, deri pesėmijė dollarė…
Doktori mbodhi supet dhe shtrėngoi buzėt.
-Me njė fjalė, vajzat qėnkan bėrė malli kryesor i tregut!…- tha ai me ton vibrues.
-Pse habitesh, mor jahu, ato janė malli mė i shtrenjtė e mė i kėrkuar sot. Njė vajzė vlen sa pėr pesė vagona me domate apo speca pėr eksport…
Duke e pėrtypur me vėshtirėsi kuptimin e kėsaj barasvlershmėrie, doktori Misto kapėrdiu pėshtymėn me sy tė shqyer pėrmbi tė panjohurin. Dhe atė ēast pati ndjesinė sikur tė kishte nė sediljen aty pranė njė hijenė tė zezė, sė cilės i zbardhnin vetėm dhėmbėt dhe i xixėllinin sytė tinzar.
-Nuk mė thua, ē’i bėni gjithato para?- kureshti doktori i indinjuar.
-Ngrejmė apartamente pėr t’i shitur.
-Dhe s’keni frikė nga policia?…
Trafikanti nėnqeshi sėrish me qesėndi.
-He, he, policia! Pse, ata s’duan para?
-Disa mund tė duan, po ka edhe tė tjerė qė mund t’u kapin.
-S’jemi aq budallenj sa ata...Ruhemi…
-Sidoqoftė, pėrderisa s’mbani makinė tuajėn, taksistėt edhe mund t’ju kallėzojnė.
Trafikanti nėnqeshi me njė shprehje ironie tė dukshme.
-Le tė llapin. Lodhen kot. Kemi njeriun tonė nė ministrinė e brendshme. Mjafton tė mos na kapin me makinė personale. Me taksi vajzat udhėtojnė dhe s’ka bythė polici tė na ndalojė, se e pėson...
Doktor Mistoja u mendua trishtueshėm njė copė herė.
-Me njė fjalė, sonte mė bėtė edhe mua trafikant prostituash…- tha pas pak me njė ton tė dėshpėruar dhe ndjeu, se iu tkurr zemra.
Djaloshi aty pėr aty ideoi njė propozim, nga i cili sytė iu gjallėruan befas dhe u kthye pėrgjysmė nga doktori.
-Po tė duash, doktor, mund tė lidhesh tė punojmė bashkė, se me ty s’ka zot qė dyshon pėr ne. Dhe shko qė sonte hidhe nė hale librezėn e pensionit! Hė, si thua?…
Shkėlqimi i rreptė i syve tė doktorit tani u ngul mbi ballin e tij.
-Tė lutem mos e pėrsėrit mė atė fjalė!
- Si tė duash, po unė tė dhashė njė mendim tė mirė pėr ty!
-Varrose atė mendim, nuk ėshtė punė e pastėr kjo, more djalė! Nuk ėshtė punė e ndershme...
Trafikanti qeshi me njė qesėndi tė sforcuar.
-Varet si ta kuptosh…Ja, ti qė je i ndershėm, doktor, nderi yt s’ta mbush dot barkun me tė ngrėnė e me tė pirė, po erdhe me mua tė marrėsh para dhe unė do tė tė kėnaq...
Doktori Misto u zu ngushtė dhe heshti njė ēast. Kjo ofertė trafikantėsh i shkėrmoqi tė gjitha themelet e krenarisė sė tij dhe tani e kundroi me dyshim tė frikshėm. Kishte marrė njė rrugė greminat e sė cilės mund tė ishin tė llahtarshme pėr moshėn dhe dinjitetin e tij.
-Ku po shkojmė, se dolėm nga Tirana?- i tha me padurim tė dukshėm.
-Ja, edhe pak, aty pėrtej !...
-The nė rrugėn e Elbasanit, jo deri nė Elbasan...
-Mos ki merak, or burrė! Ja, aty nė tė dalė tė Saukut...
Ndėrsa ideja e rrezikut pėrparonte bashkė me ritmin konstant tė katėr rrotave, doktori mendoi, se pėrsėritja e merakut tė tij do ta bėnte frikacak nė sytė e trafikantit dhe iu desh tė mposhtė turbullimin. Heshti pėrfundimisht, duke pritur fundin e mistershėm me njė ritėm zemre tė ndjeshėm dhe frymėmarrje tė rėnduar. Gėnjeshtra po i paraprinte sė vėrtetės... Gruaja kishte patur tė drejtė. Nuk u duhej besuar njerėzve tė tillė pėr ca para tė fėlliqura... Por ai gjithnjė ishte udhėhequr nga mendime tė guximshme dhe s’mund tė ishte ndryshe, veēse njė guximtar i rrezikuar shpesh.
Hapėsirat nė tė dy krahėt e rrugės nxinin dhe tashmė doktori filloi tė medojė seriozisht, se ēfarė duhej tė bėnte pėr tė dalė nga ai qerthull i frikshėm ku kishte hyrė papandehur. Shqisat e tij u bėnė veēanėrisht tė ndjeshme dhe tė gjitha oshilacionet e mendimeve i silleshin vetėm tek e keqja e pritshme. Por pasi ecėn edhe disa minuta, mė sė fundi trafikanti shėnoi me gisht njė shtėpi, dritat e sė cilės tani vezullonin nė afėrsi. Pas pak ai zbriti te dera e ndėrtesės dykatėshe dhe i tha tė priste se do tė ktheheshin shpejt.
Ndėrkohė doktori dėgjoi nga jashtė njė zallamahi klithmash vajzėrore, britma meshkujsh, fshikullime dhe kėrcėnime tė shoqėruara me togfjalėsha sharjesh tepėr tė rėnda. Kuptohej qartė qė ato fatkeqe kundėrshtonin energjikisht tė dilnin natėn nga shtėpia edhe pse goditeshin me shkulme fjalėsh banale. Nė pėrfytyrimin e doktorit, ajo shtėpi e veēuar ishte gracka mijėradollarėshe, nė tė cilėn binin ato vajza tė mjera, tė mbledhura nga rrethinat e Tiranės, tė cilat mė pas u shiteshin trafikantėve tutorė, pėr t’i shpėrndarė nėpėr semaforėt e shteteve fqinjė, ku tregtohej mishi i bardhė. Befas e ndjeu veten tė rėnė nė kthetrat e pista tė kėsaj kategorie njerėzish, qė zuzėronin aq poshtėrsisht me vajzat e komunitetit tė varfėruar. Dhe me shpirtin e tyre skllavėrues e kriminal sfidonin tė gjitha ligjet e rregullat morale tė shoqėrisė, duke e qeverisur jetėn sipas ligjeve tė tyre ēnjerėzore. Madje kėta hibridė tė kėsaj parcele tė pėrēudnuar vėshtirė t’i pėrfshije edhe nė kategorinė e qenieve njerėzore… Atėherė doktori mendoi energjikisht, se tani ishte rasti t’ia mbathte pėr t’u shmangur nga ndonjė e papritur e rrezikshme, qė mund tė sillte e keqja brutale e tyre. Por u step befas dhe i shkuan mornica nė shtyllėn kurrizore. Solli ndėrmend, se ata mund tė ishin tė armatosur dhe patjetėr do tė shtinin mbi tė, pėr tė mos u zbuluar baza e trafikimit.
Sakaq u hap dera e jashtme dhe djaloshi trafikant u kthye vet i dytė, duke gulēuar si bisha tė uritura nga zemėrimi. Madje ai tjetri, me tipare tė errėta, shpėrtheu edhe frazėn e fundit pak metra larg veturės:
-Kurvat e mutit! Kujtojnė se janė blerė pėr t’u bėrė princesha! Nesėr ua tregoj unė qejfin, do t’i palloj prapė me karadajak, sa t’u dalė shkumė nga by…!
Ata hypėn nxitimthi dhe i thanė tė nisej, se nuk mund tė merrnin njerėz tė tjerė atė natė. Doktori krejt i ēoroditur i dha gaz makinės dhe pas pak dolėn nė rrugėn kryesore.
Njė grimė herė nuk u ndie asnjė zė brėnda makinės. Heshtja ogurzezė po shtrihej edhe mė tepėr nga mungesa e pazakonshme e qarkullimit pėrgjatė atij aksi rrugor. Drejtimi i mjetit u bė tani mjaft i vėshtirė pėr doktor Miston. Atij i duhej qė herė pas here tė mbante nėn kontroll me anėn e pasqyrės trafikantin me pamje murgu, qė ishte nė sediljen e dytė. Ai ishte i shėndoshė sa njė dem. Dhe demi i zi qė kishte zėnė pritė pas shpinės sė tij mund t’i hidhej pėrsipėr me ndonjė thikė, pėr ta eleminuar si dėshmitar tė asaj strofulle djajsh.
- Sa e ke pensionin? –theu befas heshtjen e tendosur trafikanti i parė.
-Gjashtėdhjeteshtatėmijė tė vjetra. -tha doktori duke pastruar zėrin e ngecur nga dilemat.
- He, he, he ! - qeshėn ata tė dy njėherėsh, sikur tė ishin ēliruar papritmas nga njė makth i rėndė.
-Aq ne i pijmė kafe e konjak nė mėngjes...- gogėsiu trafikanti i dytė me kėrkėllimė gazi.
-Sonte pensionin e muajit do tė ta paguajmė ne! - u krenua trafikant i parė, ndėrsa po afroheshin te banesat e dėndura tė lagjes sė hyrjes.
-Jo, jo. Ju mė jepni pazarin dhe jemi nė rregull bashkė.- ia ktheu doktori me modesti.
-Ja, ja, tani shpejt, sa tė na ēosh te ai pallati i madh qė po ndėrtojmė!… -tha trafikanti i parė duke shėnuar me gisht nė thellėsi tė rrugės.
Ata zbritėn njėri pas tjetrit dhe te xhami i hapur i dritares, ai i zgjati bujarisht njė kartmonedhė pesėdhjetė dollarėshe.
Doktori nė ēast futi dorė nė xhep, pėr tė kthyer reston.
-Mbaje ! - thanė ata tė dy nė njė gojė.
-S’dua tė pėrfitoj para nga ju. -kundėrshtoi doktori me ton tė prerė. Dhe u ktheu tridhjetepesėmijė lekė shqiptare.
-Mbaji, mor jahu! Hallall t’i bėftė zoti! ...
-U lutem! Dua tė ndahemi pastėr. - tha doktori duke ua lėnė nė dorė kusurin prej gjysmė pensioni.
Atėherė trafikanti i parė u pėrkul te dritarja fare pranė dhe i tha nėn zė:
-Doktor, kam fol me ty, si me tė pas robin e shtėpisė, po harrova me tė thanė, se ata qė llapin pėr ne, marrin dėnime shumė tė randa!…
Doktor Mistoja ndjeu njė sekretim tė hidhur nė gojė, si tė ishte goditur me grusht nė tėmtha nga ky pinjoll i asaj bande dhunore e harbute, qė pėrveē krimeve nė tė gjitha metaforat, prodhonte edhe frikėra. U kapėdi me mundim, e shigjetoi me njė vėshtrim pėrbuzės dhe, me nervat tė tendosura nė mėnyrė elastike, i dha makinės pėrpara. Duke shkelur pedalin e gazit deri nė fund, nė njė mėnyrė krejt tė papritur, atij iu duk sikur kėtė natė ndjeu pėr herė tė parė fillimin e sėmundjeve tė pėrbindshme tė pleqėrisė dhe donte tė shkėputej prej tyre sa mė parė.
Sapo arriti nė shtėpi, vuri re, se gruaja po e priste jashtė, pasi kishte dėgjuar qysh larg zhurmėn e njohur tė “Renosė ”.
-Kur s’mė pushoi zemra sonte, tė lumtė ty me kėtė guxim prej tė ēmenduri ! -i tha ajo pikė e vrer nė fytyrė, duke mbajtur gjoksin me dorė.
-Pa shiko, moj! -i tundi ai para syve kartmonedhėn amerikane, duke u rrekur tė dukej nė qejf. -Nesėr shko na e mbush shtėpinė me ushqime, se do ia shtrojmė!
Ajo psherėtiu e lehtėsuar dhe ai parkoi te oborri i rrethuar “Renonė”qė avullonte nga nxehtėsia. Por nuk i hiqeshin nga mendja e s’i shqiteshin nga veshėt ato klithmat rrėqethėse tė atyre vajzave tė mjera, tė tregtuara si mish i bardhė pėr kasapėt e kontinentit. Ishin ca klithma tė pėrvajshme me oshilime tė dhimbshme, qė u ngjanin blegėrimave tė atyre qingjave tė veēuar pėr nė kasaphanė. Kushedi ē’helm tė koncentruar u shtrydhte shpirti dhe ē’hemoragji lotėsh u pikonte nga sytė, qė kishin rėnė nė atė gjiriz me kutėrbim poshtėrues tė pėrhapur deri nė largėsitė ku arrinte njohja e tyre. Klithmat vrastare, me goditjen plumb qė mbart tė qenurit prind, iu vėrsulėn egėrsisht qysh nė fillim tė herės kur u gjend padashur pranė asaj llumishtje njerėzore dhe nuk iu ndanė pothuaj deri vonė, kur mezi e zuri gjumi me mendimin e hidhur: “Mjerė kush ka vajza sot, kur askush s’e di ē’ka rezervuar e ardhmja pėr to!”
Tė nesėrmen gruaja shkoi duke gazmuar te shkėmbyesit e valutave, tė thyente kartmonedhėn e t’i drejtohej, dyqanit ushqimor.
-Ėshtė fallco! - tha kambisti me njė ton therės tė tmerrshėm, duke ia lėshuar menjėherė mbi dorė, sikur tė ishte njė copė teneqe e tejxehur.

Vullnet Mato
Rr. Ali Baushi pall. 3 shk.7 hyrja 66
Tel. +355 4 365201 & Cel: 069 2275145
Tirana, ALBANIA